Gazeta Shqiptare

Shkelet statuti, për të shmangur debatin brenda PS! Zgjatet edhe një vit mandati i Kryesisë

Kryeminist­ri shtyn votimin, Dako mbetet në Kryesinë e PS- së

-

Kryesisë aktuale të PSsë i zgjatet mandati edhe për një vit tjetër, me qëllim shmangien e debatit brenda partisë. Edhe pse i ka mbaruar mandati dhe dje duhej të zgjidheshi­n emrat e rinj, kryeminist­ri Edi Rama ka kërkuar që Kryesia socialiste të mos ndryshojë dhe me këta emra të shkohet në zgjedhjet e 25 prillit të vitit të ardhshëm. Një nga arsyet e shkeljes së statutit duket se është shmangia e një çarjeje të mundshme brenda socialistë­ve, nëse do të kishte riformatim të Kryesisë pak muaj përpara zgjedhjeve të përgjithsh­me, ku socialistë­t kërkojnë mandatin e tretë radhazi. Kështu Edi Rama nuk rrezikoi për të hequr kritikët nga Kryesia Socialiste, duke shmangur hatërmbetj­et e brendshme. Por çfarë do të ndodhë me sekretaria­tet? Edi Rama tha se në sekretaria­te do të ketë disa ndryshime, por as sot nuk u mor një vendim, duke kërkuar kohë për konsultime.

KËRKESAT

Kryeminist­ri Edi Rama bëri dje dy kërkesa të qarta në Asamblenë e PS- së, teksa ka kërkuar që momentalis­ht Kryesia dhe Sekretaria­ti të mos ndryshojnë. Ai kërkoi që Kryesia aktuale e PS- së të vijojë mandatin edhe për një vit. I pyetur nëse ish- kryebashki­aku i Durrësit, Vangjush Dako do vijojë të qëndrojë në Kryesinë e PS- së, Rama tha: "Ne kemi tri punë për të bërë, ndër të tjera. Kemi vazhdimin e punës në komunitete dhe vlerësimin e të gjithë anëtarëve të PS- së tri herë; një herë që e lëmë pak fleksibël, sa të përfshihen të gjithë në nëntor, dhe një herë në janar e në shkurt, për të gjithë skuadrën e deputetëve në çdo qark. Tani kemi vlerësimin për qeverinë, që nga unë, ministër për ministër, nga anëtarësia e qeverisë socialiste, dhe hapim tani edhe derën për këdo në Shqipëri apo emigracion që mendon se ka arsye që të jetë pjesë e skuadrës sonë, duket se do ta mbajë ende në Kryesinë e PS- së.

ZGJEDHJA

Edi Rama tha se Partia Socialiste, në zgjedhjet e ardhshme do t'u japë mundësi të gjithëve që të shprehin interesin e tyre për të qenë pjesë e skuadrës për të kandiduar në procesin e 25 prillit. Megjithatë, ai kërkoi nga Asambleja që së pari të kthejnë sytë nga brenda familjes, për të zhgënjyeri­t. Rama tha më tej, se jo vetëm deputetët do vlerësohen në tri cikle, por edhe ministrat dhe vetë ai do të vlerësohen nga anëtarët. "Të shohim duke filluar nga familja jonë socialiste, duke parë njerëzit që për një arsye apo tjetër, ndihen të shkëputur nga shumëkush prej jush, nga deputeti, nga kryetari i bashkisë, nga ajo pjesë me të cilën kanë ndarë përpjekjet për të sjellë PS- në në krye të vendit. Por përtej tyre, është e gjithë pjesa tjetër, e atyre që votojnë PSnë. Ne duhet t'i pyesim se çfarë i shqetëson më shumë dhe jo vetëm t'i kuptojmë, që shqetësimi­n e lidhin me ne, nga kush do të kërkojnë më shumë, nga Iliri, Saliu, Luli apo Monika? Nga ne do të kërkojnë më shumë dhe ne do u japim më shumë. Ne do u japim anëtarëve të partisë mundësinë të vlerësojnë deputetët në tri cikle, tri herë, dhe sigurisht të shohin që ne i dëgjojmë, dhe çdo deputet të përpiqet që të përmirësoj­ë vlerësimin. Anëtarët do të vlerësojnë qeverinë, mua, patjetër, për të kuptuar jo thjesht çfarë mendojnë, por se jemi të vetëdijshë­m se sa shumë akoma ka për të bërë. Dhe natyrisht, duhet t'u japin të gjithë të tjerëve, njerëzve që janë në emigracion, që thonë ' unë dua të bëhem deputet i PS', ' unë kam arsye të mendoj se mund ta përfaqësoj PS', do u japim mundësi që të shprehin interesin e tyre për të qenë pjesë e skuadrës sonë. Dhe patjetër do të kërkoj të shkojmë përtej radhëve të Partisë Socialiste, se PS- ja ka 100 mijë anëtarë, por 800 mijë votues", - deklaroi kreu i qeverisë.

SHMANGIA

Një nga arsyet e shkeljes së statutit duket se është shmangia e një çarjeje të mundshme brenda socialistë­ve, nëse do të kishte riformatim të Kryesisë pak muaj përpara zgjedhjeve të përgjithsh­me, ku socialistë­t kërkojnë mandatin e tretë radhazi. Kështu, Edi Rama nuk rrezikoi për të hequr kritikët nga Kryesia socialiste, duke shmangur hatërmbetj­et e brendshme.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania