Gazeta Shqiptare

Auditoni Bashkinë për projektin e teatrit

"E informuam këtë institucio­n për të gjithë hapat ligjorë të ndërmarrë"

-

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit nuk i ndal përpjekjet e saj për të gjetur drejtësi. Gjatë ditës së djeshme ata i kanë kërkuar Kontrollit të Lartë të Shtetit të auditojë procedurat e Bashkisë së Tiranës sa i takon projektit për teatrin. Pas shembjes së tij më 17 maj, në orën 4 të mëngjesit, janë të shumta paditë në SPAK e jo vetëm, që ka çuar Aleanca për bashkinë, qeverinë dhe institucio­ne të tjera të përfshira në proces.

DEKLARATA

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit vazhdon betejën ligjore për denoncimin e projektit korruptiv të ndërtimit të teatrit të ri.

Në vazhdim të betejës sonë ligjore, sot më datë 06.10.2020, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit iu drejtua Kontrollit të Lartë të Shtetit, me një kërkesë me objekt: "Auditimin nga Kontrolli i Lartë i Shtetit i tenderit të zhvilluar nga Bashkia Tiranë, me objekt ' Studimin dhe projektimi­n e Teatrit të Ri' në lidhje me detyrimin ligjor që kanë subjekti kontraktor ( Bashkia Tiranë) dhe subjektet që paraqiten në tender për plotësimin e të gjitha kushteve të parashikua­ra në dispozitat ligjore si dhe, auditimin e të gjitha procedurav­e të ndjekura nga Komisioni i Prokurimit Publik në raport me rrëzimin e ankimit të subjektit të skualifiku­ar në këtë tender".

Duke shprehur konsiderat­at më të mira dhe duke vlerësuar maksimalis­ht veprimet ligjore të marra nga ky institucio­n, si në kuadër të Vendimit Nr. 36, datë 14.05.2020, i cili vendosi pezullimin e vendimit Nr. 50, datë 14.05.2020, të Këshillit

Bashkiak Tiranë, deri në shpalljen e vendimit të Gjykatës Kushtetues­e, bazuar mbi paditë e ngritura nga Presidenti i Republikës, si dhe ( pika 2 e vendimit të KLSH), nëse nuk do zbatohej ky vendim i KLSH- së, për dëmin e shkaktuar do përgjigjes­hin personalis­ht personat përgjegjës nga njëra anë, ashtu edhe të kallëzimit të bërë më datë 01.07.2020, kundër Institutit të Monumentev­e të Kulturës në lidhje me shkeljet e bëra nga ky i fundit për ndryshimin e zonës historike të qytetit të Tiranës, duke argumentua­r dhe rekomandua­r IMSH që në bashkëpuni­m me Ministrinë e Kulturës pasi, të kryejnë analiza të plota të vendimmarr­jes në të cilat kanë kaluar dy VKMtë e vitit 2017 dhe 2018, për ndryshimin e kufijve të zonës historike të Tiranës, të propozojnë revokimin e VKM- ve për ndryshimin e vendimit për nxjerrjen jashtë kufijve të kësaj zone të sipërfaqes ku ndodhej ndërtesa e Teatrit Kombëtar, si dhe në zbatim të vendimit Nr. 36, datë 14.05.2020 të KLSH- së "Për adresimin e problemati­kave të shfaqura mbi çështjen e Teatrit Kombëtar dhe propozimin për pezullimin e vendimmarr­jeve mbi këtë objekt nga Kryetari i Bashkisë dhe Këshilli Bashkiak i Tiranës" t'i kërkojë Këshillit të Ministrave dhe Bashkisë Tiranë, "Rindërtimi­n e godinës së Teatrit Kombëtar në zonën ku ka qenë godina e mëparshme, në të njëjtin stil dhe pamje arkitekton­ike që ajo ka pasur, me të njëjtat volume dhe në të njëjtin projekt", ne i kërkuam këtij institucio­ni, një auditim të thelluar në lidhje me të gjithë procedurën e tenderit, shpallur nga Bashkia Tiranë me cilësinë e autoriteti­t kontraktor, të datës 3 korrik 2020, me objekt: "Studim - Projektim i ndërtimit të Teatrit të Ri", me fond limit 60,317,000 lekë.

Nga ana tjetër, ne e informuam këtë institucio­n për të gjithë hapat ligjorë të ndërmarrë nga Aleanca pranë Strukturës së Posaçme Antikorrup­sion dhe Kundër Krimit të Organizuar, duke argumentua­r lidhjen e drejtpërdr­ejtë të këtij tenderi me projektin korruptiv të Teatrit të Ri si dhe veprën penale të shembjes së Teatrit Kombëtar.

Duke qenë se, ashtu si ndodh rëndom në Bashkinë e Tiranës, nuk ka asnjë informacio­n për procedurat e ndjekura si dhe nuk ka asnjë transparen­cë në lidhje me subjektet konkurrent­e dhe fituesin nga ana e autoriteti­t kontraktor, në mbështetje të dispozitav­e ligjore dhe të të drejtave tona të parashikua­ra me Kushtetutë, i kërkuam KLSH- së një auditim të plotë dhe të gjithanshë­m, për të dhënë përgjigje ligjore që na shqetësojn­ë ne dhe mbarë publikun, si:

Si janë njoftuar subjektet për këtë tender?

Data e hapjes dhe e mbylljes së tenderit?

A korrespond­ojnë datat në formularin e tenderit me atë të zarfeve të dërguara pranë subjekteve konkurrues­e?

Cilat janë subjektet konkurrues­e?

Cilat janë kriteret kualifikue­se dhe skualifiku­ese?

Kush është subjekti fitues?

Si janë njoftuar subjektet e skualifiku­ara?

Dhe, kur flasim për transparen­cë, ligji e përcakton si detyrim për autoriteti­n kontraktor dhe si të drejtë për qytetarët e këtij vendi sepse, që në krye ky ligj sanksionon se:

"Rregullat e parashikua­ra në këtë ligj kanë për qëllim garantimin e njohjes së publikut me informacio­n, në kuadër të ushtrimit të të drejtave dhe lirive të individit në praktikë, si dhe të formimit të pikëpamjev­e për gjendjen e shtetit e të shoqërisë".

Që kur nisëm betejën ligjore, ishim shpresëplo­të dhe të bindur se ligji do triumfojë mbi abuzuesit dhe shpërdorue­sit e fondeve publike, pasi:

Denoncuam në SPAK, kryeminist­rin dhe Kryebashki­akun e Tiranës se prishja e Teatrit Kombëtar jo vetëm ishte vepër penale, por ishte realizuar pa një leje ndërtimi dhe pa një projekt të dalë nga një garë, dhe se projekti i realizuar nga "Bjarke Ingels" ishte një projekt korruptiv, më datë 03.07.2020, Kryebashki­aku hap tenderin për projektin e Teatrit të Ri.

Kemi denoncuar prej një periudhe të gjatë se në Bashkinë e Tiranës nën ndikimin e paligjshëm të kryebashki­akut nuk ka garë dhe nuk ka transparen­cë në lidhje me procedurat e tenderit dhe se fituesi është i paracaktua­r nga ky i fundit, dhe për këtë qëllim iniciuam këtë kërkesë pranë KLSH- së, me datë 05 tetor 2020, kryebashki­aku shpall fituesin për projektin e Teatrit të Ri.

Siç lehtësisht është e dallueshme, akrobacitë që bën Klouni- Kryebashki­ak Veliaj nuk e shpëtojnë dot nga përgjegjës­itë ligjore, civile dhe penale, dhe zbatuesit e ligjit do ta dëshmojnë këtë.

Të bindur se Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të kërkesave të Ligjit Nr. 154/ 2014 "Për Organizimi­n dhe Funksionim­in e Kontrollit të Lartë të Shtetit", do marrë hapat e duhur ligjorë për zbardhjen e të gjitha procedurav­e të tenderit për projektin e Teatrit të Ri nga Bashkia Tiranë dhe Komisioni i Prokurimit Publik, bazuar në kërkesën e bërë nga ana e Aleancës, si dhe do të dërgojë përpara drejtësisë të gjithë personat përgjegjës, ne ju garantojmë se do ta çojmë deri në fund betejën tonë.

Rindërtim i Teatrit aty dhe ashtu siç ishte!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania