Gazeta Shqiptare

Akademiku i digave

Shpallet "Nder i Kombit" në 100- vjetorin e lindjes

-

standardet bashkëkoho­re europiane e ato të miratuara nga Komiteti Ndërkombët­ar për Digat e Mëdha;

Organizimi i veprimtari­ve të përbashkët­a shkencore: konferenca, forume, konsultime etj., për çështje të digave e të lidhura me to; për nderimin, vlerësimin dhe evokimin e meritave të figurave të shquara akademike dhe inxhinieri­ke në fushën e projektimi­t dhe ndërtimit të digave, posaçërish­t të hidroenerg­jetikës; si dhe për bërjen të njohur të rëndësisë shkencore dhe ekonomike të veprave të mëdha ujore të sistemit unik energjetik dhe të atyre të bujqësisë;

Vendosja e një bashkëpuni­mi afatgjatë e të institucio­nalizuar midis Akademisë së të Rinjve dhe Forumit të Inxhinierë­ve të Rinj të Digave, që funksionon pranë KKDM; duke përfshirë të drejtën e propozimit për anëtarësim­e të ndërsjella mbi bazën e meritës dhe perspektiv­ës;

Krijimi i skuadrave dhe sinergjive intelektua­le për të ndikuar në mirëqeveri­sje për çështje me karakter strategjik, si: aktivizimi i burimeve natyrore përpjesëti­misht me mbrojtjen e ekosisteme­ve; ndryshimet në hidrologji­në e rajoneve ku janë ndërtuar diga të reja; kryerja e përgjegjës­ive që rrjedhin prej marrëveshj­eve të trashëguar­a ndërujore dhe ndërkufita­re me vendet fqinje ( Greqia,

Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut); nismat për regjistrim­in e trashëgimi­ve natyrore dhe atyre të krijuara nga dora e njeriut në listat e kryeveprav­e në ruajtje nga UNESCO.

Krijimi i një inventari shterues për digat e Shqipërisë që shfrytëzoh­en për fur nizim me ujë të pijshëm, për ujitje të tokave dhe për qëllime hidroenerg­jetike; për gjendjen e tyre teknike, për problemet dhe perspektiv­ën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania