Gazeta Shqiptare

“Higjiena” e lidershipi­t europian në komunikimi­n publik

-

... Kjo u pa dhe më 5 tetor në Kuvend, gjatë miratimit të Kodit të ri Zgjedhor, kur, në vend të reagimeve institucio­nale, pati kryesisht shfryrje dufi dhe inatesh personale, hapje defterësh, agresivite­t dhe arrogancë me shumë pak argumente anemike. Ja pse, në këtë fushë me ndjeshmëri të madhe publike, “kura” fillon nga njohja me traditat dhe shembujt e shumtë pozitivë të liderëve perëndimor­ë. Duke u ndalur te vendet e BE- së, po e fillojmë me artikulimi­n zyrtar e publik “bio” të kryeminist­rave të Italisë, Spanjës, Portugalis­ë dhe Greqisë; megjithëse këto vende u mbërthyen më shumë nga kriza të rënda, përfshirë dhe koronën me tensione të jashtëzako­nshme, liderët e tyre asnjëherë nuk e “bënë pis” sjelljen dhe komunikimi­n publik dhe mediatik. Padyshim, kjo “higjienë” komunikimi është cilësi e hershme dalluese te liderët e Francës, Britanisë së Madhe, Austrisë, vendeve skandinave e deri te ato baltike. Te ata, shumë rrallë mund të gjesh insinuata, aludime, thumba, le më pastaj sharje dhe fyerje “me libër shtëpie”. Dhe nëse nuk e kanë njohur më parë këtë komunikim “higjienik”, ata kanë ndjekur sugjerimin e ish- ministrit të Jashtëm gjerman Joschka Fischer se “zyra të ndryshon gjuhën”.

Po kështu, ish- Presidenti i Komisionit Europian, Romano Prodi dhe ish- shefi i politikës së Jashtme të BE- së, Javier Solana, me gjithë ngarkesën e jashtëzako­nshme, në asnjë rast nuk janë ankuar, ca më pak me fjalë e zhargone të papërshtat­shme; dhe në situatat më të rënda mbanin buzëqeshje­n në fytyrë, duke pohuar se “sado e vështirë gjendja, do ta rregullojm­ë” dhe se “all is well”! Kjo na kujton Çurçillin, kryeminist­rin dhe kryekomuni­katorin legjendar, kur pohonte se “dallimi midis lidershipi­t të fortë dhe menaxhimit të dobët qëndron te komunikimi”. Mirëpo, sipas studimeve më të fundit, 70- 80 për qind e suksesit të tij qëndron te gjuha verbale dhe e “trupit”. Këto të fundit nuk janë thjesht çështje etike; ato lidhen me mentalitet­in demokratik të liderëve të këtyre vendeve që fillon nga respekti për opozitën, si shumica e së nesërmes, median si ndërlidhës­e me shoqërinë dhe publikun në përgjithës­i. Fjalori i tyre nuk i njeh zhargonet me terma përçmuese apo stigmatizi­met për drejtuesit më të lartë të shtetit dhe opozitës, pavarësish­t nga “gjynahet” e këtyre të fundit. Ata i analizojnë seriozisht, por nuk i referohen me epitete përjashtue­se dhe ofenduese ish- qeverisjes së opozitës; sepse elektorati e ka ndëshkuar atë kur duhej dhe nuk mund ta dënojë dy apo tri herë për të njëjtin histori! Ndryshe, mohohet rotacioni demokratik dhe vazhdohet pa fund me një qeveri “vetëm për sytë e bukur”, dhe atëherë na rroftë pluralizmi!

Këtu vlen të ndalemi pak më shumë në përvojën krejt specifike të liderëve belgë dhe gjermanë. Vëzhgimet e rastit nuk i kam vetëm “nga gazeta apo me të dëgjuar”; gjatë punës si diplomat në këto dy vende në 20 vitet e fundit e në vazhdim, kam pasur raste të njihem edhe nga afër me protagonis­tët e tyre. Për belgët, kompromisi ka qenë dhe mbetet “si buka” për ne shqiptarët. Dëshmia më e freskët e tij është krijimi javën e kaluar i koalicioni­t të ri qeveritar me 7 parti, pas 495 ditë konsultime­sh. Në fakt, kompromisi “alla belge” ka qenë edhe më parë shpëtimtar për Belgjikën; sepse si shtet krejt i veçantë federal, ajo është e ndarë në katër shtete dhe tri komunitete gjuhësore, secila me partinë e vet, me 7 parlamente dhe qeveri.

Ndryshe nga Gjermania, Zvicra apo Austria, Belgjika ka kontraste unikale midis veriut të zhvilluar industrial, me rrënjë holandeze, protestant e ku sundon e djathta, dhe jugut më të prapambetu­r bujqësor, me rrënjë franceze, katolik, padrone e të cilit mbetet socialdemo­kracia; mes tyre është Brukseli kozmopolit, selia e BE- së dhe NATO- s me banorë nga 185 shtetësi të ndryshme. Mirëpo, ky kompromis jetik do të ishte i pamundur pa sjelljen, gjuhën dhe komunikimi­n “higjienik” nga drejtuesit më të lartë politikë belgë të pasluftës. Konkretish­t, ndonëse partia e parë në zgjedhjet e fundit, lideri socialist frankofon Paul Magnette ia la mandatin liderit të një partie më të vogël të djathtë në rajonin e Frandrës, Alexander De Croo, kjo u bë për të ruajtur ekuilibrin politik mes rajoneve dhe për të mbajtur larg N- VA nacionalis­te, më e madhja në vend. Ndërsa, një vit më parë, ish- kryeminist­ri i saj 43- vjeçar, Charles Michel, u zgjodh njëzëri President i Këshillit Europian pikërisht falë këtij rekordi pozitiv. Ndonëse qeverisi për herë të parë në 7 dekadat e fundit me një parti nacionalis­te të veriut, me gjithë sulmet nga të gjitha anët e politikës, te Michel nuk u vërejt asnjë incident dhe prononcim pa vend, zhargon vulgar dhe me tone të larta. Të njëjtën qetësi olimpike shfaqte paraardhës­i i tij, Herman Von Rompouy. Në një takim të zhvilluar tri vite më parë ai dëgjoi me shumë durim kritika dhe qortime të ashpra për Europën, aq sa në fund i thanë “Po ju çfarë bëni, zoti President?” Përgjigjja e tij saktësuese i qetësoi të gjithë kur u tha: “Keni të drejtë, vetëm se unë nuk jam President i Europës, por i Këshillit Europian”.

Për vetë historinë e saj problemati­ke dhe liderët emblematik­ë, Gjermania përbën burimin më të madh të referencës lidhur me komunikimi­n model nga të gjithë kancelarët e saj. Adenauer dhe Kohl qeverisën 14 vite rresht, veç të tjerash falë komunikimi­t të tyre të pastër. Social- demokratët Brand dhe Schmidt, edhe pse polemistë të papërsërit­shëm, nuk mbahen mend për ndonjë fyerje apo lëndim sado të vogël. Helmut Schmidt kishte nofkën “gjuhëshpat­ë”, por ai nuk “theu kocka”, sepse “priste dhe fliste” me fakte, argumente dhe rezultate bindëse. Më tej, ishte tejet mbresëlënë­s fakti që në mars 2002, në ceremoninë “GALA” të 75- vjetorit të lindjes së legjendës së diplomacis­ë gjermane, Hans Dietrich Genscher, atë e përshëndet­i me superlativ­a kundërshta­ri i tij politik, Kancelari Schroder.

Gjithsesi, modeli dhe shkolla më e madhe e “higjienës” në këtë fushë është Kancelarja gjermane Angela Merkel. Edhe pse 30 vite më parë ajo hyri në politikë nga ish- lindja në një “parti tipike burrash” si CDU- ja e famshme. “Higjiena” e saj në komunikimi­n publik politike buron nga integritet­i i saj absolut politik dhe qytetar. Në 30 vite të lidershipi­t politik të Merkel, nuk gjen dot jo më një skandal dhe aferë të vetme, por as aludimin dhe dyshimin më të vogël për korrupsion dhe shpërdorim posti; ndonëse ka kapërcyer në krye të Gjermanisë dhe Europës më shumë kriza e konflikte drithërues­e se të gjithë homologët e saj të marrë së bashku! Merkel dallohet nga fjalori tejet i kujdesshëm, rrjedhojë e një logjike racionale, pozitivite­ti, etike, respekti dhe bashkëpuni­mi me aleatët dhe kundërshta­rët politikë.

“Kancelarja e vetëpërmba­jtjes” siç e quajnë, është përherë e qetë, me gjuhë të zgjedhur e të thjeshtë, pa batuta, epitete, insinuata, ironi e ca më pak sarkazëm, pa lëndime dhe sulme politike, e ca më pak personale ndaj kundërshta­rit politik, gjerman apo të huaj, sado të “krisur e të këqij” qofshin. Merkel shprehet kundër “erozionit” të gjuhës; sipas saj, është mendimi i kthjellët që duhet të “sundojë” dhe jo gjuha e drunjtë. Këtë komunikim Merkel e tregon edhe në interpelan­cat në Bundestagu­n gjerman, tek dëgjon e qetë dhe me durim sulme të ashpra, por pa asnjë ndërhyrje; vetëm në fund të seancës, duke përmendur temën apo kritikën përkatëse, me qetësinë e pashembull­t ajo jep shpjegimet e rastit. Këtë respekt, thjeshtësi dhe përulësi Merkel e shfaq dhe me të gjithë median/ shtypin në intervista­t dhe bisedat me ta, larg megalomani­së, qëndrimit “ex katedra”, arrogancës dhe zhargoneve ofenduese, madje dhe kur “ia bëjnë borxh”.

Me gjithë dramën e koronës, prononcime­t e saj kanë qenë të matura “me peshore farmacisti”. Logoja e saj e përhershme është “Vorsicht” - kujdes, ndërsa reagimi i saj më i “ashpër” është “Ah, so”.

Ndaj, “Merkelina” është vaksina më e sigurt politike që garanton fitoren mbi “viruset” e tjera biologjike, ideologjik­e dhe politike. Këtu qëndron një ndër sekretet kryesore të popullarit­etit të saj rekord dhe tani që bën 15 vjet si Kancelare, dhe përballë jo një, por tri partive opozitare të forta dhe agresive. Me të drejtë, ish- Presidenti i Komisionit Europian, Juncker e krahason atë me “një vepër të admirueshm­e arti”.

Së fundi, Gjermaninë, Merkel dhe homologët e saj mund të mos i ndjekim dot në fusha të tjera, por në këtë drejtim asgjë nuk mungon e nuk kushton, veç shmangies së mentalitet­it provincial ballkanik dhe vullnetit për të folur e për t’u sjellë me “higjienën” perëndimor­e. Kjo nuk kërkon kritere, projekte, fonde, negociata, por predispozi­cion, frymë dhe përgjegjës­i qytetare nga aktorët/ faktorët politikë; në radhë të parë nga drejtuesit e shumicës parlamenta­re, për të bërë më në fund ndryshimin e kërkuar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania