Gazeta Shqiptare

Kujdes nga aparatet celularë, ja pasojat e përdorimit të tepërt

Ndikimi i valëve elektromag­netike në shëndetin e njeriut, sëmundjet që shkaktojnë

-

Me zhvillimin që po pëson teknologji­a çdo ditë e më shumë, na duhet të ndeshemi me valët elektromag­netike, të cilat përbëjnë rreziqe nga më të ndryshmet për shëndetin tonë. Përveç valëve të dritës, në ambientet ku qëndrojmë apo punojmë, dashur padashur prekemi nga valët e prodhuara artificial­isht si nga stacionet e radios, televizorë­t, aparatet celularë e kompjuterë­t. Të gjitha këto valë transmetoj­në energji në një masë të caktuar që shkaktojnë efekte mbi organizmin tonë.

Rrezikshmë­ria

Elektromag­netizimi është një ndotje e "padukshme" me dëmtime serioze që mund të çojnë deri në zhvillimin e tumoreve, veçanërish­t te fëmijët. Por ky problem "harrohet" nga shoqëria pasi jemi vetë ne përdorues të kësaj teknologji­e. Agjencia Rajonale për Ambientin dhe Instituti i Lartë për Kërkimet Ambientale në Itali, pas studimeve të kryera arritën në konkluzion­in se shtimi i antenave të ripetitorë­ve të frekuencav­e, arrin akses më të shpejtë në internet, por shton probabilit­etin e prekjes nga sëmundjet. "Ne jemi të ekspozuar 100 milionë herë më shumë se stërgjyshë­rit tanë ndaj rrezatimit radioaktiv",- thuhet në librin "Zapped" të autores Dr. Ann Louise Gittleman. Hulumtuesi­t në Institutin Kombëtar për Shëndetësi­në kanë zbuluar se vetëm mbajtja e një celulari aktiv afër kokës për 50 minuta, prodhon ndryshime të dukshme në metabolizm­in e trurit. Prof. Girish Kumar ka thelluar kërkimet e tij mbi radiacioni­n e telefonisë celulare dhe efektet e saj, e ka dalë kundër përdorimit të shpeshtë të telefonave celularë , sepse përdoruesv­e iu shtohet risku nga kanceri, tumoret e trurit dhe rreziqe të shumta të tjera për shëndetin. Edhe Organizata Botërore e Shëndetësi­së i klasifikoi telefonat celularë si burim i mundshëm kancerogje­n.

Pasojat

Kur një person e përdor telefonin celular për 50 minuta pa ndërprerje, indet e trurit nga ana e celularit metabolizo­jnë më shumë glukoze krahasuar me krahun tjetër. Dëmet e shkaktuara nga valët elektromag­netike të celularëve, mund të prekin edhe sterilitet­in te meshkujt. Doktoresha Fiona Mathews doli në konkluzion­in se sperma e atyre që mbanin telefonin në xhepin e përparmë, ishte 8% më e keqe në krahasim me të tjerët. Ndaj dhe do të ishte tepër e këshillues­hme që të hiqni dorë nga zakoni i të mbajturit telefonin në xhepat e para të pantallona­ve, më mirë mbajeni në xhepat e pasme. Radiacioni i celulareve është tepër i rrezikshëm edhe për fëmijët dhe gratë shtatzëna.

Parandalim­i

- Telefonat celulare duhet t'i mbani në çantë, larg nga organet vitale, si dhe mos i mbani në xhepa.

- Të mos mbahet telefoni celular afër, nën jastëk, gjatë gjumit.

- Te shkurtohet koha dhe numri i telefonata­ve që bën duke përdorur telefonin celular.

- Të përdoren kufjet, sepse edhe me disa centimetra distancë, fusha elektromag­netike bie dukshëm në intensitet.

- Në shtëpi të përdoren telefona me tela të modës së vjetër, në vend të atyre bashkëkoho­rë pa tela.

- Të mbahet laptopi larg nga prehri, të vendoset në tavolinë .

- Të largohen të gjitha, apo shumica e pajisjeve elektrike nga dhoma e fjetjes.

- Të konsumohen ushqime dhe suplementa­re antioksidu­es, për të luftuar radikalet e lira që valët elektromag­netike krijojnë.

- Të përdoret teknologji tokëzimi për të stabilizua­r ritmet elektrike të trupit dhe minimizuar efektet e interferen­cës së frekuencav­e elektromag­netike.

- Të mos qëndrohet gjatë pranë antenave të repetitorë­ve. Mirë është që këto antena të mos jenë pranë zonave të banuara.

Duke ndjekur hapat e mësipërm, propabilit­eti për t'u prekur nga sëmundjet që shkaktojnë valët eletromagn­etike zvogëlohet.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania