Gazeta Shqiptare

I biri vrau dy kushërinjt­ë në Malësinë e Madhe, gjykata lë në burg babain e Danjel Pepajt

Olson Çutaj: Vëllai im Vilsoni dhe Klementi u zunë për një vajzë me Danjelin Rrok Pepaj në gjyq: S'kam dijeni për parcelat e drogës, kam kultivuar bimë medicinale dhe boronicë

-

Gjykata e Shkodrës ka vendosur dje masën e sigurisë "Arrest me burg" për Rrok Pepajn, babain e Danjel Pepaj, autorit të vrasjes së dy të rinjve, Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj, në Malësinë e Madhe, të cilët u shpallën të zhdukur më 3 tetor dhe u gjetën pas 5 ditësh. Rrok Pepaj ka mbërritur në gjykate, i rrethuar nga forca të shumta policie. Para trupës gjykuese ai deklaroi se në zonën e Malësisë së Madhe ka kultivuar vetëm bimë medicinale dhe boronicë. Ndërsa për sa i përket djalit, ai theksoi se di vetëm se i biri ka pasur një ngatërresë dhe se e kanë rrahur. "Nuk kam pasur dijeni për parcelën, sepse në mal kam mbajtur bagëti dhe kam mbledhur boronica. Unë thjeshtë e njoh si zonë pjesën malore, por nuk e kam ditur se ku ka parcela. Di faktin që djali im ka pasur një ngatërresë dhe se e kanë rrahur. Djalin tim s'e kam parë prej disa ditësh dhe di vetëm që janë ngatërruar dhe se e kanë rrahur disa persona. Unë nuk kam asnjë faj dhe nuk kam lidhje me këto punë, sepse unë jam i sëmurë dhe kam edhe gruan të sëmurë", është shprehur ai. Ndërsa avokati i tij mbrojtës kërkoi një masë lehtësuese për Pepajn, por kërkesa iu hodh poshtë nga trupa gjykuese. Rrok Pepaj u arrestua më 9 tetor, në banesën e tij në fshatin Vrith, teksa ndodhej i ngujuar. Ai akuzohet se në fshatin Vrith, në bashkëpuni­m me djalin e tij, kanë kultivuar 29 bimë narkotike, drogë e cila u bë shkak edhe për vrasjet. Ndërkohë, ka dyshime se Rrok Pepaj ka pasur dijeni për vrasjen e Vilson Çutajt, 37 vjeç dhe Klement Pepaj, 21 vjeç, të cilat i kreu i biri, Danjeli. Madje ai ka strehuar edhe të birin pas krimit të rëndë dhe akuzohet edhe për dëshmi të rreme. Dy kufomat e të rinjve u gjetën disa ditë më parë, të mbuluar me shkurre dhe larg njëri- tjetrit, pas më shumë se 5 ditësh kërkime në zonë. Sherri mes Danjel Pepës dhe viktimave nisi për parcelat me kanabis, për humbjen e 50 kg drogë. Ndërkaq, Olson Çutaj, vëllai i Vilson Çutajt që u gjet i vrarë me plumb në ballë, vijon të këmbëngulë se sherri mes tre kushërinjv­e, dy prej të cilëve u

SHERRI PËR NJË FEMËR

"Po diskutonim për punën e një ngatërrese për punën e një femre, të tre ranë dakord për të shkuar së bashku në fshatin Vrith dhe të diskutojnë e sqarohen duke pirë dhe një kafe. Hipën të tre në makinën time, një ' Mercedes- Benz' dhe shkuam. Kur mbërritëm në hyrje të fshatit, Vilsoni së bashku me Danjelin dhe Klementin, kanë lëvizur në këmbë, ndërsa më thanë që të qëndroja tek një lokal derisa ata të ktheheshin. Pas 30 minutash, e mora Vilsonin në telefon, i cili pasi u përgjigj, më tha se nuk do të vonohej shumë dhe ta prisja aty tek lokali",- është shprehur mes të tjerash, Olson Çutaj.

ekzekutuan, u bë për shkak të një vajze dhe jo për shkak të kanabisit.

DËSHMIA E OLSON ÇUTAJT

Dosja. al ka mësuar se Olson Çutaj ka rrëfyer përpara grupit hetimor takimin e fundit me të vëllanë, Vilsonin dhe të ndjerin tjetër, Klement Pepaj. Ai është shprehur se ndodhej nën shoqërinë e vëllain Vilsonit dhe kushëririn e tyre Klement Pepaj, të cilit shkurt i thërrisnin "Keli". Bashkë me ta, sipas Çutajt, ka qenë dhe kushëriri i Klementit, Danjel Pepaj.

"Po diskutonim për punën e një ngatërrese për punën e një femre, të tre ranë dakord për të shkuar së bashku në fshatin Vrith dhe të diskutojnë e sqarohen duke pirë dhe një kafe. Hipën të tre në makinën time, një ' Mercedes- Benz' dhe shkuam. Kur mbërritëm në hyrje të fshatit, Vilsoni së bashku me Danjelin dhe Klementin, kanë lëvizur në këmbë, ndërsa më thanë që të qëndroja tek një lokal derisa ata të ktheheshin. Pas 30 minutash,

e mora Vilsonin në telefon, i cili pasi u përgjigj, më tha se nuk do të vonohej shumë dhe ta prisja aty tek lokali. Por më vonë, e telefonova sërish dhe Vilsoni nuk m'u përgjigj. Pastaj telefonova Klement Pepajn, por edhe ky i fundit nuk u përgjigj, megjithëse zilja e telefonit vijonte të binte. Qëndrova në Vrith deri në mesnatë, por pa mundur të konstatoj apo të marr ndonjë sinjal prej vëllait dhe kushëririt. Pastaj iu drejtova policisë së Shkodrës, ku shfaqa merakun e vrasjes dhe se Vilsonit mund t'i kishte ndodhur ndonjë gjë",- tregoi Olsoni. Gjithashtu, në pyetje është marrë dhe një tjetër person, me inicialet S. M.. Ai ka treguar se është ndodhur në datën 3 tetor 2020 në lokalin e Sylo Bercaj, dhe vetëm 15 metra larg ka takuar Danjel Pepajn. "Më tha ta dërgoja me makinë deri në fshatin Katun. Danjeli ishte i parruar, i dehur dhe ndodhej në këmbë. I thashë se nuk kisha makinë dhe Danjeli vijoi rrugën në këmbë",pohoi dëshmitari.

DESHMIA E RROK PEPAJT

"Nuk kam pasur dijeni për parcelën, sepse në mal kam mbajtur bagëti dhe kam mbledhur boronica. Unë thjesht e njoh si zonë pjesën malore, por nuk e kam ditur se ku ka parcela. Di faktin që djali im ka pasur një ngatërresë dhe se e kanë rrahur. Djalin tim s'e kam parë prej disa ditësh dhe di vetëm që janë ngatërruar dhe se e kanë rrahur disa persona. Unë nuk kam asnjë faj dhe nuk kam lidhje me këto punë, sepse unë jam i sëmurë dhe kam edhe gruan të sëmurë",- është shprehur Rrok Pepaj.

 ??  ?? Autori Danjel Pepaj
Autori Danjel Pepaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania