Gazeta Shqiptare

Bilanc i rëndë i COVID- 19, 162 raste të reja dhe 4 humbje jete brenda 24 orësh

"231 pacientë të hospitaliz­uar, 17 në terapi intensive, nga të cilët 4 të intubuar" Ministria e Shëndetësi­së: Mes viktimave edhe një 47- vjeçar

-

Në 24 orët e fundit të COVID- 19 në Sh qipëri janë kryer 914 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 162 qytetarë të prekur nga virusi SARS- COV2. Janë shëruar 150 qytetarë, duke e çuar në 9115 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuar­a në 24 orët e fundit janë identifiku­ar në këto bashki: 63 të prekur në Tiranë, 16 raste në Korçë, 10 raste në Durrës, 9 raste në Shkodër, 6 raste në Kavajë, 5 raste në Fier, Lezhë, Vlorë, Pogradec, 4 raste në Kuçovë, 3 raste në Lushnjë, Berat, Mallakastë­r, Gramsh, 2 raste në Krujë, Devoll, Elbasan, Kukës, Dibër, 1 rast në Has, Pukë, Librazhd, Gjirokastë­r, Përmet, Sarandë, Ura Vajgurore, Përrenjas, Roskovec, Kolonjë, Shijak, Skrapar.

PACIENTË TË HOSPITALIZ­UAR

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe atë "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 231 pacientë, 17 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësis­ht e kanë humbur betejën me COVID- 19, një 47- vjeçar nga Tirana, një 68- vjeçare nga Kavaja, një 72- vjeçar nga Shkodra, një 75- vjeçar nga Korça. Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet gjithë qytetarëve që të mos e ulin asnjë moment vigjilencë­n në zbatimin e rregullave të higjienës, distancimi­t fizik dhe vendosjen e maskës mbrojtëse. Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për shërbim psikologji­k të specializu­ar dhe të sigurt si dhe për çdo informacio­n tjetër rreth COVID- 19.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania