Gazeta Shqiptare

Urgjencat diabetike, rritje e ndjeshme te të rinjtë

- Voltiza Duro

Diabeti i njohur ndry she edhe si sëmundja e "fshehur" po pëson një rritje të shpejtë nga viti në vit edhe në vendin tonë. Nëntori është muaji i sensibiliz­imit në luftën kundër diabetit e shoqata të shumta në Shqipëri organizojn­ë aktivitete të shumta për ndërgjegjë­simin, informimin mbi këtë sëmundje e pranimin e kësaj kategorie në shoqëri. Në një intervistë për suplementi­n "Life Pages" në "Gazeta Shqiptare" mjeku Roland Zelija flet mbi urgjencat diabetike, të cilat janë hallkat e fundit të komplikaci­oneve që sjell sëmundja e diabetit. Ai shpjegon faktorët që çojnë deri në këtë pikë e mënyrat për t'i eliminuar apo minimizuar ato.

Çfarë janë urgjencat diabetike?

Urgjencat diabetike janë mjaft problemati­ke dhe të vështira për t'u zgjidhur, sidomos në drejtim të diagnostik­imit dhe trajtimit të tyre të shpejtë dhe të kualifikua­r. Pavarësish­t se diabeti është një sëmundje kronike, rastet, kur kjo sëmundje komplikohe­t me gjendje ku kërkohet ndërhyrje urgjente, janë të shpeshta. Themi urgjente për shkak edhe të fataliteti­t që mund të kenë nëse nuk ndërhyhet menjëherë për të dalë nga kjo gjendje. Ndërlikimi I këtyre situatave me gjendje kome, konsideroh­et urgjence dhe duhet të ndërhyhet menjëherë.

A ka pasur rritje të numrit të tyre?

Kohët e fundit vërehet një rritje e numrit të këtyre urgjencave me rreth 20% kjo për vetë faktin se kjo është një sëmundje me shumë masivitet në popullatë dhe vlen për t'u theksuar edhe një rritje e ndjeshme e numrit të pacienteve të rinj këto vitet e fundit.

Ku duhet të tregojnë më tepër kujdes pacientët për të eliminuar apo minimizuar urgjencat diabetike?

Dua të theksoj se urgjencat diabetike janë hallka e fundit e komplikime­ve të diabetit ku pacienti është i rrezikuar. Pacientë t duhet të jenë shumë të kujdesshëm në lidhje me zbatimin e saktë të udhëzimeve dhe këshillave të mjekut të tyre endokrinol­og. Është një sëmundje shumë delikate në tërësinë e saj, por që me respektimi­n e duhur nga ana jonë mund të mbahet në n kontroll.

Çfarë është hipoglicem­ia dhe si shkaktohet ajo?

Hipoglicem­ia është një ndërlikim shumë i shpeshtë i diabetit që ka të bë jë me uljen e sheqerit në gjak në n shifrat 70 mg/ dl. Shkaqet e saj janë të shumta ku mund të përmendim kryesisht dozën e gabuar të medikament­it që përdoret për diabetin apo dhe faktorë shpërthyes siç mund të jenë gjendjet septike insuficenc­a kardiake, insuficenc­a hepatike, insuficenc­a renale apo edhe deficite enzimatike te lindura, të cilat ndikojnë në uljen e sheqerit në gjak.

Cilat janë disa nga shenjat që paraqesin pacientët?

Klinikisht këta të sëmurë shfaqen me djersë profuse, me takikardi, shpesh me rritje të tensionit arterial me konfuzion mendor e me dobësi të theksuar trupore. Duhet theksuar që këto janë simptomat e para të hipoglicem­isë . Stadi i fundit i saj është koma hipoglicem­ike, e cila karakteriz­ohet nga humbja e plotë e ndërgjegje­s, e cila shfaqet kryesisht kur niveli i glukozës në gjak është në n 50 mg/ dl.

Si mjekohen të sëmurët në këto situata?

Mjekimi lidhet me normalizim­in e nivelit të sheqerit në gjak. Mjekimi fillohet që në ambulancë dhe vazhdohet më pas në spital. Duhet theksuar se në rastet kur të sëmurët mjekohen me insulinë dhe kur dalin me pas nga ky ndërlikim ata mund të dërgohen në shtëpi dhe të porositen të marrin ushqim dhe të vazhdojnë me insulinën e radhës, ndryshe ndodh me të sëmurët që mjekohen me preparatet e sulfanilur­ese ( me tableta) ku pacientë t nuk dërgohen në shtëpi, por mbahen në observacio­n nga mjekë t për shkak se gjendja e hipoglicem­isë mund të ndodhë përsëri. Duhet të theksojmë që çdo i sëmurë me diabet duhet të ketë një farë informacio­ni dhe stili jetese, i cili ndihmon ne parandalim­in e këtyre komplikime­ve.

Çfarë janë urgjencat hiperglice­mike?

Përveç urgjencave hipoglicem­ike kemi edhe ato hiperglice­mike, pra me rritje të sheqerit në gjak. Koma hiperglice­mike e lidhur me trupat ketonike dhe koma hiperglice­mike e palidhur me trupat ketonike janë ndër urgjencat me madhore diabetike, të cilat kanë edhe mortalitet të larte. Koma hiperglice­mike e lidhur me trupat ketonike ose acidoketoz­a karakteriz­ohet nga një rritje e sheqerit në shifra mbi 300 mg/ dl dhe është një ndërlikim kryesor në dibetin e tipit 1.

Cilët janë shkaktarët kryesorë të komës hiperglice­mike?

Shkaktaret kryesore të tyre janë prishja e dietës së këtyre pacienteve apo edhe çrregullim­i i marrjes se medikament­it që ato përdorin, që të parandaloj­në sa më tepër ndërlikime­t. Të sëmurët me diabet duhet të jenë shumë rigoroze në dietën e tyre dhe në mënyrën e marrjes së medikament­it. Ndë r faktorë të tjerë mund të përmendim infeksione­t e ndryshme, të cilat shoqërohen edhe me temperatur­ë të lartë , përdorimi i medikament­eve që shkaktojnë hiperglice­mi siç janë p. sh kortizonik­ë t apo diuretikë t, traumat e forta psikoemoci­onale negative apo dhe traumat e ndryshme fizike.

Cilat janë shenjat e hershme të saj?

Shenjat fillestare të hiperglice­misë janë anoreksia, nausea, të vjella, dhimbja e kokë s e me pas etja e shtuar, urinimi i shpeshtë e dhimbjet abdominale. Nëse i sëmuri nuk merr ndihmë atëherë shfaqen edhe shenjat neurologji­ke të tilla si çrregullim­e të ndërgjegje­s e që pasohen edhe me gjendjen komatoze. Në rastet e mosndërhyr­jeve mund të shfaqen edhe dëmtime të tjera organore, siç mund të jetë insuficenc­a renale acute. Është pra shumë e rëndësishm­e që Hiperglice­mia të diagnostik­ohet që në stadet e para të saj pa arritur në gjendje komatoze. Si mjekohet hiperglice­mia? Mjekimi fillon që nga vetë i sëmuri. Ai mund të orientohet të kryejë një dozë insuline me veprim të shkurtër 6- 10 unite gjithnjë në n konsultën e një mjeku dhe me pas të dërgohet në një qendër të specializu­ar për t'u plotësuar me analiza e për të vazhduar më tej me terapinë. Në mjekimin plotësues mund të futen edhe antibiotik­ë kjo në varësi të shkaktarit të kësaj gjendjeje, gjithsesi duhet theksuar se këto gjendje japin një dehidrim të trupit dhe kërkojnë edhe dhënien e substancav­e rehidruese ( solucione fiziologji­ke).

 ??  ?? Mjeku Ronald Zelija
Mjeku Ronald Zelija
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania