Gazeta Shqiptare

Abuzimi miliona dollarë me naftën, 5 zyrtarë të AKBN- së përfundojn­ë në pranga

Skema e mashtrimit, zyrtarët certifikua­n punimet false në puset e naftës të 2 biznesmenë­ve Dëmi ndaj shtetit 2 mln dollarë, arratisen ish- drejtori Gradeci dhe biznesmeni Berberi. Aksioni u dekonspiru­a

-

Pas më shumë se katër vitesh hetime nga prokuroria e Tiranës, policia ka vënë mbrëmjen e së martës në pranga disa zyrtarë të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, të cilët janë përfshirë në një skemë mashtrimi dhe akuzohen se i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 1.5 milionë dollarë. Ndërkohë gjykata ka lënë masën e arrestit me burg për 5 persona, 4 prej tyre zyrtarë të AKBN- së, ndërsa 1 tjetër, biznesmen. Konkretish­t janë lënë në burg: Arben Doda, inspektor Tatimesh, nën akuzë për mos kryerje të detyrës; Simon Marku, inspektor i Tatimeve, nën akuzë për mos kryerje të detyrës; Qano Hoxhaj, inspektor i AKBN- së, nën akuzë për shpërdorim detyre; Denis Durrsi, drejtor i Ekonomisë në AKBN, nën akuzë për shpërdorim detyre dhe Naik Kasa, biznesmen në fushën e hidrokarbu­reve. Ndërsa në ' arrest shtëpie" është lënë Rezarta Sulejmani, gjithashtu, zyrtare e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore. Dy persona të tjerë, konkretish­t biznesmeni Isuf Berberi aksioner i kompanisë "Fufarma" si edhe Klodian Gradeci, ish- drejtori OST- së në Tiranë, që tashmë mbante detyrën e drejtorit të hidrokarbu­reve AKBN- së, janë shpallur në kërkim. Klodian Gradeci, një prej njerëzve më të afërt të ish- ministrit Damian Gjiknuri, dyshohet të jetë përfshirë në një skemë mashtrimi me puset e naftës, ku në qendër të skandalit është kompania, Feniks Petrolium, që i ka shkaktuar shtetit një dëm prej miliona dollarësh. Drejtori i Hidrokarbu­reve pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, është shpallur në kërkim pasi gjykata, me kërkesën e prokuroris­ë së Tiranës caktoi ndaj tij masën e sigurisë "Arrest me burg" në mungesë, pas të dhënave të mbërritura nga autoritete­t amerikane. Në momentin, që policia zbarkoi në derën e ishkreut të Operatorit të Sistemit të Transmetim­it, për t'i vënë prangat, konstatoi se ai ishte larguar jashtë vendit një ditë përpara, çka ka ngritur dyshime se mund të jetë sinjalizua­r për urdhrin e arrestit. Në kërkim është edhe biznesmeni Isuf Berberi, drejtues i shoqërisë Feniks Petrolium, që është në qendër të skandalit financiar. Nga hetimet e prokuroris­ë, të cilat nisën pas kallëzimit të bërë nga drejtori i Albpetrol, rezulton se shoqëria Feniks Petrolium me drejtues Naim Kasën dhe Isuf Berberin, e cila ka marrëveshj­e për shfrytëzim­in e puseve të naftës me qeverinë shqiptare dhe ecuria e saj mbikëqyret nga AKBN.

SINJALI ERDHI NGA AMERIKA

Në operacioni­n e zhvilluar në Shqipëri, ngjarje e cila vuri në pranga zyrtarët e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, ka pasur gisht e Amerika. Mësohet se ka qenë FBI- ja ajo që ka dhënë sinjalin kundrejt autoritete­ve shqiptare, teksa ka sjellë raportin e kompanisë amerikane “Black Swan Energy Service”. Në raport, theksohej qartë se asnjë prej faturave të falsifikua­ra e me vlerë 1,299,000 USD nuk ka mbërritur në llogarinë e kompanisë amerikane, duke bërë kështu të qartë mashtrimin.

Sipas kontratës, kompania kishte detyrimin për të bërë investime në puset e naftës, të cilat nuk i ka realizuar. Megjithatë, kjo kompani, ka paraqitur pranë Agjencisë tetë fatura të falsifikua­ra për shërbime që realisht nuk i ka përfituar nga kompania amerikane Black Swan Energy Service. Falsiteti i këtyre faturave, - thuhet në dosjen hetimore,- është konfirmuar nga autoritete­t gjyqësore amerikane dhe vlera totale e tyre është 1.3 mln dollarë. Prokuroria ka dyshime të for

ta se zyrtarët e AKBN- së, ku kryesori është Klodian Gradeci, kanë certifikua­r në mënyrë të kundërligj­shme punimet e pakryera nga kompania, duke i shkaktuar institucio­nit një dëm financiar në vlerën e 1.4 mln dollarësh.

Ndërsa inspektorë­t tatimorë, Arben Doda e Simon Marku, të cilët ndodhen në pranga, kanë përpiluar një raport kontrolli në kundërshti­m me ligjin, duke i shkaktuar institucio­nit një dëm ekonomik më shumë se gjysmë milioni dollarë. Ndaj

1. 2.

Arben Doda, inspektor Tatimesh, nën akuzë për moskryerje të detyrës Simon Marku, inspektor i Tatimeve, nën akuzë për moskryerje të detyrës

Qano Hoxhaj, inspektor i AKBN- së, nën akuzë për shpërdorim detyre D. D, drejtor i Ekonomisë në AKBN, nën akuzë për shpërdorim detyre Naik Kasa, biznesmen në fushën e hidrokarbu­reve

3. 4. 5.

NË KËRKIM

Biznesmeni Isuf Berberi, aksioner i kompanisë ' Fufarma' Klodian Gradeci, ish- drejtori OST- së në Tiranë, tashmë mbante detyrën e drejtorit të hidrokarbu­reve, AKBN- së

NË ARREST SHTËPIE

Rezarta Sulejmani

biznesmenë­ve të Feniks Petroleum, rëndojnë dyshimet për mashtrim me pasoja të rënda, fshehje e të ardhurave. Për zyrtarët e agjencisë, është ngritur akuza e shpërdorim­it të detyrës, ndërsa për tatimorët, ajo e moskryerje­s së detyrave nga organet tatimore.

NJOFTIMI I POLICISË

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Korrupsion­it në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për goditjen e veprimtari­së kriminale në fushën e kontraband­ës me mallra për të cilat paguhet akcizë.

Ekzekutohe­n 6 masa sigurimi si dhe shpallen në kërkim dy shtetas të tjerë.

Seksioni për Hetimin e Korrupsion­it në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas një pune intensive hetimore disa mujore, finalizoi me sukses operacioni­n policor "Akciza".

Në kuadër të këtij operacioni u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, e cila, bazuar në provat e grumbullua­ra në kuadër të procedimit të regjistrua­r, pas një pune disa mujore nga Seksioni për Hetimin e Korrupsion­it në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, ka caktuar masë sigurimi ndaj 6 personave nën hetim, konkretish­t: masën "Arrest në burg" ndaj 5 shtetasve:

D. D., 38 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Drejtor i Drejtorisë Ekonomike tek Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, për veprën penale "Shpërdorim­i i detyrës".

Q. H., 63 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inspektor tek Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, për veprën penale "Shpërdorim­i i detyrës".

S. M., 32 vjeç, banues në Tiranë, rruga "Ylbere Bylykbashi", me detyrë inspektor tek Drejtoria Rajonale e Tatimeve Tiranë, për veprën penale "Moskryerje­s së detyrave nga organet tatimore".

A. D., 50 vjeç, banues në Ti

HETIMET

Pas hetimeve ka rezultuar se kompania "Phoenix Petroleum" e cila është në pronësi të dy biznesmenë­ve Isuf Berberi ( në kërkim) dhe Naim Kasa ( i arrestuar) kanë marrë në shfrytëzim disa puse nafte, por nuk ka kanë kryer investimet e detyrueshm­e. Ato i kanë dorëzuar AKBN- së 8 fatura të falsifikua­ra, sikur kanë kryer punimet nga kompania amerikane "Black Swan Energy Service". Për pasojë në hetime janë përfshirë edhe autoritete­t amerikane. Vlera e këtyre faturave shkon në 1. 299.000 USD.

TË ARRESTUARI­T DHE ROLET E TYRE

ranë, me detyrë inspektor tek Drejtoria Rajonale e Tatimeve Tiranë, për veprën penale "Moskryerje­s së detyrave nga organet tatimore".

N. K., 53 vjeç, banues në Tiranë, biznesmen, për veprat penale "Mashtrim me pasoja të rënda kryer në bashkëpuni­m", "Kontraband­ë me mallra që paguhet akcizë" dhe "Fshehja e të ardhurave".

Masën "Arrest në shtëpi" ndaj 1 shtetaseje:

R. S( Q), 35 vjeç, banuese në Tiranë, me detyrë inspektore në Drejtorinë e Auditimit tek Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, për veprën penale "Shpërdorim­i i detyrës".

Po në vijim të operacioni­t u shpallën në kërkim shtetasit K. G., 45 vjeç dhe I. B., 51 vjeç. Vijon puna për dokumentim­in ligjor të plotë të kësaj veprimtari­e kriminale, si dhe për identifiki­min e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedural­e i kaluan Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 ??  ?? Isuf Berberi
Isuf Berberi
 ??  ?? Klodian Gradeci
Klodian Gradeci

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania