Gazeta Shqiptare

ERION VELIAJ

- SHPALLJE ANKANDI

"Pashë debatin e presidenti­t me këto dekorata, dhe meqë jemi në Pezë, besoj më lejohet t'i drejtohem. Tha ' Vojo Kushi, Vojo Kushi', mirë po dakord, çdo njeri do të jetojë jetën që flet dhe jeton. Se nëse themi të tjera fjalë, nëse flasim për dashuri dhe rrihemi me karrige, nuk jetojmë jetën që flasim. Te ' Selvia' para ca kohësh ishte mbushur me kioska me bingo; një moment kryetari i bashkisë sheh që te busti i Vojo Kushit po ngrihej loto me një kafaz, dhe kafazi i shkonte Vojos nga sipër", - tha z. Veliaj.

ndriçon rrugën tonë drejt së ardhmes së sigurt europiane. I paharruar dhe i përjetshëm kujtimi i 5 Heronjve të Vigut dhe i të gjithë Dëshmorëve të Atdheut!" - shkruan Meta.

DEBATI

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u bë dje pjesë përfshirës­e e debatit të ditëve të fundit mes kryeminist­rit Edi Rama dhe presidenti­t Ilir Meta për çështjen e dekoratave. Veliaj shigjetoi Ilir Metën nga Peza, duke thënë se ka sjellë të parin në Tiranë, deputetin që kishte ngritur kioska sipër bustit të Vojo Kushit. "Pashë debatin e presidenti­t me këto de

korata, dhe meqë jemi në Pezë, besoj më lejohet t'i drejtohem. Tha ' Vojo Kushi, Vojo Kushi', mirë po dakord, çdo njeri do të jetojë jetën që flet dhe jeton. Se nëse themi të tjera fjalë, nëse flasim për dashuri dhe rrihemi me karrige, nuk jetojmë jetën që flasim. Te ' Selvia' para ca kohësh ishte mbushur me kioska me bingo, një moment kryetari i bashkisë sheh që te busti i Vojo Kushit po ngrihej loto me një kafaz, dhe kafazi i shkonte Vojos nga sipër. Si Vojo ia kishte hip tankut, ia kishte hip lotoja Vojos. Dhe më tha policia bashkiake se ' ka ardhur deputeti Rimi. Ka ardhur, se lotot janë pronë

e tij dhe ky e bën shtesën dhe s'na le me punu'. Në qeverinë tonë Vojo Kushi ka vendin e vet dhe lotot kanë vendin e vet. Dje doli lajmi se presidenti që do kaq shumë Vojo Kushin dhe dekoratat, sjell të parin e Tiranës për partinë e vet, deputetin që ia hipte Vojos sipër. Me kë tallen këta, mendojnë se njerëzit janë budallenj? S'e kuptojnë se dekoratat janë fiktive? Kur ti sjell zaptuesin e Vojo Kushit dhe e bën të parin në Tiranë, është të tallesh me gjakun e dëshmorëve, sepse është fyese, në një vend të shenjtë që është destinuar për dëshmorët ti nuk mund të tallesh", - theksoi z. Veliaj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania