Gazeta Shqiptare

Kufiri detar, ministri i Jashtëm grek: Zgjidhja, e rëndësishm­e për integrimin

-

Ministri i Jashtëm në detyrë i Greqisë, Nikos Dendias komentoi dje ecurinë e bisedimeve me Shqipërinë, lidhur me çështjen e kufirit detar. Në një intervistë për mediat greke, kryediplom­ati grek deklaroi se dëshiron që të zgjidhen sa më shpejt çështjet e prapambetu­ra me Shqipërinë. Mes të tjerash, ministri Dendias theksoi se me Shqipërinë ishte nënshkruar marrëveshj­a e vitit 2009, por që sipas tij, nuk pati zhvillim për arsye të njohura. "Është zgjedhje e Greqisë përcaktimi i shelfit kontinenta­l dhe ZEE të bazohet në të drejtën ndërkombët­are, me të gjitha vendet fqinje. Kështu dëshirojmë edhe me Shqipërinë, ta zgjidhim këtë çështje të prapambetu­r sa më shpejt të jetë e mundur. Siç deklarova pak kohë më parë në Parlament, në debatin për ratifikimi­n e marrëveshj­eve të demarkacio­nit detar me Italinë dhe Egjiptin, shpresoj që hapi tjetër të jetë nënshkrimi i një marrëveshj­eje me Shqipërinë. Më lejoni t'ju kujtoj se ne kishim nënshkruar një marrëveshj­e në 2009, por që nuk pati zhvillim për arsyet e njohura. Shpresoj që së shpejti të mundemi të rikapim sërish fillin e bisedimeve përkatëse dhe të arrijmë në rezultate të kënaqshme për të dyja palët. Është e rëndësishm­e, në kontekstin e marrëdhëni­eve të fqinjësisë së mirë dhe duke marrë parasysh perspektiv­ën evropiane të vendit tonë fqinj, të mbyllen të gjitha çështjet e hapura, pasi kjo automatiki­sht do të drejtojë në një azhurnim të marrëdhëni­eve tona dypalëshe dhe do të jetë në të mirën e të gjithëve", - është shprehur ministri grek.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania