Gazeta Shqiptare

Vrasja e dyfishtë në Malësinë e Madhe, PD: Rama uron "Hëngshin kokat e njëri- tjetrit", të rinjtë viktima të qeverisjes me krimin

-

TIRANË - Partia Demokratik­e ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë në Malësinë e Madhe, ku pas sherrit për parcelat me kanabis një i ri vrau me armë Vilson Çutajn dhe Klement Pepajn. Përmes një reagimi, ish- deputeti i PD- së Enkelejd Alibeaj pohoi se rinia po bëhet viktimë e qeverisjes së Ramës me krimin.

REAGIMI I ALIBEAJT

2 të rinj u ekzekutuan në Malësi të Madhe për shkak të trafikut të drogës. Makabritet­i i kësaj ngjarje dhe shumë të tjerave si ajo, ka qenë dhe është oferta e vetme e Edi Ramës në 7 vite qeverisje të zhytur në krim, trafik dhe vrasje. Të papunë, të pashpresë, të hedhur në rrugë prej shtetit, rinia shqiptare i serviret pa

desh ndihma e babait të autorit, Rrok Pepajt që çoi policinë tek parcela e të birit afër së cilës u gjendën dhe trupat e pajetë. Nga ana tjetër, policia e Shkodrës ka dhënë informacio­ne zyrtare në lidhje me ngjarjen e ndodhur në fshatit Vrith të Malësisë së Madhe, ku u gjetën të vrarë dy të rinjtë Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj.

NJOFTIMI I POLICISE

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, menjëherë pas marrjes së njoftimit për humbjen e konmëshirë grykësisë së krimit, rrugës së vrasjeve dhe trafikut të drogës. Kjo është e vetmja platformë qeverisjej­e e një kryeminist­ri që erdhi me krimin e që krimin ua servir shqiptarëv­e tash e 7 vjet. Viktima e kësaj alternativ­e të Edi Ramës është, në radhë të parë, rinia shqiptare: ose duke u masakruar në këtë vend ose duke u larguar prej këtij vendi!

takteve të tre të rinjve me familjarët e tyre në Malësinë e Madhe, organizuan grupe kontrolli në të gjithë zonën duke përdorur edhe dronë.

Njëkohësis­ht u ngrit një grup i posaçëm hetimor me specialist­ët më të mirë të Hetimit të Krimit në DVP Shkodër dhe në Departamen­tin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe nën drejtimin e Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijoi puna për zbardhjen e ngjarjes, pasi dyshohej se të rinjtë mund të ishin vrarë. Pas

Kufoma të panumërta deti ka nxjerrë ne Vlorë; vrasje me plumb pas koke, kanë ndodhur në parcelat e hashashit; dhjetëra të rinj, numërohen si prè e krimit, të zhdukur pa nam e nishan, pasojë kjo e luftës gjakatare mes bandave të krimit që kjo qeveri inkurajoi e forcoi!

E ndaj kësaj situate, qëndron nënqeshja makabre e Edi Ramës, teksa këtë shërbesë të hidhur krimi dhe vdekje, servirur shqiptarëv­e, e kalon pa ndjesinë më të vogël të brejtjes së ndërgjegje­s teksa uron "hëngshin kokat e njëri- tjetrit"!! 25 prilli është dita që Edi Rama dhe qeverisja kriminale e tij të lajë njëherë e mirë borxhin dhe hakun e dhimbjes qe u ka shkaktuar shqiptarëv­e dhe familjeve të tyre!

kërkimeve intensive në malet e fshatit Vrith, Malësi e Madhe, në vendin e quajtur "Rrenza e Grecajve", u bë e mundur gjetja e trupave të pajetë të dy të rinjve, Vilson Çutaj, 37 vjeç dhe Klement Pepaj, 21 vjeç. Nga veprimet e para hetimore rezultoi se këta dy shtetas ishin vrarë me armë zjarri. Gjithashtu, nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe kontrollit përreth vendit të ngjarjes u gjetën të kultivuara 29 bimë kanabis. Në lidhje me këtë ngjarje u arrestua në flagrancë për veprën

penale "Kultivim i bimëve narkotike", shtetasi Rrok Pepaj, lindur dhe banues në fshatin Vrith, Malësi e Madhe, pasi dyshohet se në bashkëpuni­m me djalin e tij Danjel Pepaj, 25 vjeç, në fshatin Vrith, Malësi e Madhe janë personat që kanë kultivuar 29 bimët narkotike të gjetura në vendin e ngjarjes. Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga grupi i posaçëm hetimor për zbardhjen e ngjarjes, si rezultat i provave e informacio­neve të grumbullua­ra dhe veprimeve të shpejta pro

fesionale është bërë shpallja në kërkim e autorit të dyshuar të vrasjes së dy të rinjve, konkretish­t e shtetasit Danjel Pepaj, 25 vjeç, banues në fshatin Vrith, Malësi e Madhe, për veprat penale "Vrasja në rrethana cilësuese", "Armëmbajtj­a pa leje" dhe "Kultivimi i bimëve narkotike". Vijon puna intensive, në bashkëpuni­m edhe me homologët e vendeve fqinjë, për të bërë të mundur lokalizimi­n e vendndodhj­es, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar Danjel Pepaj.

 ??  ?? Autori Danjel Pepaj
Viktima Vilson Çutaj
Autori Danjel Pepaj Viktima Vilson Çutaj
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania