Gazeta Shqiptare

Demokratët votojnë sot në Tiranë, nga Budina e Breçani, te futbollist­i Andi Lila

Surprizat në listën e PD- së, në garë edhe Jul Deda dhe Klodiana Shala

- Valentina Madani

Partia Demokratik­e përmbyll sot në Ti ranë procesin e konsultimi­t me bazën, të emrave për deputetë dhe kryetarë bashkie. Për qarkun e Tiranës, janë 140 emra për të cilët anëtarësia do të japë pëlqimin. Ajo që vihet re është fakti se pjesa më e madhe e emrave të kryesisë, por dhe disa ish- deputetëve drejtues qarqesh, janë të përqendrua­r në degët e Tiranës. Kështu, ish- deputeti Agron Shehaj do t'i nënshtrohe­t pëlqimit të demokratëv­e në degën 5, ishministr­i Flamur Noka në degën 16, Grida Duma në degën 9, ndërsa bie në sy emri i ish- futbollist­it të Kombëtares, Andi Lila, në degën e Kavajës. Në listën e PDsë vihet re edhe rikthimi i figurave, të cilët kanë qenë në poste drejtuese në kohën e Sali Berishës, siç është dhe Erzen Breçani, ish- drejtor i Policisë së Tiranës. Po ashtu, mes këtyre emrave janë edhe Arben Ristani dhe kryetari i Bashkisë Vorë, Fiqiri Ismaili. Në listë është edhe aktori Robert Budina si dhe atletja Klodiana Shala, apo aktori i humorit Julian Deda. Procesi i zgjedhjeve në PD është shoqëruar edhe me debate në disa prej degëve të saj. Dy ditë më parë, Anëtari i Komisionit të Vlerësimit të Kandidatur­ave në PD, Besnik Mustafaj, i ftuar në "News24", foli për skualifiki­me- surprizë në qarkun e Korçës nga anëtarësia. Mustafaj theksoi se në këtë proces nuk ka term ' skualifiki­m', por ata që janë hequr nga anëtarësia s'mund të garojnë për deputetë. Por Mustafaj ka shpjeguar listën ll në PD, sipas të cilit do të jenë ata që opozita kur të marrë qeverinë do të përzgjedhë për emërimet politike që do të kryejë në postet shtetërore. Sipas Mustafajt, ata që kanë arritur deri në fazën e votimit nga anëtarësia, do të jenë ndër më të preferuari­t nesër për emërimet politike. "Lis

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania