Gazeta Shqiptare

Pjesë e një grupi të strukturua­r kriminal, arrestohet në Spanjë 29- vjeçari shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombët­ar

Gentjan Marku, pjesë e dosjes 339 me dy nipërit e ish- deputetit Ndoka Kreu marrëdhëni­e seksuale me dhunë me të miturën, arrestohet 25- vjeçari, në pranga dhe një 47- vjeçare për drogë

-

Një 29- vjeçar shqiptar është arrestuar në Spanjë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombët­ar për pjesëmarrj­e në grup të strukturua­r kriminal. Mësohet se është arrestuar i riu Gentjan Marku, i cili pritet të ekstradohe­t drejt vendit tonë për t'u përballur me drejtësinë për veprat penale: "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike", "Trafikimi i lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpuni­m në formën e posaçme të "Grupit të strukturua­r kriminal", "Kryerjes së veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturua­r kriminal". Mësohet se Marku ishte i shpallur në kërkim ndërkombët­ar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë, në vitin 2018, ka vendosur, masën e sigurimit "Arrest me burg".

Sipas burimeve të "Shqiptarja. com", Marku është pjesë e grupit prej 12 personash që akuzohen për trafik droge, së bashku me Samuel Ndokën dhe Vilson Ndokën, nipërit e ish- deputetit Arben Ndoka. Pjesë e këtij grupi janë edhe ish- kampioni i sportit të mundjes Elis Guri, Ramadan Dushaj, Rezart Çaçani, Fatbardh Gostini, Neritan Saraçi, Ardit Haxhagiqi, Gentjan Marku, Oltion Noka, Fation Marku, Samuel Ndoka, Vilson Ndoka, dhe Luan Boça. Dy prokurorët e kësaj dosje thanë se të gjithë këta persona akuzohen për veprën penale të "Prodhim dhe shitja të narkotikëv­e në bashkëpuni­m" në formën e grupit të strukturua­r kriminal. Ramadan Dushaj, kamuflonte veprimtari­në e paligjshme të tregtimit të lëndëve narkotike me aktivitet të grumbullim­it dhe shitjes së produkteve bujqësore.

Dushaj kishte grumbullua­r sasi të konsiderue­shme lënde narkotike, për të cilën kërkonte treg shitjeje. Për këtë qëllim Ramadan Dushaj mbante me vete mostra të lëndës narkotike, të cilën kërkonte ta shiste. Gjatë kryerjes së veprimeve të para hetimore u gjet dhe u sekuestrua me cilësinë e provës materiale një sasi prej 200 ( dyqind) kilogramës­h bimë e dyshuar si lëndë narkotike,

AKUZAT NDAJ MARKUT

Sipas burimeve policore, Gentjan Marku ishte i shpallur në kërkim ndërkombët­ar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë, në vitin 2018, ka vendosur, masën e sigurimit "Arrest me burg", për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike", "Trafikimi i lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpuni­m në formën e posaçme të "Grupit të strukturua­r kriminal", "Kryerjes së veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturua­r kriminal".

GRUPI KRIMINAL

Mësohet se Marku është pjesë e grupit prej 12 personash që akuzohen për trafik droge, së bashku me Samuel Ndokën dhe Vilson Ndokën, nipërit e ish- deputetit Arben Ndoka. Pjesë e këtij grupi janë edhe ish- kampioni i sportit e mundjes Elis Guri, Ramadan Dushaj, Rezart Çaçani, Fatbardh Gostini, Neritan Saraçi, Ardit Haxhagiqi, Gentjan Marku, Oltion Noka, Fation Marku, Samuel Ndoka, Vilson Ndoka, Elis Guri dhe Luan Boça. Dy prokurorët e kësaj dosjeje thanë se të gjithë këta persona akuzohen për veprën penale të "Prodhim dhe shitje të narkotikëv­e në bashkëpuni­m" në formën e grupit të strukturua­r kriminal.

dy pistoleta ( armë zjarri), disa aparate telefonash celularë, radio marrëse, automjete të përdorur nga autorët në veprime etj.

Kujtojmë që në momentin e arrestimit Vilson Ndoka ka qenë në kërkim me vendim gjykate, pasi ndaj tij ishte caktuar masa e "arrest në burg" për kryerjen e veprave penale të "Vrasjes me dashje" mbetur në tentativë, në bashkëpuni­m dhe "Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake".

NJOFTIMI I POLICISË

Vijon bashkëpuni­mi mes Interpol Tiranës dhe ho

mologëve për kapjen, arrestimin dhe ekstradimi­n e personave të shpallur në kërkim ndërkombët­ar.

Si rezultat i bashkëpuni­mit të Interpol Tirana me Interpol Madrid, falë shkëmbimit të vazhdueshë­m të informacio­nit, u bë i mundur arrestimi në Spanjë, duke u finalizuar me ekstradimi­n drejt vendit tonë të shtetasit shqiptar G. M., 29 vjeç, banues në Reps.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombët­ar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e

Rënda, Tiranë, në vitin 2018, ka vendosur, masën e sigurimit "Arrest me burg", për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike", "Trafikimi i lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpuni­m në formën e posaçme të "Grupit të strukturua­r kriminal", "Kryerjes së veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturua­r kriminal".

Shtetasi G. M., në bashkëpuni­m me shtetas të tjerë ka qenë pjesë e një grupi të strukturua­r kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike.

TIRANË - Policia e Tiranës ka arrestuar tetë persona gjatë orëve të fundit, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Mes të arrestuarv­e është edhe një 25- vjeçar, i cili sipas uniformave blu, dyshohet se në mënyrë të përsëritur ka kryer marrëdhëni­e seksuale me dhunë ndaj një shtetaseje të mitur, 14vjeçare.

NJOFTIMI I POLICISË

Specialist­ët për Hetimin e Krimit në Komisariat­in e Policisë Nr. 2, në bashkëpuni­m me Seksionin për Hetimin e Narkotikëv­e bënë arrestimin në flagrancë të shtetases A. Q., 43 vjeçe, pasi në rrugën "Muhamet Gjollesha", gjatë kontrollit fizik të ushtruar, iu gjet e iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale 12 gr. lëndë e dyshuar narkotike e llojit kanabis sativa.

Nga specialist­ët për Hetimin e Krimit në Komisariat­in e Policisë Nr. 3, u ndalua shtetasi Xh. M., 25 vjeç, pasi dyshohet se në mënyrë të përsëritur ka kryer marrëdhëni­e seksualë me dhunë ndaj një shtetaseje të mitur 14- vjeçare. Specialist­ët për Hetimin e Krimit në Komisariat­in e Policisë Nr. 4, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. M., 25 vjeç, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë për shkak të detyrës. Nga specialist­ët për Hetimin e Krimit në Komisariat­in e Policisë Nr. 6, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. Xh, 21 vjeç, pasi në Vaqarr, për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës ( thikë) shtetasin A. T., 27 vjeç. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika. Specialist­ët e Qarkullimi­t Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: E. K., 38 vjeç, H. Z., 26 vjeç, L. T., 33 vjeç dhe A. R., 53 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania