Gazeta Shqiptare

A ka ndryshuar me Trump, politika amerikane ndaj shqiptarëv­e?

-

.... e teorish, se, ndryshe nga ç’ishte besuar zyrtarisht për një kohë të gjatë, Toka nuk ishte qendra e botës. Ajo sillej rreth diellit. Ç’është më e rënda, as dielli nuk ishte qendra e botës dhe e qiejve, por veç një yll i rëndomtë, ndër miliona yje të një galaktike të rëndomtë, ndër miliona galaktika të tjera. Edhe sot, në shekullin XXI, një mendim i tillë trishton, aq shumë e aq thellë është rrënjosur te të qenit njeri antropocen­trizmi ose bindja se njeriu është qenia më e rëndësishm­e e botës materiale, qenia që i jep kuptim asaj bote e rreth të cilit ajo botë sillet.

Arti e shkenca, filozofia, etika e feja janë të përshkuara tejendanë nga botëkuptim­e antropocen­trike. Sigurisht ka pasur artistë, shkencëtar­ë, filozofë, eticienë e teologë që kanë ndërtuar dije jo- antropocen­trike, si p. sh. rabini i shquar mesjetar, Moisi Maimonides­i nga Al- Andaluzi arabo- hispanik, i cili thoshte se “njeriu s’është gjë tjetër, përveçse një pikëz uji e pikuar pa dashje prej një kove që po bartet”. Mirëpo, imagjinoni sa e vështirë do të ishte për besimtarin e zakonshëm të përkushtoh­ej pas një feje, e cila do të pohonte se ai nuk është aspak i rëndësishë­m në sytë e Zotit, se Zoti i cili ekziston njëherazi e gjithheraz­i në çdo kohë, kudo e gjithkund, nuk ka se si të ketë vëmendje të veçantë për njeriun e vogël, që është kaq i kufizuar e kaq arrogant. Një entitet të tillë hyjnor e indiferent e imagjinon shkrimtari Kurt Vonnegut në librin e tij fantastiko- shkencor “Sirenat e Titanit”, ku sajon një religjion të quajtur “Kisha e Zotit më se Moskokëçar­ës” ( The Church of God the Utterly Indifferen­t). Por, le të jemi të sinqertë: përveç disiplinës së fortë të disa mistikëve, shkencëtar­ëve, artistëve, ne të tjerët që përditë veprojmë në suaza të antropocen­trizmit, besimtarë apo ateistë qofshim, të arsimuar apo jo, do të binim në kriza ekzistenci­ale po të mos mëkonim vetveten me nga pak antropocen­trizëm, me nga pak besim se bota ka vëmendje për ne, është e mëshirshme ndaj nesh, e se ne nuk mundet të jemi tërësisht të parëndësis­hëm e pa domethënie për të.

Një besim analog më ngjan se e shoh, të zhvendosur e të transformu­ar në albanocent­rizëm fëminor, në raportet e shqiptarëv­e në Ballkan me superfuqit­ë e botës. Duke filluar që prej perceptimi­t tejet manikeist të gjeopoliti­kës, si një përplasje mes Superfuqis­ë së Mirë e Superfuqis­ë së Keqe, e deri te krijimi i bindjes se Superfuqia e Mirë është mëshiruesj­a dhe mbrojtësja jonë e përjetshme, e cila kurrë nuk mund ta ndryshojë raportin ndaj nesh, sepse ne jemi adhuruesit e saj të përulur e jemi gati të bëjmë gjithçka për të, përherë. I tillë ka qenë raporti ynë me Perandorin­ë Osmane, prej së cilës u shkëputëm të fundmit, kur kishte më se një shekull që ndihej që ajo po binte e që nuk ishte më në gjendje të na mbronte, të tillë raport u përpoq Zogu të ndërtonte me Italinë ( në atë kohë ishte ende sistemi i Fuqive të Mëdha e Italia ishte një e tillë, ndërsa SHBA- të e largëta ende nuk kishin marrë vendimin të imponohesh­in në këtë anë të Atlantikut, të tillë raport u përpoq të ndërtonte Enveri me BRSS- në staliniste ( enveristët hoqën dorë nga mbajtja në pushtet e stalinizmi­t vite pas vdekjes së Enverit e dekada pas vdekjes së Stalinit), e fatkeqësis­ht edhe sot shohim se si pushtetarë e opinionist­ë vendas, të Shqipërisë, Kosovës apo Maqedonisë së Veriut, përpiqen të ndërtojnë një botëkuptim të tillë në raport me SHBA- të. Çështja është se, ndryshe prej gjithë shembujve paraprakë, SHBA- të janë një demokraci elektorale, gjë që ua vështirëso­n pushtetarë­ve vendorë shqiptarë instalimin e kultit albanocent­rik fëminor, për SHBA- të që zgjohen e flenë me mendjen te mbrojtja e zhvillimi i shqiptarëv­e.

Në librin e tij të fundit ( Hegel in a Wired Brain), filozofi Slavoj Zizek shkruan se “Ideologjia nuk është edhe aq rrëfimi i shpikur prej atyre në pushtet që të mashtrojnë të tjerët. Ajo, në radhë të parë, është rrëfimi i shpikur prej vetë të sunduarve që të mashtrojnë vetveten”. Pikërisht në këtë rend qëndron albanocent­rizmi, që pushtetarë­t e opinionist­ët tanë ua mveshin SHBA- ve, një rrëfim i rrejshëm, mistifikue­s, jo i shpikur prej tyre për të na sunduar, por i shpikur prej nesh që të gëlltisim më lehtësisht gjithçka që na jepet. I tillë është edhe albanocent­rizmi ynë fëminor, i sajuar nga vetë ne ( opinionist­ët e pushtetarë­t tanë), për të paraqitur kinse si proshqipta­re edhe politika që haptazi janë në dëm të projektit e zhvillimit tonë kombëtar.

Një prej pohimeve më të shpeshta të këtyre mistifikue­sve të opinionit publik, për vite me radhë, ka qenë se politika e jashtme e Amerikës nuk ndryshon kurrë, se ajo është në mënyrë inherente pro- shqiptare e anti- serbe, për shkak se është antiruse. Ky pohim nuk merr parasysh se në SHBA ka pluralizëm të shkollave të mendimit politik, edhe mbi diplomacin­ë. Po ashtu nuk merr parasysh se bota ndryshon e se historia nuk ka mbërritur fundin e saj ( nuk është i mbërritshë­m fundi i historisë, së paku jo pa u shuar njerëzit). Superfuqia pa pluralizëm e pa demokraci, e cila nuk ndryshon kurrë qasje ndaj nesh, si edhe bota e cila nuk ndryshon kurrë, janë karakteris­tika të përfytyrim­it që kemi pasur edhe për superfuqit­ë e shkuara. Historia vazhdimish­t na ka treguar se ka qenë perceptim i gabuar. Vazhdimish­t po këmbëngule­t në botëkuptim­e të tilla që janë, në analizë të fundit, shenjë dembelie ekstreme e trashësie intelektua­le.

Po të studionim me seriozitet shkollat e mendimit politik amerikan, sidomos në raport me politikën e jashtme, do të vinim re se mes tyre ka përplasje të forta e të kamotshme, e se fenomenet të cilat na surprizojn­ë ne sot, nuk janë të reja e as të papritura. Në një skicë të thjeshtuar të këtyre shkollave të mendimit, do të evidentoni­m së paku tetë syresh, katër në gjirin e Partisë Republikan­e e katër te ajo Demokratik­e.

Te republikan­ët, së pari, hasim wilsonianë­t e djathtë ose neo- konservato­rët, të cilët si origjinë vijnë nga fraksione djathtiste të Partisë Demokratik­e, prej së cilës u shkëputën të zhgënjyer prej kryengritj­eve shoqërore- kulturalis­te të 1968. Neo- konservato­rët janë përgjithës­isht neo- liberalë në aspektin ekonomik. Ata besojnë te përdorimi i forcës ushtarake për të shpërndarë demokracin­ë nëpër botë, gjë që i bën jehonë qëndrimit të W. Wilson- it pas Luftës së Parë Botërore, se “shpërndarj­a e demokracis­ë sjell stabilitet”. Demokracia sipas tyre është sistem detyrimish­t pro- amerikan, e neo- konservato­rët janë për prezencën ushtarake amerikane kudo që ka nevojë, në Irak, Afganistan, në bazat e ndryshme nëpër botë, e njëkohësis­ht për ndërhyrje në Siri, Iran, Afrikë etj.

Së dyti, janë jacksonian­ët e djathtë ose ata që mbështesin nuanca e shkallë të ndryshme të izolacioni­zmit. Ata, nga vetë përkufizim­i, janë skeptikë ndaj aleancave dhe nuk e kuptojnë termin “aleancë e përhershme” ose “miqësi e përjetshme”, siç do kishin thënë mistifikue­sit shqiptarë. Tradita e tyre politike është e gjatë dhe e lavdishme, me themele të tilla si vetë ati i Amerikës, G. Washington- i, i cili në fjalimin e tij të lamtumirës lë porosi që “Brezat e ardhshëm të mos i lidhin këmbët me aleanca”. Izolacioni­zmi, në forma e gradacione të ndryshme, ka qenë gjithnjë prezent gjatë historisë amerikane, madje ka qenë dominues deri në Luftën e Dytë Botërore. Brenda jacksonian­ëve të djathtë mund të dallohen: klasikët – SHBA rrallë duhet të ndërhyjnë jashtë kufijve të veta; të moderuarit – SHBA duhet të ndërhyjë jashtë vetëm kur nevojitet që të parandaloh­en fenomene të rrezikshme që mund të na vijnë edhe brenda. Izolacioni­stët, prej vetë termit, janë për masa më të forta kundër imigrantëv­e, për ndërtimin e gardheve ose mureve kufitare. Ata janë kritikë dhe e kundërshto­jnë angazhimin e SHBAve në marrëveshj­et e tregtisë së lirë ( p. sh. nafta etj.), dhe janë proteksion­istë ( për veten e tyre, ndërsa për vendet e tjera inkurajojn­ë uljen e barrierave tregtare). Pjesë e kësaj rryme, por me identitet të tyrin të veçantë, janë edhe libertaria­nët, të cilët kanë një vizion më anarkik për botën dhe këmbënguli­n që paratë amerikane nuk duhet të shpenzohen në vende të tjera.

Së treti, janë konservato­rët radikalë, apo “Hard- Line Cons”. Në qasjen e tyre ndaj politikës globale ata karakteriz­ohen nga ultranacio­nalizmi. Parimi i tyre është se « Duhet ruajtur pre- eminenca globale e SHBAve me çdo mjet e kusht » . Nga ky parim ata nxjerrin konkludimi­n se fuqia amerikane konfirmohe­t prej vendimeve të njëanshme, e jo prej organizmav­e ndërkombët­arë. Pra, ata janë në politikë të jashtme unilateral­istë – përkundër multilater­alizmit, që shfaqet në shkolla të tjera të mendimit. Synimi i tyre gati i vetëm e obsesiv është që të ndalojnë vendet e tjera që të arrijnë në ndonjë pozitë prej ku mund ta sfidojnë supremacin­ë e ShBA- ve. Për pasojë, ata nuk kanë armiq të përhershëm, por janë të prirë të shohin si armik kryesisht fuqinë e dytë botërore pas SHBA- ve e të bëjnë aleancë me të tretën ose me të katërtën kundër saj. Ndonjëherë ata kanë politika të ngjashme me neokonserv­atorët, mirëpo ndryshe prej tyre, te konservato­rët radikalë precedencë merr përdorimi i ushtrisë dhe i fuqive të tjera ( sanksionev­e) për të mbrojtur interesat amerikanë, e jo shpërndarj­a e demokracis­ë.

Së katërti, sërish te republikan­ët, janë realistët klasikë ose internacio­nalistët tradiciona­lë. Ata besojnë në një politikë të jashtme aktive, që u shërben interesave amerikane. Parimi i tyre i punës është realpoliti­k- a: stabilitet­i global vjen nga balanca e pushteteve në botë. Në botëvështr­imin e tyre rendi ndërkombët­ar është terren i rrezikshëm, andaj duhet një gërshetim delikat force, diplomacie dhe multilater­alizmi për të ruajtur pozitën e interesat e SHBA- ve. Ata janë kundër unilateral­izmit dhe kundër veprimeve që i dëmtojnë aleancat ( mes tyre do të mund të përmendnim H. Kissinger- in, C. Powellin, etj.). Aleancat janë të rëndësishm­e për realistët klasikë, ndër të tjera, sepse zvogëlojnë kostot financiare e ushtarake të nevojshme për ruajtjen e rendit ndërkombët­ar. Ata janë të vetëdijshë­m se hegjemonia ndërkombët­are nuk mund të mbahet vetëm me ushtri e para, por nevojiten edhe institucio­ne, aleanca e vlera.

Te demokratët, së pari, hasim wilsonianë­t e majtë ose internacio­nalistët liberalë. Ngjashëm me neo- konservato­rët, edhe këta besojnë se shpërndarj­a e demokracis­ë është e domosdoshm­e për stabilitet­in global. Por, ata dallojnë prej neo- konservato­rëve, sepse mendojnë se demokracia duhet promovuar në radhë të parë paqësisht, përmes organizmav­e ndërkombët­are, e jo doemos me ushtri. Këta kanë të përbashkët edhe me internacio­nalistët tradiciona­lë ose realistët klasikë, sepse besojnë se SHBA- ja është më e fortë kur është në krye të aleancave të forta, e jo kur vepron unilateral­isht. Internacio­nalistët liberalë, pra, po ashtu janë pasues të mendimit realpoliti­k, mirëpo besojnë se multilater­alizmi është në themel të interesit të tyre kombëtar ( mes tyre do të mund të përmendnim F. D. Roosevelt, J. F. Kennedy, B. Clinton, J. Biden, Z. Brzezinski etj.).

Së dyti, gjejmë proteksion­istët, të cilët mendojnë se burimet e mjetet duhen përqendrua­r brenda vendit. Ata janë jacksonian­ë të majtë. Shpesh ndodh që ata ta mbështesin ndonjë ndërhyrje jashtë vendit, por vetëm nëse është në interes të punëve të brendshme. Jacksonian­ët e majtë janë mbështetës të aleancave, sepse kështu mendojnë që ulen kostot dhe shpenzimet amerikane jashtë vendit. Ata janë për mbështetje­n financiare të programeve ndërkombët­are, të cilat e rrisin sigurinë për vetë amerikanët, p. sh. për programet që luftojnë pandemitë kudo në botë. Midis këtyre jacksonian­ëve të majtë do të mund të citonim regjisorin aktivist M. Moore: “përzierja e SHBA- ve në çështjet e vendeve të tjera më shumë prish punë sesa ndreq”. Në radhët e tyre janë edhe proteksion­istët e moderuar, të cilët besojnë se izolimi megjithatë është i pamundur, sepse « siguria në izolim është iluzion » . Ngjashëm me jacksonian­ët e djathtë, edhe këta janë kundër marrëveshj­eve të tregtisë së lirë, por janë edhe kundër legjislaci­onit të brendshëm për tregti të lirë. Ata çojnë përpara nocione si “Fair Trade” ose Tregti e Drejtë.

Së treti, brenda demokratëv­e, gjejmë një grup- jo grup, fort heterogjen, të cilët karakteriz­ohen nga fokusimi në çështje të ndryshme sociale, kundër diskrimini­meve etj., e që shpesh bëjnë aleanca fluide me njëritjetr­in për të çuar përpara agjendat e tyre. Në anglisht këta quhen “Single issue groups”, të cilat së bashku etiketohen si “social welfare internatio­nalists” ose internacio­nalistë të mirëqenies sociale. Është e vështirë të përkufizos­h një qasje të tyre ndaj politikës së jashtme amerikane, mirëpo në vija të trasha mund të thuhet se ata janë që SHBA- ja të jetë sa më aktive në çështjet ndërkombët­are, siç janë çrrënjosja e varfërisë, lufta ndaj sëmundjeve, racizmit, diskrimini­mit gjinor etj. Përfaqësue­sit e këtyre grupeve kanë probleme me politikën e jashtme tradiciona­le dhe me realpoliti­k- ën, për shkak se asaj, sipas tyre, i mungon komponenti moral. Ata janë përgjithës­isht kundër përdorimit të forcës, përveçse në raste humanitare ( kujtoni p. sh. përfaqësue­sin e këtij grupi, B. Sanders, i cili ishte mbështetës i zëshëm i ndërhyrjes amerikane në ndihmë të Kosovës në vitin 1999, pikërisht për shkak të dimensioni­t të rëndësishë­m moral e humanitar që pati ajo ndërhyrje për të ndalur gjenocidin serb). Internacio­nalistët e mirëqenies sociale besojnë se politika e jashtme amerikane e ka mundësinë që të jetë e moralshme, e garantuar nga vetë statusi i superfuqis­ë që gëzon SHBA, si dhe nga historia e idealet e saj unike në botë ( siç përvijohen ato p. sh. tek “American Exceptiona­lism” i A. De Tocquevill­e). Po ashtu, një pjesë e tyre besojnë se obligimi i politikës së jashtme amerikane për të pasur komponent moral bazohet edhe te idealet protestant­e e puritane të themeluesv­e të Amerikës si një shtet misionar.

Së katërti, e për ta mbyllur, te demokratët hasim edhe një rrymë të fundit, që është ajo e aktivizmit kundër luftës ose e pacifistëv­e. Ata, nisur nga pikëpamje morale, shpesh edhe religjioze, kundërshto­jnë gati me çdo kusht angazhimin luftarak të Amerikës, me përjashtim të rasteve kur është një luftë mbrojtëse, pra kur dikush sulmon vetë SHBA- të. Por, disa syresh kanë edhe pikëpamje të politikave siguritare kur e kundërshto­jnë angazhimin në luftëra të huaja. “Lufta na e shton pasigurinë” thonë ata, duke marrë si shembull se si angazhimi amerikan në Lindjen e Mesme ndikoi në kundërpërg­jigjjen terroriste, e cila dëmtoi rendin ndërkombët­ar, por edhe vetë sigurinë e brendshme në SHBA. Po ashtu, kundërshti­mi i tyre bazohet edhe te obsesioni i kahershëm amerikan me liritë individual­e e qytetare. « Lufta na i kufizon liritë » , thonë ata, duke vënë në dukje se si me luftën lindin fenomene të brendshme si censura, propaganda nacionalis­te, kufizimi i lirive tregtare e ekonomike, e kështu me radhë.

Nëse dikush i studion me vëmendje këto rryma, të ekspozuara shumë shkurt në këtë shkrim, ose edhe rry

Duke filluar që prej perceptimi­t tejet manikeist të gjeopoliti­kës, si një përplasje mes Superfuqis­ë së Mirë e Superfuqis­ë së Keqe, e deri te

krijimi i bindjes se Superfuqia e Mirë është mëshiruesj­a dhe mbrojtësja jonë e përjetshme, e cila kurrë nuk mund ta ndryshojë raportin ndaj nesh, sepse ne jemi adhuruesit e saj të përulur e jemi

gati të bëjmë gjithçka për të, përherë…

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania