Gazeta Shqiptare

Vrasja e dy të rinjve, arrestohet Rrok Pepaj, babai i autorit të dyshuar

Familjet hapin dyert e mortit. Policia, ndihmë nga homologët për kapjen e Danjel Pepajt I moshuari akuzohet si bashkëpunë­tor në kultivimin e kanabisit dhe për dëshmi të rreme

-

PMALËSI E MADHE

as vrasjes së dyfishtë në Malësinë e Madhe, policia e Shkodrës ka arrestuar Rrok Pepajn, babain e autorit të dyshuar, Danjel Pepaj, i cili dyshohet për ekzekutimi­n e dy të rinjve. Mësohet se babai i vrasësit akuzohet për dhënie të dëshmisë së rreme dhe bashkëpunë­tor në kultivimin e kanabisit. Rrok Pepaj gjatë ditës së enjte ka dhënë dëshminë e tij për disa orë para hetuesve, ku në fund policia ka vendosur arrestimin e tij pikërisht për dhënien të dëshmisë së rreme, pasi sipas tyre ai është një person që ka pasur dijeni për ngjarjen. Trupat e pajetë të Vilson Çutaj dhe Klement Pepajt u gjetën pas 5 ditësh kërkime. Trupat u gjetën të ndarë nga njëri tjetri dhe të ekzekutuar me kallashnik­ov. Fillimisht Danjeli ka qëlluar mbi Vilsonin, trupi i të cilit është bërë shoshë nga plumbat dhe më pas ka qëlluar nga frika kushëririn e tij Klementin pas shpine. Danjel Pepaj e mbante armën të fshehur në parcelën me kanabis në afërsi të fshatit Vrith, ku ndodhi dhe ekzekutimi i dy të rinjve. Danjel Pepaj, dyshohet se menjëherë pas ngjarjes është larguar në drejtim të Malit të Zi. Ngjarja ka marrë shkas pas sherrit për parcelat me kanabi. Po ashtu mësohet se ka qenë babai i tij ai që e ka çuar policinë në parcelat me kanabis, ndërsa kjo e fundit pas hetimeve ka arrestuar të moshuarin. Një ditë pas gjetjes së trupave të dy të rinjve në fshatin Vrith, familja e Klement Pepajt ka hapur dyert e mortit. Ndërkohë që në banesën e Rrok Pepajt, babait të Danielit, i dyshuari kryesor për vrasjen e Vilsonit dhe Klementit, ndodhet në një mjet policie. Autoritete­t i druhen hakmarrjes, ndërkohë që vijojnë kërkimet për Danielin në të gjithë vendin. Ndërkohë familja e Danielit ëshë ngujuar në shtëpi nga frika e një konflikti me familjen e Klement Pepajt ose Vilson Çutajt për shkak të hakmarrjes.

DINAMIKA E NGJARJES

"News 24" dhe "Gazeta Shqiptare" kanë mësuar dinamikën e vrasjes në Vrith të Malësisë së Madhe. Danjel Pepaj, i akuzuar nga kushërinjt­ë e tij për vjedhje kanabisi, i ka dhënë ditën e ngjarjes pas torturës 30 rrënjë kanabisi Vilson Çutajt dhe Klement Pepajt. Sapo kanë dalë nga parcela e tij, Danjel Pepaj ka qëlluar dy kushërinjt­ë, Klement Papajn në ballë dhe nga mbrapa Vilson Çutajn në brinjë. Të dy gjetën vdekjen. Më pas ai i ka vendosur flakën gjithë parcelës së tij dhe u largua menjëherë, teksa la trupat e pajetë të kushërinjv­e pak metra larg.

Në datën 3 tetor të tre kushërinjt­ë janë shpallur të zhdukur teksa rezultoi se ngjarja e kishte zanafillën tek konflikti për kanabisin, Klement Pepaj dhe Vilson Cutaj akuzonin Danjel Pepajn se u kishte vjedhur kanabis nga parcela e tyre në zonën malore të Vrithit. Pikërisht ata e torturuan dhunshëm Pepajn. U

 ??  ?? Viktima Klement Pepaj
Viktima Klement Pepaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania