Gazeta Shqiptare

Rama: S'ka politikanë të korruptuar. Basha: Drejtësia u korruptua nga politika

Kreu i PD- së: Para ligjit kushdo që zhvati pasuritë e shqiptarëv­e

- Valentina Madani

Kryeminist­ri Edi Rama beson se nuk ka politikanë të korruptuar, por prokurorë e gjyqtarë të tillë. Sipas tij, arrestimet duhet të nisin nga sistemi i drejtësisë ndaj dje ua bëri të qartë ambasadorë­ve se nëse nuk ndëshkohen "peshkaqenë­t" e sistemit të drejtësisë të përjashtua­r nga vetingu harroni ndëshkimin e zyrtarëve të lartë. Rama beson se koka e korrupsion­it në Shqipëri nuk janë politikanë­t. Kryeminist­ri foli dje në konferencë­n ku u prezantuan rezultatet e Grupit të Shteteve Kundër Korrupsion­it ( GRECO). Teksa pranoi se në vend ka korrupsion dhe në nivele të larta, Rama u shpreh se lufta kundër korrupsion­it ka filluar bashkë me reformën në drejtësi. Rama përmendi se lufta kundër korrupsion­it ka nisur me vetingun, ku ata që ishin bërë pis po pastrohen dhe po largohen nga sistemi. Po ashtu sipas Ra7mës, SPAK është institucio­ni që është në qendër të vëmendjes dhe të gjithë presin prej tij që të pastrojnë deri në fund ata që u larguan nga vetingu. Sipas Ramës gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar duhet të venë prapa hekurave dhe për këtë duhet të veprojë SPAK- u. Në fund ai tha se në Shqipëri koka e korrupsion­it nuk janë politikanë­t, por ata që kishin bërë pis drejtësinë dhe krijuan sistemin e pandëshkue­shmërisë. "Beteja këtu është beteja për ta filluar nga koka. Koka e korrupsion­it në Shqipëri nuk janë politikanë­t, nuk kanë qenë politikanë­t, pavarësish­t se kanë qenë pjesë. Koka ka qenë korporata e këtyre gjykatësve dhe prokurorëv­e që ndëshkimin e drejtësisë e kanë përdorur për hesape që nuk kanë të bëjnë me hesapet e shtetit. Po të mos ishin këta nuk do ishte as korrupsion­i spektakël dhe vrastar i politikanë­ve", - deklaroi z. Rama. Duke e përforcuar këtë qëndrim, kryeminist­ri u shpreh në mënyrë të prerë se

LULZIM BASHA

"Drejtësi do të ketë vetëm atëherë kur një qeveri nuk i bën presion drejtësisë. Kësaj drejtësie do t'i drejtoj vetëm një kërkesë: Të vendosë çdo politikan të korruptuar përpara ligjit, duke nisur me qeverinë time të ardhshme e duke vazhduar me këdo që ka futur duart e ka zhvatur pasuritë e shqiptarëv­e. Që progresin e reformës në drejtësi e mban peng një kryeminist­ër, këtë s'ka shqiptar që nuk e ka kuptuar",- deklaroi z. Basha.

SPAK duhet të dënojë forma në drejtësi, do të jetë gjyqtarët e prokurorët, përngoditj­a më e madhe morale që dryshe misioni i tij ka dëshdo t'i bëhet popullit shqiptar tuar. "Kjo është premisa që, sipas këtij angazhimi të madh. pas mendimit tim, duhet të Do të jetë dështimi më i madh fokusohet tek institucio­net e i partnerëve të Shqipërisë që reja të drejtësisë. Përndryshe janë përfshirë në këtë proces. SPAK do të jetë zhgënjimi më SPAK ka misionin të pastrojë i madh i shqiptarëv­e nga re- deri në fund ata që vetingu i pastron thjesht nga fusha e sistemit. T'i pastrojë nga jeta shoqërore dhe t'i çojë në burg", - theksoi z. Rama.

OPOZITA

Lideri i PD- së Lulzim Basha drejtoi gishtin nga kryeminist­ri Edi Rama dhe u çoi mesazh ambasadorë­ve se drejtësinë e korruptoi politika. Në takimin me gazetarët mesditën e djeshme, Basha theksoi se Rama po mban peng reformën në drejtësi tha se kjo vjen nga një politikan i korruptuar, i cili duke shprehur se vetëm nëse i intereson një politikani, gjyqtarët mund të marrin ryshfete. "Këtë e thotë një hajdut. Një politikan i korruptuar ka interes që një gjyqtar e prokuror mos ta ndjekë penalisht për ta futur në burg. Sa kohë që ka qeveri të korruptuar është iluzion. Prisni peshkun e madh. Sa kohë të jetë Rama kryeminist­ër, nuk do ketë drejtësi. Drejtësia është e kapur nga PS dhe reforma ne drejtësi nuk rezultoi siç e votuam ne nuk ka fëmijë që s'e ka kuptuar. Është e qartë që drejtësinë e korruptoi politika dhe reformën në drejtësi e mban peng një kryeminist­ër që ka frikë drejtësinë nuk ka shqiptar që e kupton. Mjafton të shohësh rastet ' Tahiri', ' Dako' e ' Gjiknuri' të kuptosh çfarë tmerri ka Rama nga drejtësia e pavarur", - u shpreh Lulzim Basha. Ndryshe nga kryeminist­ri Rama që beson se kokat e korrupsion­it në vend janë gjyqtarët e prokurorët dhe jo politikanë­t, Lulzim Basha shprehet se sistemi i drejtësisë në Shqipëri është korruptuar nga politika. Gjatë një bashkëbise­dimi me gazetarët në selinë blu, Basha akuzoi kryeminist­rin Rama dhe Partinë Socialiste se po pengojnë zbatimin tërësisht të reformës në drejtësi. "Drejtësi do të ketë vetëm atëherë kur një qeveri nuk i bën presion drejtësisë. Kësaj drejtësie do t'i drejtoj vetëm një kërkesë: Të vendosë çdo politikan të korruptuar përpara ligjit, duke nisur me qeverinë time të ardhshme e duke vazhduar me këdo që ka futur duart e ka zhvatur pasuritë e shqiptarëv­e", - deklaroi lideri i opozitës.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania