Gazeta Shqiptare

Ekzekutoi babë e bir në Elbasan, arrestohet në Greqi Jorgo Leku

Kush është Jorgo Leku, pjesë e bandës së Elbasanit që solli 173 kg kokainë në Durrës 41- vjeçari është një nga autorët e vrasjes së armikut të Sokol Çapjas

-

Policia greke ka arres tuar 41- vjeçarin sh qiptar Jorgo Leku ( alias Olsi Leka alias Giorgo Lekou alias Jorgo Lekou), pasi akuzohet se 8 vite më parë ka vrarë në Elbasan, babë e bir, Gentian dhe Nezir Beqiri.

Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg" për 41vjeçarin. Mbi të rëndojnë akuzat "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave" e kryer në bashkëpuni­m dhe "Armëmbajtj­a pa leje". Ai pritet që të ekstradohe­t nga Greqia. Emri i Lekut u zbardh nga Ervis Bardhi, i cili ishte i penduari i drejtësisë për vrasjen e babë e bir. Gentian Beqiri i vrarë nga Jorgo Leku bashkë me babain e tij është një nga autorët e vrasjes së Sokol Çapjas. Në 26 dhjetor të vitit 2005, në një lokal pranë universite­tit të Elbasanit, tre persona qëlluan ndaj Sokol Çapjes, duke e lënë të vdekur.

VRASJA E BABË E BIR NË ELBASAN

Gjithçka nisi pas vrasjes së Sokol Çapjas në Elbasan, në dhjetor të vitit 2005. Gentian Beqiri bashkë me babain e tij është një nga autorët e vrasjes së Sokol Çapjas. Në 26 dhjetor të vitit 2005, në një lokal pranë universite­tit të Elbasanit, tre persona qëlluan ndaj Sokol Çapjas. Autorët pasi hynë në lokal iu kërkuan të klientëve që të shtriheshi­n ndërsa iu drejtuan Sokol Çapjas dhe e plagosën atë, i cili më pas vdiq në spital. Të dyshuar për këtë krim, policia arrestoi Armand Hasanin, kunati i Fadil Memës, Dritan Shemen, si dhe Gentian Beqirin, i njohur edhe me emrin Ardian Meta. Kjo ngjarje solli më pas një sagë vrasjesh, deri në ekzekutimi­n e babë e bir nga Leku. Në vitin 2012, Gentian Beqiri, u vra bashkë me babain e tij Nazim Beqiri në shtëpi. Ky i fundit ishte i njohur edhe si një nga miqtë e ngushtë të Fadil Memës. Për këtë krim, policia arrestoi Ar

VENDIMI I GJYKATËS

Sipas burimeve policore, 41- vjeçari Jorgo Leku ishte shpallur në kërkim ndërkombët­ar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan, më datë 12.06.2020 i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për kryerjen e veprave penale "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave", e kryer në bashkëpuni­m dhe "Armëmbajtj­a pa leje".

VRASJA E DYFISHTË

Më datë 15.08.2012, në lagjen "Çlirimi", Elbasan, Jorgo Leku në bashkëpuni­m me persona të tjerë, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Aridan Meta alias Gentian Beqiri, i cili ishte me masë sigurie "Arrest në shtëpi" dhe të atin e tij Nezir Beqiri. Interpol Tirana, në bashkëpuni­m me Interpol Athinën, vijon procedurat e mëtejshme për ekstradimi­n e këtij shtetasi drejt vendit tonë.

ben Jaçen dhe Florenc Çapjen. Edhe në këtë rast ashtu si në rastin e Rexhepit, personat u lanë të lirë për mungesë provash. Jaçe pati pretenduar se gjithçka ndaj tij ishte një inskenim pa asnjë provë. Bardhi në dëshmi ka deklaruar se bashkë me Lekun qëlluan Gentinanin. Më pas Olsi Leku ka qëlluar babain e tij. Vrasja është kryer me sende të forta si rrahje dhe mbytje me jastëk. Fillimisht e ka rrahur duke i thyer nofullat dhe më pas i ka vënë jastëkun, prej të cilit është mbytur. 41- vjeçari, i lindur në Elbasan, por me banim në Gjirokastë­r njihet edhe me emra të tjerë si Olsi Leka, Giorgo Lekou, Jorgo Lekou. ' Report Tv' mëson se Jorgo Leku është pjesë e grupit të Çapjave. Ai është

njeriu që dyshohet se ka nisur 173 kg kokainë nga Pireu ne Durrës që më pas doli se ishte oriz. Në këtë ngjarje është i përfshirë edhe Ervis Bardhi, i cili ka njohje dhe shoqëri Gentian Malindin, një personazh i njohur për policinë shqiptare dhe me probleme me drejtësinë, pasi i ka shpëtuar ndjekjes penale teksa është kapur nga policia e Durrësit në timonin e një furgoni të mbushur me 289,39 kg material bimor Cannabis Sativa të futura në 29 qese. Bardhi dhe Malindi në periudhën kur janë arrestuar në 2013 kanë shërbyer si transportu­es të një furgoni të mbushur me drogë, ku Bardhi ka pranuar se do të merrte 500 euro për këtë punë nga një person i quajtur "Ardian".

 ??  ?? Viktimat Gentian dhe Nezir Beqiri
Viktimat Gentian dhe Nezir Beqiri
 ??  ??
 ??  ?? I arrestuari Jorgo Leku
I arrestuari Jorgo Leku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania