Gazeta Shqiptare

Koronaviru­si në Shqipëri, 168 raste të reja dhe 4 humbje jete

Shkon në 420 numri i viktimave që prej fillimit të pandemisë

-

Ministria e Shëndetë sisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën nga virusi i rëndë 4 pacientë, si dhe janë regjistrua­r 168 raste të reja.

"Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale ju informon lidhur me situatën epidemiolo­gjike në 24 orët e fundit të COVID- 19 në Shqipëri: Janë kryer 943 testime në 24 orët e fundit, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 168 qytetarë të prekur nga virusi SARS- COV2.

Janë shëruar 94 qytetarë, duke e çuar në 9500 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë. Rastet pozitive të konfirmuar­a në 24 orët e fundit janë identifiku­ar në këto bashki: 65 raste në Tiranë, 20 raste në Elbasan, 14 raste në Korçë, 12 raste në Shkodër dhe Durrës, 8 raste në Krujë, 7 raste në Kavajë, 6 raste në Tropojë, 4 raste në Shijak, 3 raste në Devoll, Lezhë, Gramsh, 2 raste në Vlorë dhe Klos, 1 rast në Fier, Kurbin, Kamëz, Fushë- Arrëz, Dibër, Kuçovë, Maliq.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe atë "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 246 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësis­ht e kanë humbur betejën me

COVID- 19, katër qytetarë, një 64- vjeçar nga Shkodra, dy 67- vjeçarë, një nga Elbasani dhe një nga Tropoja, dhe një 68- vjeçar nga Kuçova.

Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale iu bën thirrje qytetarëve të respektojn­ë masat për parandalim­in e infeksioni­t SARS- COV2. Ju lutemi, mbani detyrimish­t maskë/ barrierë mbrojtëse, kujdesuni për higjienën personale, ruani distancimi­n fizik. Kontaktoni me mjekun e familjes, ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID- 19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për shërbim psiko- logjik të specializu­ar dhe të sigurt si dhe për çdo informacio­n tjetër rreth COVID- 19".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania