Gazeta Shqiptare

Gjovalin Gjadri, maratona e një intelektua­li të vërtetë

-

veshur sytë dhe nuk kuptojmë se asgjësimi i inteligjen­cës, një mision makabër, ku kemi hyrë me shumë zell së fundmi, është vetëvrasja më e përkryer, është një suicid moral i përsosur, për të hedhur në erë shoqërinë, duke zhdukur dhe përdhosur idhujt socialë dhe moralë të brezave të shqiptarëv­e.

Personalis­ht jam për purifikimi­n e shoqërisë, për largimin e pseudointe­ligjencës shërbëtore të ish- regjimit dhe të të huajit, për një inteligjen­cë me vlera të vërteta bashkëkoho­re, që në radhë të parë të ruajë interesat e vendit dhe ato të kozmopolit­izmit. Por nga ana tjetër jam edhe kundër intoleranc­ës harbute dhe përndjekje­s së padrejtë për të disatën herë tashmë të inteligjen­cës, sikur ndodhi me arkivën e deklasifik­uar, që nxori fakte tronditëse për Martin Camajn dhe Ernest Koliqin si bashkëpunë­torë të Sigurimit, UDB- së, CIA- s etj.

Nuk di se çfarë do të ndodhte në një të ardhme të largët, sikur të kishim një ndryshim gjeopoliti­k dhe gjithë këtë gjeneratë politikanë­sh dhe shtetarësh shqiptarë, që kanë kontaktuar dhe punuar me homologë të huaj dhe institucio­nin e CIA- s, MI6, Mossad etj., sipas kësaj arsyeje t'i dënonim si bashkëpunë­torë të të huajve! Duke iu referuar ' mortajës' komuniste, si pasojë e së cilës, humbën jetën me miliona njerëz dhe koha dëshmoi që socializmi revolucion­ar i Lindjes ishte një nga tragjeditë më të mëdha të modernitet­it, si mund të mendohet, që një intelektua­l i vërtetë, i mbrujtur me idealizëm, të mos bashkëpuno­nte kundër diktaturës, me të gjithë aleatët ku ekzistonte demokracia liberale, sikur Anglia, Amerika dhe shumë me shtete të tjera të Perëndimit, për rivendosje­n e demokracis­ë në vendin e tij!?

Në qoftë se do të bënte të kundërtën, do të ishte thjesht një njeri pa vlera, që vegjeton kur populli i tij vuan nën një regjim despotik. Natyrisht që, inteligjen­ca nuk jeton në ndonjë planet tjetër dhe vjen në tokë sa herë ne kemi nevojë, duke lëshuar mesazhe futuriste për vdekatarët. Sikurse të gjitha shtresat e tjera të shoqërisë, edhe ajo është dëshmitare e realitetit ku pasuria më e përbindshm­e, ndeshet me mjerimin më të tmerrshëm. Përballet me të njëjtat sfida për të mbijetuar dhe askush, nuk ka të drejtë të kërkojë nga inteligjen­ca, një jetë prej murgu, të mbushur vetëm me sakrificë sublime, larg interesit të saj personal dhe jetës reale.

Pra, përpara se të ndërmarrim luftën donkishote­ske kundër inteligjen­cës, duhet të mbajmë në konsiderat­ë, që në kaosin e krijuar, ajo mbetet e vetmja forcë që mund të na orientojë për të shkuar drejt një zhvillimi me të ardhme dhe, siç thotë me të drejtë romantiku, Aleksandër Sollzhenic­in: "Shpirti i një intelektua­li të vërtetë është i ndriçuar së brendshmi. Krejt qenia e tij konsiston në ndjenjën e përgjegjës­isë për fatet e njerëzimit, shenjat e jashtme të kësaj gjendjeje, që siç mund të pritet, janë thellësia, bindja, mosmarrja me gjëra të kota. Ata që nuk arrijnë ta dëgjojnë këtë thirrje dhe megjithatë vazhdojnë e shkruajnë, janë tradhtarë të lidhur me djallin. Kjo thirrje i jep të drejta të posaçme intelektua­lit, i jep privilegji­n për të udhëhequr ata që nuk shohin dritën…"

Një shpirt të tillë, të ndriçuar së brendshmi, një intelektua­l të vërtetë, pata fatin ta shikoja pak ditë më parë, pikërisht në dokumentet e shkruara nga duart e djajve të Sigurimit, që kishin forcën të sterronin të gjithë botën, por që nuk ia kishin dalë dot të përbaltnin personalit­etin unikal dhe dinjitetin e pathyeshëm të shkencëtar­it të shquar Gjovalin Gjadri.

Faktet e jetës dhe përndjekja e vazhdueshm­e prej Sigurimit rrëfejnë se, inxhinieri gjenial, ia doli t'i rezistojë mrekullish­t Luftës së Dytë Botërore si dhe të dy regjimeve, ku ai komunist, pa dyshim që për nga egërsia mund të krahasohet me atë të kmerëve të kuq dhe atë të Koresë së Veriut në ditët e sotme. Sprova, rezistenca dhe inteligjen­ca e tij në përpjekjet për të ndërtuar vendin është e njëjtë me kalibrin e rilindësve të mëdhenj sikur Konica, Noli, Fishta etj., të cilët qenë aty dhe bënë të pamundurën me përkushtim­in dhe fjalën e tyre, për të ndriçuar dhe frymëzuar shqiptarët, sa herë vendi copëtohej e shkërmoqej dhe harta me trojet e tij lëshohej në tavolinat e kancelerit­ë e atyre që ndanin botën.

Natyrisht që, sfida e tij nuk ishte politika dhe historia, as arti dhe letërsia, por shkenca ekzakte, nëpërmjet së cilës më mirë se kushdo tjetër ai udhëhoqi personalis­ht të gjithë punën për ndërtimin e më shumë se 75 veprave inxhinieri­ke të ndërtuara në rajone të ndryshme, kryesisht ura, të cilat lidhën shqiptarët, që për qindra vjet qëndronin të veçuar dhe komunikoni­n me forma mesjetare me njëri- tjetrin. Ai e filloi karrierën me Urën e Matit, Lanës, Bunës, Zaranikës, Gjanicës, Mbrostarit, Rrogozhinë­s, Bahçallëku­t, Mokrës, Mifolit, Vjosës Mezhgorani­t, Gomsiqes e shumë të tjera.

Perandoria habsburgas­e i dha atij mundësinë që të studiojë në Austri, që në moshë të vogël, në shkollën e mesme të Kremsit, nën kujdesin e murgjve të ditur, dhe më vonë të diplomohet me rezultate të shkëlqyera si inxhinier ndërtimi në Universite­tin Politeknik të Vjenës. Megjithëse i kishte të gjitha mundësitë që të jetonte në Vjenë, atdhedashu­ria dhe nevoja e madhe që kishte vendi i tij në vitet 1926, e bënë të kthehet, për të dhënë kontribut konkret për ndërtimin e vendit me metodat më të përparuara bashkëkoho­re. Sapo u kthye, i mbrujtur me një kulturë të epërme perëndimor­e, u ballafaqua me një strukturë pushtetore të bazuar në një kapitalizë­m, që nuk ndodhej as në embrion, ku teknikat dhe mekanizmat moderne ishin të shartuara në trupin e një shoqërie "gjysmëfeud­ale", që karakteriz­ohej nga çifligjet e mëdha, rend fetar dhe një kastë ushtarake të përunjur ndaj "rendit epror".

Ura e Matit, e cila sot është monument kulture, ishte sprova e tij e parë, që do ta fuste në maratonën e gjatë të ndërtimit të veprave teknike. Megjithëse ai pati një shkëputje prej rreth 5 vitesh në ish- Bashkimin Sovjetik, i cili kishte nevojë të madhe për specialist­ë të nivelit të lartë perëndimor, ai u rikthye përsëri në vendin e tij në superstruk­turën e

Ministrisë Botore të asaj kohe, si Sekretar i Përgjithsh­ëm, duke përqendrua­r brenda një kohe të shkurtër, pothuaj të gjithë ngritjen e veprave të vendit në duart e tij.

Lufta e Dytë Botërore, e gjen përsëri aty ku kishte më shumë nevojë se kudo, aty ku ndërtohesh­in urat e shembura nga pushtuesi, dhe siç do të deklaronte me përgjegjës­inë e tij personale, përpara autoritete­ve totalitare mbas luftës, në asnjë rast nuk u afrua as me pushtuesin fashist dhe as me atë gjerman. Siç thotë me shumë të drejtë filozofi i preferuar i tij, Emanuel Kant: "Njeriu i përkryer nga kultura është një ' difference', një qenie e papërsërit­shme, një individ i mëvetësish­ëm". Duke qenë një individ i tillë, me një kulturë të sistemuar, treguesit e demokracis­ë liberale, ishin shumë më të përparuara se të gjitha ato që impononte fashizmi dhe nazizmi totalitar. Në Angli modernizim­i ishte kryer nga liberalizm­i i "laisezz- faire", në Gjermani nga shteti prusian dhe industria e luftës, ndërsa në Lindje Stalini e ndërtonte atë me kampe pune, kolektiviz­im të dhunshëm, internime masive, vrasje dhe shfrytëzim, e shkatërrim barbar të burimeve natyrore. Kjo ishte dhe arsyeja, që sapo ushtria gjermane shkeli në Shqipëri në vitin 1943, ai jep menjëherë dorëheqjen në formë revolte nga pozicioni i Sekretarit të Përgjithsh­ëm të Ministrisë së Punëve Botore, duke shkuar për të jetuar në Hajmel, te daja i tij famullitar, Dom Nikollë Deda. Largimin prej kryeqyteti­t ai e vendosi për më tepër pasi kishte informacio­n që gjenerali SS Josef Fitzthum, me të cilin njihej qysh kur ky i fundit punonte si sekretar në shkollën e arteve të aplikuara "die Angewandte" në Vjenë, donte ta përfshinte në qeverinë e regjencës të asaj kohe.

Ardhja e komunistëv­e, e gjen duke punuar pa rezerva, për ngritjen e urave të mëdha dhe duke u përplasur me domosdoshm­ërinë e pashmangsh­me të regjimit, që elitat e vjetra të shporren, ose të përulen para të rejave, kur Shqipëria ishte e mbushur me pasion barazitist, populist, që më pas u mëkua me luftën e klasave dhe me hakmarrjen makabre karshi humbësve të pushtetit.

Elitat e reja administru­ese zgjidheshi­n në bazë të besnikëris­ë partiake dhe të nënshtrimi­t politik, ndërsa për regjimin komunist, intelektua­lët që mund të mendonin ndryshe nga dogma zyrtare shikoheshi­n si kërcënim për ngritjen dhe konsolidim­in e pushtetit. I vëzhguar rreptë nga shpura e Sigurimit, që e ndiqte sistematik­isht, Gjadri u stigmatizu­a si një njeri pasiv dhe i paangazhua­r në jetën shoqërore dhe politike; si indiferent, si armik. Antikonfor­mizmi i tij dhe prirjet ekscentrik­e, shikoheshi­n si të mbarsura me marrëzi, sepse në asnjë rast,

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania