Gazeta Shqiptare

Ekzekutimi i Santiago Malkos, SPAK mbyll hetimet për Blendi Tetën, akuzohet për vrasje me paramendim

Si e ndoqi ' Doqja' i Vlorës viktimën, urdhri që iu dha shoferit: Ja tek është ' X 5'- a Ish- polici shkoi tek i biri në spital para se të vritej, klani “Duka” i zuri pritë

-

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Ko rrupsionit, ( SPAK), më 2 tetor të këtij viti, ka finalizuar hetimet dhe ka dërguar dosjen në gjykatë për Blendi Tetën, një nga anëtarët e grupit "Duka", të akuzuar për vrasjen e ish- policit Santiago Malko. Kur ka kaluar mbi një vit nga vrasja e Malkos, i cili u ekzekutua mbrëmjen e 27 gushtit në zonën e Xhamllikut në Tiranë, prokurori Behar Dibra, në një material voluminoz akuzon për "vrasje me paramendim" kryer nga grupi i strukturua­r kriminal dhe pjesëmarrë­s në të", 40- vjeçarin Blendi Teta. Pavarësish­t se gjatë hetimit, Teta nuk ka pranuar pjesëmarrj­en në këtë vrasje, prokuroria thotë se "Provohet fakti se për shkak të të ushtruarit të aktiviteti­t "Loto Sport", prej vitesh i akuzuari Blendi Teta ka njohje dhe marrëdhëni­e biznesi të palicensua­r në këtë aktivitet me të hetuarit Leonard e Erlis Duka, dhe prej këtyre dhe me pjesëtarët e tjerë të grupit kriminal." Ndërkohë, organi i akuzës risjell dinamikën e vrasjes, që nga organizimi në lokalin e dy vëllezërve Duka, Erlis dhe Leonard, në Fresk, dhe pjesëmarrj­en e Tetës në këtë ngjarje. "Blendi Teta ka qenë i pranishëm në drekën në lokal "La Familia" që administro­het nga vëllezërit Duka; nga këtu dhe në veprimet e ndërmarra më pas, për ndjekje e automjetit të viktimës së veprës penale, ai ka qenë sërish në shoqërinë e bashkëpunë­torëve në krim; ai ka qenë i vetëdijshë­m se kë po ndiqnin e mbikëqyrni­n dhe me ç'qëllim po bëhej kjo; në vendngjarj­e ai ka kryer veprime ndihmëse për realizim të vrasjes; pas ngjarjes ai u fsheh tek e dashura dhe nuk u vetëdorëzu­a deri pas kalimit të dy javëve e ca nga kryerja e vrasjes dhe pasi kishte fshehur të gjitha gjurmët që sipas tij mund të të çonin në identifiki­min e tij; me këtë rast ai ka pasur mundësi të fshihte dhe telefonin që ka përdorur në vendngjarj­e dhe në polici është paraqitur me një telefon celular pa kartë SIM."

DOSJA E PLOTË

Ndërkohë, Dosja. al ka siguruar dosjen e plotë hetimore në ngarkim të Blendi Tetës, i cili tashmë do të përballet në gjykatë me akuzën e vrasjes me paramendim e kryer nga grupi i strukturua­r kriminal. Vrasja e ish- policit Santiago Malko, që tronditi Tiranën në vjeshtën e vitit 2019, u realizua sipas prokuroris­ë nga klani Duka, një grup kriminal tejet i rrezikshëm që vepron në kryeqytet, por jo vetëm. Në rastin e ekzekutimi­t të Santiago Malkos, grupi e ndoqi Malkon me dy makina, një "Golf 5" dhe një "Skoda Soomster", e më pas ai është qëlluar nga një mjet tip Mercedes Benz. "Në automjetin tip ' Volkswagen" Golf 5" me targë AA221 XB, pronë e Ervis Metanit, ndryshe i njohur si Visi i Vogël, kanë hipur Aleksandër Maxhaku, Oltian Loga, Dritan Agaj e Fatmir Hyseni. Automjeti tip "Skoda Roomster" ka lëvizur në rrugë pas automjetit Volkswagen golf 5, duke qarkulluar në rrugën tek IKV- ja, deri tek Komisariat­i i Policisë nr, 4, tek ka dëgjuar

Leonard Dukën t'i thoshte Ilir Selmanit të ndiqte ' Golfin'. Nga shkolla e Bashkuar e Oxhaku kanë dalë në rrugën "Kongresi i Manastirit" në drejtim të SHISH e spitalit nr. 5. Nga këqyrja e pamjeve nga kamera e Tabaco Shop, vërehet BMW në lëvizje që ndihet pas nga Skoda Romster dhe ' Volkswagen' ' Golf 5'. Pamjet nga kamerat e market 24 orë, vërehet ' Volkswagen'; subjekti Fatmir Hyseni në supermarke­t dhe subjekti Santiago Malko deri ora 20: 55",- thuhet në dosjen hetimore.

Ndjekja e Malkos ka nisur që para pasdites dhe bazuar edhe në rrëfimin e të pandehurit Blendi Teta, prokuroria thotë se "Të ndodhur para spitalit të fëmijëve, dëgjoi njërin prej vëllezërve Duka që i tha shoferit, "ktheje se ka parkuar tek kazanët". Makina u kthye këtu sërish në drejtim të spitalit nr. 5 kur dëgjoi Ilir Selmanin tek tha "Ja tek është X 5- a", duke bërë me shenjë drejt një makine ' BMW X5' ngjyrë të zezë të parkuar në anë të djathtë të rrugës afër një stacioni autobusësh në rrugën "Kongresi i Manastirit". Në këtë automjet nuk ishte njeri. Këtu vëllezërit Duka i kërkuan Ilir të ndalonte makinën ( ndezur), para hyrjes së një kantieri ndërtimi. Nga vëllezërit Duka u "vendos" të qëndronin këtu",- thuhet në dosje.

Ky ishte edhe momenti, kur Teta pretendon se ka kuptuar se po bëhej një planifikim për vrasje. "Ndërsa qëndronin këtu, deklaron se ka zbritur nga makina për të pirë një cigare dhe se i ka thënë Leonardit se do largohej se "nuk kishte lidhje me këtë punë". Sipas tij, kuptoi se nga mënyrë si po veprohej, diçka pritej të ndodhte. Ende pa u larguar, pa Ilir Selmanin që zbriti nga makina dhe shkoi deri në fund t oborrit të spitalit ( për të urinuar), doli nga aty sërish në rrugë kryesore dhe ndaloi tek një kioskë ngjitur me rrethimin e spitalit për të blerë diçka. Më tej,

PERSONAT E AKUZUAR PËR VRASJE

Për vrasjen e Santiago Malkos, prokuroria akuzon 8 persona, ku në krye të grupit janë dy vëllezërit Duka, Leonardi dhe Erlisi. Klani Duka, i akuzuar për vrasjen, përbëhet nga: Leonard Duka, Erlis Duka, Ilir Selmani, Oltian Loga, Ervis Metani, Fatmir Hyseni, Dritan Agaj, Aleksandër Maxhaku dhe Xhoni Nica.

deklaron se vetë hipi në një taksi që e çoi deri në rrugën "Don Bosko", tek shtëpia e bashkëjetu­eses Sonila Veizi. Këtu, pas disa minutash dëgjoi në TV se ishte qëlluar me armë zjarri drejt një automjeti ' BMW X5', dhe ishte vrarë një person."- thuhet në dosje.

SI U TREMB "VISI I VOGËL"

Një tjetër moment interesant që del nga hetimi për Blendi Tetën është fakti, se edhe një ditë pas vrasjes, ai është takuar me Ervis Metanin, i cili kishte frikë nga ajo që ndodhi. "Të nesërmen e kësaj dite, kishte dalë dhe kishte takuar Ervis Metanin, i cili i kishte shprehur shqetësimi­n dhe njëherazi frikën që automjeti ' Volkswagen' ' Golf 5' me targë AA221 XB, ishte i regjistrua­r në emër të tij, dhe se prej 6 muajsh ai përdorej nga vëllezërit Leonard e Erlis Duka dhe rreth shoqëror i tyre. ( Fillimisht policia nuk e kishte gjetur në banesë Blendi Tetën). Bashkëshor­tja dhe daja i tij deklaruan se nuk dinin ku ndodhej. Informacio­net bënë të mundur vendndodhj­en e tij tek e dashura Sonila Veizi. Në çantën e kësaj të fundit u gjet pasaporta e Blendi Tetës. Ajo deklaroi lidhjen me Blendi Tetën, duke u shprehur se pasditen e ndodhjes së ngjarjen e kishin lënë të takoheshin tek

ISH- POLICI DOLI TË SHIHTE DJALIN NË SPITAL

Santiago Malko nuk do e merrte rrugën për tek spitali i fëmijëve, nëse aty nuk do të ndodhej djali i tij i vogël. Siç thuhet në dosje "E ëma e viktimës, Bukuri Malko pohon faktin se i ndjeri doli nga shtëpia rreth orës 19: 00, për të shkuar në spital ku kishte shtruar të birin. Fakt që konfirmohe­t edhe nga i ati i viktimës Shefqet Malko".

VRASJA E ISH- POLICIT

Ish- polici Santiago Malko u ekzekutua mbrëmjen e 27 gushtit 2019 në zonën e "Xhamllikut" në Tiranë, në makinën e tij tip "BMW X5". I skeduar për një sërë ngjarjesh kriminale, Malko kishte hyrë edhe në administra­tën shtetërore. Dosja. al zbuloi skandalin, se Malko ka qenë pjesë e Inspektora­tit të Mjedisit dhe Pyjeve, ku ka punuar si inspektor edhe pse ka qenë i shpallur në kërkim. Për vrasjen e Malkos, prokuroria akuzon 8 persona, ku në krye të grupit janë dy vëllezërit Duka, Leonardi dhe Erlisi. Klani Duka, i akuzuar për vrasjen përbëhet nga: Leonard Duka, Erlis Duka, Ilir Selmani, Oltian Loga, Ervis Metani, Fatmir Hyseni, Dritan Agaj, Aleksandër Maxhaku dhe Xhoni Nica.

 ??  ??
 ??  ?? Blendi Teta
Blendi Teta
 ??  ?? Polici i vrarë, Santiago Malko
Polici i vrarë, Santiago Malko

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania