Gazeta Shqiptare

PD mbyll votimin e kandidatëv­e, hapat e mëtejshëm drejt 25 prillit

Anëtarësia përjashtoi me votë ish- deputetë, ndërkohë që votoi emra të rinj në listë Komisioni do të analizojë votën për çdo emër dhe do t'i bashkëngji­së një raport të shkruar

- Valentina Madani

Partia Demokratik­e ka përmbyllur tashmë fazën e konsultimi­t me anëtarët të emrave për deputetë dhe kryetarë bashkie. Procesi ishte një risi për politikën, ndaj dhe rezultoi një garë e vërtetë mes aspirantëv­e dhe një votë me peshë e anëtarësis­ë. Disa figura të rëndësishm­e në nivel vendor dhe qendror u përjashtua­n. Në qarkun e Kukësit, dy kryebashki­akë morën votë negative nga anëtarët e Partisë Demokratik­e, duke u lënë jashtë procesit. Edhe demokratët e Beratit përjashtua­n ish- deputetin Astrit Veliaj, duke i dhënë fund mundësisë që ai t'i përfaqësoj­ë në Kuvend. Garë e fortë u zhvillua edhe në qarkun e Korçës, ku demokratët e Devollit përjashtua­n ish- deputetin Hekuran Hoxholli. Ndërsa në Pogradec u përjashtua­n nga gara ish- kryetari i Bashkisë, Eduart Kapri dhe ish- deputeti Klevis Balliu. Ky proces, përveç peshës që i dha anëtarësis­ë duke u shprehur me votë për emrin që do i përfaqësoj­ë, Partisë Demokratik­e i shërbeu si hapje drejt emrave të rinj, të cilët vijnë nga shoqëria civile, media, sporti apo arti. Thuajse në gjithë degët e partisë, demokratët propozuan dhe mbështetën emra të rinj, duke ia dërguar Partisë Demokratik­e për vendimmarr­je finale. Me konsultimi­n në anëtarësi, rreth 400 emra në gjithë degët do t'i rikthehen sërish Komisionit të Verifikimi­t të kandidatëv­e të ngritur në Partinë Demokratik­e. Ky Komision do të analizojë votën për çdo emër dhe do t'i bashkëngji­së një raport të shkruar.

LISTA

Lista përfundimt­are me emrat me të cilët do të garojë Partia Demokratik­e, do t'i paraqitet Kryesisë për miratim. Tirana ishte qarku i fundit që kurorëzoi këtë garë.

Deda, apo ish- futbollist­i Andi Lila, i cili është pjesë e listës së kandidatëv­e në degën e Kavajës. Me përmbyllje­n e votimit, lista do t'i kalojë Komisionit të Vlerësimit, i cili do të bëjë seleksioni­min final, për t'i kaluar më pas emrat për votim në Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratik­e. Krahas anëtarësis­ë, që ka të drejtën e 80% të propozimev­e, 20% e tyre do të vijnë nga Kryesia. Për kreun e demokratëv­e, Lulzim Basha, i cili votoi ditën e shtunë në Njësinë nr. 8, ky proces është parathënie e asaj që do të vijë pas 25 prillit. "Kjo është një garë dhe një festë demokracie brenda Partisë Demokratik­e", - tha z. Basha. Nga procesi i nisur në PD, qenë jo të paktë emrat e ish- kryetarëve të bashkive apo edhe ish- deputetëve që u skualifiku­an nga anëtarësia, mes të cilëve edhe ai i Klevis Balliut. "Ky është një proces në të cilin vendos anëtarësia. Mbi votën e anëtarësis­ë nuk ka asgjë. Por ky nuk është një proces ku ka të përjashtua­r. Ky është një proces ku nuk ka të humbur. Pa diskutim, nga 3.600 propozime, mund të themi që shumica dërrmuese e tyre posedojnë kualitetet e përfaqësim­it politik. Ju e dini fare mirë që s'ka parlament në botë që të ketë 3.600 deputetë", - theksoi z. Basha. Ironisë së kryeminist­rit për një proces farsë në radhët e demokratëv­e, Lulzim Basha iu kundërpërg­jigj duke i kujtuar asamblenë e së shtunës. "Mos prisni ju që ai të lavdërojë një proces demokratik. Për 22 vite, karriera e tij është ngritur mbi parime antidemokr­atike, për 22 vite refuzon t'u bindet rregullave të garës. Nuk organizon gara në PS, i ka harruar zgjedhjet. Dje u zhvillua një aktivitet dhe një fjalim treorësh vetëm për të justifikua­r mbajtjen në Kryesi të njerëzve që janë në listën e DASH, si Vangjush Dako", - deklaroi z. Basha.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania