Gazeta Shqiptare

U kap duke transportu­ar 15 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 39- vjeçari në Korçë, shpallen në kërkim 2 bashkëpunë­torët

-

KORÇË-

Një 39- vjeçar është vënë në pranga pasi akuzohet për trafik të paligjshëm të klandestin­ëve. Sipas njoftimit të policisë, 39- vjeçari me inicialet M. Sh., banues në fshatin Prezë, Tiranë, u kap në rrugën ZëmblakZve­zdë, në afërsi të fshatit Burimas, Maliq, duke transportu­ar me mjetin triçikël tip "Kama" 15 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE- së.

Në kërkim janë shpallur edhe dy personat me iniciale: M. S., 21 vjeç dhe L. Ll., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se janë implikuar në të njëjtën ngjarje. "Nga specialist­ët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëv­e në DVP Korçë, në bashkëpuni­m me Policinë Kufitare dhe Komisariat­in e Policisë Maliq në vijim të operacioni­t policor "Perimetri", është goditur një tjetër rast i aktiviteti­t kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt shpërblimi­t, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit M. Sh., 39 vjeç, banues në fshatin Prezë, Tiranë, si edhe u shpallën në kërkim shtetasit M. S., 21 vjeç dhe L. Ll., 23 vjeç, banues në Tiranë. Shtetasi M. Sh., është kapur nga shërbimet e policisë në rrugën Zëmblak- Zvezdë, në afërsi të fshatit Burimas, Maliq, duke transportu­ar me mjetin triçikël tip "Kama" 15 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE- së. Në vijim të veprimeve hetimore të kryera, dyshohet se edhe dy shtetasit e tjerë janë të implikuar në këtë ngjarje si bashkëpunë­torë të 39vjeçarit M. Sh.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania