Gazeta Shqiptare

Meta: Tradhtarët dhe gjakprishu­rit s'do ta cenojnë dinjitetin e heronjve

"Sakrifikua­n gjithçka për Shqipërinë e lirë dhe demokratik­e"

- Valentina Madani

Gjatë vizitës së tij në Shkodër, kreu i sh tetit, Ilir Meta ndaloi edhe te monumenti i "5 Heronjve të Vigut", për t'u përulur me respekt e nderim para jetës e veprës së bijve më të shquar të saj, të Lezhës dhe Mirditës, të cilët dhanë jetën për çlirimin e atdheut. Në një postim në "Facebook", Meta shprehet se populli i Shkodrës dhe populli shqiptar nuk do t'i harrojë kurrë bijat dhe bijtë e saj më të mirë, të cilët sakrifikua­n gjithçka për Shqipërinë e lirë, sovrane dhe demokratik­e. Presidenti nënvizon se tradhtarët dhe gjakprishu­rit kurrë nuk do t'ia dalin të cenojnë dinjitetin dhe veprën e heronjve dhe dëshmorëve të kombit, që ndriçon rrugën tonë drejt së ardhmes së sigurt europiane. "Sa herë e vizitoj Shkodrën, nuk mund të mos ndalem te monumenti i ' 5 Heronjve të Vigut', për t'u përulur me respekt e nderim të thellë para jetës e veprës së bijve më të shquar të saj, të Lezhës dhe Mirditës, të cilët dhanë jetën për çlirimin e atdheut. Populli i Shkodrës dhe populli shqiptar nuk do t'i harrojë kurrë bijat dhe bijtë e saj më të mirë, të cilët sakrifikua­n gjithçka për Shqipërinë e lirë, sovrane dhe demokratik­e. Tradhtarët dhe gjakprishu­rit kurrë nuk do t'ia dalin të cenojnë dinjitetin dhe veprën e heronjve dhe dëshmorëve të kombit, që

ILIR META

"Populli i Shkodrës dhe populli shqiptar nuk do t'i harrojë kurrë bijat dhe bijtë e saj më të mirë, të cilët sakrifikua­n gjithçka për Shqipërinë e lirë, sovrane dhe demokratik­e.

Tradhtarët dhe gjakprishu­rit kurrë nuk do t'ia dalin të cenojnë dinjitetin dhe veprën e heronjve dhe dëshmorëve të kombit, që ndriçon rrugën tonë drejt së ardhmes së sigurt europiane", - deklaroi z. Meta.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania