Gazeta Shqiptare

41- vjeçari në Durrës përplasi për vdekje me makinë 57- vjeçarin, mori hak për vrasjen e të atit

Ngjarja u duk si aksident, policia: Dyshohet për vrasje

-

DURRËS

- Policia e Dur rësit zbardh shkakun e ngjarjes rrugore të ndodhur ditën e djeshme në Rromanat, ku një 57- vjeçar u godit për vdekje nga një makinë, që drejtohej nga 41- vjeçari M. I.. Sipas uniformave blu, ngjarja dyshohet se është vrasje me dashje për hakmarrje, pasi babai i 57- vjeçarit ka vrarë në vitin 2006 babain e autorit. Mësohet se autori i ngjarjes është Myslim Istrefi, ndërsa viktimë ka mbetur Shaqir Estrefi. "Falë veprimeve profesiona­le rezultoi se ngjarja e ndodhur nuk ishte aksident rrugor, por dyshohet vrasje me dashje për hakmarrje. Vihet në pranga 41- vjeçari, për veprat penale "Vrasja me paramendim" dhe "Drejtimi i automjetev­e në mënyrë të parregullt". Specialist­ët për

Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë në DVP Durrës, në bashkëpuni­m me prokurorin­ë, si rezultat i këqyrjes së vendit të ngjarjes, provave të grumbullua­ra dhe veprimeve profesiona­le të kryera, bënë të mundur zbardhjen e shkakut të ngjarjes dhe arrestuan në flagrancë shtetasin M. I., 41 vjeç, banues në Rromanat, Durrës", njoftoi ndër të tjera policia. Ndërsa sqaroi se arrestimi i tij u bë pasi më datë 10.10.2020, rreth orës 15; 00, në fshatin Rromanat, Durrës, duke drejtuar mjetin tip "Fiat", në gjendje të dehur, ka goditur këmbësorin shtetasin Sh. E., 57 vjeç, banues në Rromanat, Durrës, i cili si pasojë e goditjeve të marra, ndërroi jetë. Shtetasi M. I., dyshohet se ka goditur shtetasin Sh. E., për motive hakmarrje, pasi shtetasi Q. E., ( babai i viktimës) në vitin 2006 ka vrarështet­asin Z. I., ( babai i të dyshuarit). Materialet i kaluan Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania