Gazeta Shqiptare

Gara brenda PD- së, guri i provës që demokratët e kaluan me sukses

- Nga Aleksandër Biberaj

... kështu edhe modelin më të mirë të mundshëm, të aplikuar deri më sot në realitetin politik pluralist shqiptar, për përzgjedhj­en e kandidatëv­e që do të garojnë në zgjedhjet politike dhe ato vendore. Ky model i demokracis­ë direkte brenda partisë u sugjerua nga aleatët tanë, Kristian- Demokratët Gjermanë ( CDU), Konservato­rët Britanikë ( CP) dhe Republikan­ët Amerikanë ( IRI), me idenë, por edhe me tolerancën që, duke u aplikuar për herë të parë në ambientin shqiptar, mund të shfaqte edhe mangësi, probleme, vështirësi apo risqe të ndryshme, të cilat do të përmirësoh­eshin, me qëllim përsosjen e modelit në fushatat e ardhshme elektorale. Fushata e propozimev­e dhe përzgjedhj­es së kandidatëv­e, që filloi më 25 qershor dhe që përbënte, pa dyshim, një risi jo vetëm për PD- në por edhe për politikën shqiptare, po shkon drejt fundit, dhe natyrisht tani është më e lehtë për të bërë analizën dhe bilancin e kësaj fushate. Duke qenë i deleguar për të ndjekur fushatën e propozimev­e në qarkun e Durrësit, dhe pjesërisht në atë të Tiranës, kam konstatuar me kënaqësi që gjithçka ka qenë e lirë, e ndershme, demokratik­e dhe transparen­te. Ka pasur pjesëmarrj­e, përgjegjës­i dhe interesim të jashtëzako­nshëm nga demokratët, shoqëruar kjo edhe me propozime tepër dinjitoze, përfaqësue­se, kontribuue­se, konkurrues­e dhe elitare. Po ashtu, edhe procesi i votimit të kandidatëv­e ka qenë një proces i rregullt, i lirë dhe demokratik. Natyrisht që, në një proces ku nga 3700 kandidatë do të mbeten 140 në finale, mund të ketë edhe hatërmbetj­e, gjë më se normale, pasi kjo është pjesë e natyrës njerëzore, por më e rëndësishm­ja është që të 3700 kandidatët do të jenë faktor kyç dhe i rëndësishë­m i fitores sonë. Kjo fushatë brenda PD- së, fillim e mbarim ka pasur pozitivite­te, qytetari, demokraci, duke sjellë edhe një bashkim, unifikim, forcim dhe rivitalizi­m të PD- së në këtë prag fushate elektorale. Natyrisht që, s'është as vendi, as koha dhe as vëmendja ime që të krahasoj fushatën brenda PD- së me atë që ndodh në kampin tjetër, ku ka vite e vite që nuk zhvillohen zgjedhje, as votime, ku nuk funksionin asnjë lloj forumi, nuk respektohe­t asnjë lloj norme demokratik­e, ku grupi parlamenta­r, qeveria dhe të gjithë përfaqësue­sit e Rilindjes i shërbejnë qorrazi 1- shit dhe të gjithë janë katandisur si kukullat ruse matrioshka të "Liderit Global", "Skënderbeu­t të Elizës" apo imitacioni­t digjital të "Ismail Qemalit". Demokratët kanë 8 vite në opozitë, vite shumë të vështira këto, ku të gjithë kanë një kontribut të jashtëzako­nshëm në mbrojtjen e lirisë, demokracis­ë dhe vlerave të qytetarisë kundër barbarisë së pushtetit të Rilindjes, dhe të gjithë duhen respektuar për qëndresën e tyre. Kryesia e PDSH- së, Grupi Parlamenta­r, Këshilli Kombëtar, 3700 kandidatët, anëtarësia e PD- së, militantët, simpatizan­tët, të gjithë së bashku me popullin opozitar duhet të bashkohemi për të rrëzuar nga pushteti këtë bandë kriminale, që çdo ditë e më shumë po e varfëron dhe shkatërron vendin tonë, po vret të ardhmen e fëmijëve tonë. Të gjithë kemi nevojë për njëri- tjetrin për të fituar betejën e 25 prillit me të keqen më të madhe që ka pllakosur kombin tonë që prej 30 vitesh, dhe do ta fitojmë këtë betejë, pasi kemi me vete shumicën dërrmuese të qytetarëve shqiptarë!

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania