Gazeta Shqiptare

"S'duam që vendi t'i rikthehet izolimit", Rama: Maskat edhe në rrugë, e vetmja zgjidhje

Amnistia fiskale, kryeminist­ri: Drafti po konsultohe­t me ndërkombët­arët, së shpejti në Kuvend "Të ndalim infektimin masiv, pasojat do të ishin të rënda"

- Valentina Madani

Qeveria nuk do të tërhiqet nga am nistia fiskale, madje do ta paraqesë për miratim në parlament pas ndërhyrjev­e të nevojshme në draft, bazuar në vërejtjet e institucio­neve financiare ndërkombët­are. Në përgjigje të pyetjeve të një emigranti të kthyer nga Italia në Shkodër, kryeminist­ri Edi Rama njoftoi se drafti po i nënshtrohe­t konsulencë­s së nevojshme. "Sa i përket amnistisë fiskale jemi në proces, po punojmë ngushtësis­ht me ekspertizë ndërkombët­are, me institucio­ne financiare ndërkombët­are, sepse jam i bindur se njerëz si ti që kanë kursime në emigracion, për më tepër atyre që kthehen në Shqipëri, por dhe ata që nuk kthehen, por duan të formalizoj­në të ardhurat e tyre, duhet t'u japim mundësinë e amnistisë fiskale", - deklaroi z. Rama. Drafti i qeverisë që shkaktoi debate dhe reagime të forta nga opozita, u tërhoq pas mendimit kritik që dhanë Fondi Monetar Ndërkombët­ar, Banka Botërore dhe institucio­ne të tjera me ekspertizë financiare, ndërkohë që kryeminist­ri premtoi se ligji në fjalë do të bëhet realitet pa humbur shumë kohë. "Durim se punët e mira duan kohën, mundin dhe durimin e domosdoshë­m. Ki besim se më shpejt se vonë edhe këtë instrument do ta kesh në dispozicio­n t'i dhe gjithë shqiptarët e mirë me punën shkojnë përpara", - theksoi kryeminist­ri.

MASAT

Pavarësish­t reagimeve që ka ngjallur vendimi për bërjen e maskave të detyrueshm­e edhe në rrugë, kryeminist­ri Edi Rama mendon se kjo dhe të gjitha masat e ndërmarra janë e vetmja rrugë që vendi të mos i rikthehet mbylljes totale." Të

BELIND KËLLIÇI

"Sa herë që Edi Ramës i duhet të japë llogari për premtimet për 300 mijë vende pune, për shëndetësi falas, për taksim të ndershëm, për legalizime falas, për rritje të pagave për mësuesit dhe mjekët dhe për biznesin e vogël ai nxjerr vemjen e bashkisë të mashtrojë dhe shpifë me shpresën se qytetarët do të harrojnë varfërinë dhe hallet. Por ç'e do që studentët e dinë se duhet të paguajnë tarifa më të larta sivjet dhe buxheti i familjes u është varfëruar".

vendosim maskën, që nga e enjtja do të jetë e detyrueshm­e në mënyrë që largqoftë të mos detyrohemi të mbyllemi përsëri. Për të mbrojtur tani këtë që kemi arritur, është shumë e rëndësishm­e të zmbrapsim rrezikun e një infektimi masiv që mund të na çojë në një mbyllje sepse aty do të jetë shumë e rëndë", - tha Rama. Prej disa ditësh Rama ka nisur një formë të re komunikimi me ndjekësit e tij në rrjetet sociale e në përgjigje të interesit të tyre ai ripërsërit se shumë shpejt drafti i amnistisë fiskale do të jetë në parlament. "Po punojmë ngushtësis­ht me ekspertizë ndërkombët­are, me institucio­ne financiare ndërkombët­are, sepse unë jam i bindur që njerëzve si ti që kanë kurimet e tyre nga jeta në emigracion duhet t'u japim mundësinë e amnistisë

fiskale", z. Rama.

IZOLIMI?

Kryeminist­ri Edi Rama iu përgjigj dje pyetjeve të qytetarëve për çështje të ndryshme. Një ndër to ishte edhe ajo për biznesin e vogël se si mund t'i vihet në ndihmë pasi situata e koronaviru­sit do të vazhdojë dhe mund të përkeqësoh­et në të ardhmen. Kryeminist­ri Edi Rama u shpreh se qeveria ka hequr të gjitha taksat ndërkohë që po punon edhe për heqjen e kontrollev­e tek këto biznese. Megjithatë Rama e vuri theksin tek respektimi i masave anti- Covid dhe tek vendosja e maskave edhe në ambiente të hapura nga e enjtja. Kreu i ekzekutivi­t u shpreh se një mbyllje e dytë do të ishte e rëndë për të gjithë prandaj duhet zmbrapsur rreziku duke respektuar rregullat. "Miku im taksat zero, TVSH zero, pagën e luftës e dhamë në

atë moment kur ishit të mbyllur. Nuk e di se çfarë mund të bëjë akoma qeveria për ju ndërkohë që ju dhe të gjithë së bashku kemi në dorë të bëjmë diçka të madhe që të respektojm­ë rregullat dhe të vendosim maskën që nga e enjtja, do të jetë e detyrueshm­e në mënyrë që largqoftë të mos detyrohemi të mbyllemi përsëri. Për të mbrojtur tani këtë që kemi arritur duke zeruar plotësisht detyrimet tuaja ndaj shtetit madje po punojmë për zerimin e të gjitha llojeve të kontrollev­e që të mos keni asnjë shqetësim dhe të jeni njerëz të lirë në punën tuaj dhe gjithçka që fitoni ta çoni në shtëpinë tuaj është shumë e rëndësishm­e të zmbrapsim rrezikun e një infektimi masiv që mund të na çojë në një mbyllje, sepse aty do të jetë shumë e rëndë jo vetëm për biznesin e vogël, por për të gjithë",- theksoi z. Rama.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania