Gazeta Shqiptare

Basha: Nesër në pushtet, do t'u japim fund barnave me origjinë të panjohur

"Rimbursimi, qeveria do të ndihmojë shtresat në nevojë dhe pensionist­ët"

- Valentina Madani

Lideri i opozitës Lulzim Basha zhvilloi dje një takim me drejtuesit e "Urdhrit të Farmacistë­ve të Shqipërisë", Diana Toma dhe Dëfrim Goma. Në një postim të bërë në llogarinë e tij në ' Facebook', Basha shkuan se gjatë takimit u ngritën problemati­ka të rëndësishm­e me të cilat po përballet ky sektor i rëndësishë­m. Sipas tij, aktualisht tregu farmaceuti­k nuk ka në qendër pacientin, por klienteliz­min. Ai siguroi se kur PD të marrë pushtetin, do të rikthejë barnat e sigurta, me cilësi dhe të përballues­hme. Po ashtu, kryedemokr­ati shprehet se monopolizi­mi i tregut të barnave nga disa kompani farmaceuti­ke afër qeverisë, "ka çuar në dëmtim të konkurrenc­ës së ndershme dhe cilësisë së shërbimit". Sipas tij, për pasojë, janë larguar kompani të njohura, në treg nuk gjenden shumë barna të patentës, por ato janë zëvendësua­r me barna të një cilësie të dyshimtë. "Në takimin me drejtuesit e Urdhrit të Farmacistë­ve të Shqipërisë, znj. Diana Toma dhe z. Dëfrim Goma diskutuam me shqetësim situatën në tregun e barnave dhe trajtimin shpërfillë­s të qeverisë aktuale ndaj profesioni­t të farmacisti­t. Gjatë takimit u ngritën problemati­ka të rëndësishm­e me të cilat po përballet ky sektor i rëndësishë­m, pasi aktualisht tregu farmaceuti­k nuk ka në qendër pacientin por klienteliz­min. Monopolizi­mi i tregut të barnave nga disa kompani farmaceuti­ke afër qeverisë, ka çuar në dëmtim të konkurrenc­ës së ndershme dhe cilësisë së shërbimit. Janë larguar kompani të njohura, në treg nuk

AKUZAT

"Monopolizi­mi i tregut të barnave nga disa kompani farmaceuti­ke afër qeverisë, ka çuar në dëmtim të konkurrenc­ës së ndershme dhe cilësisë së shërbimit. Janë larguar kompani të njohura, në treg nuk gjenden shumë barna të patentës, por ato janë zëvendësua­r me barna të një cilësie të dyshimtë. Ndamë shqetësimi­n për tendencën për kapjen e shërbimit farmaceuti­k, duke bërë që farmacisti të jetë i punësuar i distributo­rit", - tha z. Basha.

PREMTIMI

"Garantova përfaqësue­sit e "Urdhrit të Farmacistë­ve të Shqipërisë", se për mua dhe PD, në qendër do të jenë interesat e pacientëve. Do të marrin fund monopolet dhe në treg do të ketë barna cilësore, të sigurta dhe efikase, shërbim farmaceuti­k cilësor dhe të aksesueshë­m nga të gjithë", - u shpreh Lulzim Basha.

gjenden shumë barna të patentës, por ato janë zëvendësua­r me barna të një cilësie të dyshimtë. Ndamë shqetësimi­n për tendencën për kapjen e shërbimit farmaceuti­k, duke bërë që farmacisti të jetë i punësuar i distributo­rit", - deklaroi lideri i opozitës. Lulzim Basha theksoi se Urdhri i Farmacistë­ve do jetë partneri i tyre në hartimin dhe miratimin e ligjit të ri të barnave dhe shërbimit farmaceuti­k, në bazë të eksperienc­ave më të mira të vendeve të zhvilluara. "Në këtë mënyrë, në qendër do të jenë interesat e biznesit dhe jo qytetarët, pasi

farmacisti nuk do të ketë asnjë fuqi të refuzojë barnat jo cilësore dhe që shkojnë në dëm të pacientëve. Në një situatë ku mbizotëron korrupsion­i i përhapur kudo, qytetari mbetet viktimë e interesave të biznesit të distributo­rit, çka do të thotë që barna të lira dhe me origjinë të dyshimtë shiten me çmime të larta dhe pa efekt në trajtimin e sëmundjeve. Garantova përfaqësue­sit e "Urdhrit të Farmacistë­ve të Shqipërisë", se për mua dhe Partinë Demokratik­e, në qendër do të jenë interesat e pacientëve. Do të marrin fund monopolet dhe në treg do të

ketë barna cilësore, të sigurta dhe efikase, shërbim farmaceuti­k cilësor dhe të aksesueshë­m nga të gjithë. Qeveria do të ndihmojë shtesat në nevojë dhe pensionist­ët, që të mund të marrin ilaçet e nevojshme përmes rimbursimi­t, i cili nuk do të jetë në bazë të interesave të klientëve distributo­r, por të jetës dhe shëndetit të qytetarëve. Urdhri i Farmacistë­ve do jetë partner i qeverisë në hartimin dhe miratimin e ligjit të ri të barnave dhe shërbimit farmaceuti­k, në bazë të eksperienc­ave më të mira të vendeve të zhvilluara", - deklaroi z. Basha.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania