Gazeta Shqiptare

"Do t'i japim fund naftës pa cilësi", Basha: Mbështetje 100 milionë euro në vit për fermerin

"SPAK të hetojë aferën e incenerato­rit", kreu i PD: Rama, Ahmetaj e Mertiri, hajdutët e 24 mln eurove taksa "Fermerët do të jenë shtresë e mesme, mbi 1 milion lekë të ardhura"

- Valentina Madani

Lideri i opozitës Lulzim Basha premton heqjen e taksës së karburanti­t të vendosur më herët nga qeveria aktuale e PS- së. Basha, ishte dje në Lushnje ku vizitoi disa biznese në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë. Lideri demokrat u shpreh se këto dy sektorë janë më të goditurit nga kriza ekonomike. Për Bashën 7 vitet e regjimit të Edi Ramës nuk kanë shënuar asnjë investim substancia­l në infrastruk­turën mbështetës­e për bujqësinë. Taksat e larta dhe kostot e papërballu­eshme të karburanti­t me cilësi të ulët e kanë bërë të pamundur biznesin për shumicën e fermerëve të kësaj zone. Lulzim Basha u fokusua tek cilësia e naftës që përdoret në Shqipëri, një problemati­kë e madhe për të gjithë. Gjatë takimit me fermerët e Lushnjes, Basha theksoi se në 100 ditët e para të qeverisjes së tij do t'i jepet fund kontraband­ës dhe cilësisë së keqe të naftës në Shqipëri. Basha tha se karburanti ynë është më i shtrenjti në rajon, por nafta është më e keqja, pasi sipas tij karburanti në vendin tonë përzihet. "Heqja e taksës "Rama" mbi karburanti­n 240 lekë për litër do të jetë ndihmë e jashtëzako­nshme. Karburanti ynë është më i shtrenjti në rajon, duke bërë çdo mall dhe shërbim më të shtrenjtë dhe jo konkurrues. Cilësia e naftës është më e keqja, sepse e dimë të gjithë, se karburanti përzihet. Brenda 100 ditëve të para do t'i jepet fund naftës pa cilësi në tregun shqiptar. Kjo nuk do të

PREMTIMI

"Brenda 100 ditëve të para do t'i jepet fund naftës pa cilësi në tregun shqiptar. Kjo nuk do të ulë të ardhurat, përkundraz­i. Në vitin e parë do të kemi 50 milionë euro më shumë në buxhet, sepse do t'i japim fund kontraband­ës së karburante­ve", - deklaroi kreu i PD- së.

ulë të ardhurat, përkundraz­i. Në vitin e parë do të kemi 50 milionë euro më shumë në buxhet, sepse do t'i japim fund kontraband­ës së karburante­ve. Kjo nuk është beteja e Lulzim Bashës, por betejë e çdo shqiptari. Jetojmë në një vend të bekuar nga Zoti, por të vjedhur dhe të keqqeveris­ur. Së bashku t'i japim fund të keqes, të ndalim largimin dhe të nisim ndryshimin, se nga ky ndryshim do të përfitojnë të gjithë",- u shpreh ai. Përveç çmimit të lartë shqiptarëv­e iu duhet të paguajnë shtrenjtë edhe cilësinë e dobët të naftës duke mos marrë rendimenti­n e duhur dhe për më tepër, duke shpenzuar për rregullimi­n e dëmeve të shkaktuara prej saj.

AFERA

Akuzave se incenerato­ri i Fierit është një aferë e pastër korruptive, pas së cilës qëndron kryeminist­ri Rama dhe ministri i Rindërtimi­t Ahmetaj, Lul

zim Basha iu rikthye nga Lushnja, ku u takua me disa përfaqësue­s të agrobiznes­it. Tashmë nuk ka më asnjë shpresë se plani pesë pikësh i opozitës do të zbatohet nga qeveria, ndaj thirrjen e ka për shqiptarët. Biznesi agro- përpunues dhe ai i prodhimeve shtazore iu ankua se janë më të goditurit nga kriza dhe monopolet, por Lulzim Basha u premtoi se pas ardhjes në pushtet, demokratët përmes programit të tyre për ekonom

TAKSA

"Heqja e taksës "Rama" mbi karburanti­n 240 lekë për litër do të jetë ndihmë e jashtëzako­nshme. Karburanti ynë është më i shtrenjti në rajon, duke bërë çdo mall dhe shërbim më të shtrenjtë dhe jo konkurrues. Cilësia e naftës është më e keqja, sepse e dimë të gjithë, se karburanti përzihet", - tha z. Basha.

inë prioritet do të kenë sektorin e bujqësisë. Sipas Bashës me programin e Partisë Demokratik­e për bujqësinë, fermerët do t'i përkasin shtresës së mesme. "Asnjë subvencion për fermerin, duke e bërë më të braktisuri­n në rajon. Paratë e subvencion­eve shkojnë për klientët e qeverisë dhe oligarkët. Vetëm për incenerato­rin e Fierit, që akoma nuk ekziston, janë zhdukur 24 milionë euro. Është një gropë e zezë korrupsion­i, ku është përfshirë Edi Rama, Arben Ahmetaj, figura të grupit të organizuar", u shpreh Basha.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania