Gazeta Shqiptare

Korrupsion­i, Gjonaj: Po luftojmë fenomenet negative. Yuri Kim: Dua duartrokit­je për ministren

-

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, në fjalën e mbajtur dje në Konferencë­n e Lartë Antikorrup­sion, deklaroi se po punohet në luftimin e fenomeneve negative në sistemin e drejtësisë. Gjonaj theksoi se punohet sidomos në problemati­kat që kanë vërejtur organizata­t ndërkombët­are, duke shtuar se aleati kryesor i ministrisë që ajo drejton është qytetari. "Kemi parë të gjitha çështjet e perceptimi­t të korrupsion­it nga ana e qytetarëve dhe e Amnisty Internatio­nal. Aleati ynë kryesor është qytetari. Ne duam të fitojmë besimin e qytetarëve me vullnet ndaj luftës ndaj korrupsion­it. Qytetarët marrin shërbime online të e- albania, duke shmangur sportelet dhe veprimeve korruptive në këto sportele. Shoqëria civile na ka mbështetur me ekspertizë. Dua të falënderoj të gjithë bashkëpunë­torët ndërkombët­arë",- u shpreh Gjonaj. Ministrja përmendi se gjithashtu, në raportin e tij GRECO ka vlerësuar pozitivish­t arritjet në kuadër të reformës në drejtësi, veçanërish­t në drejtim të ngritjes së një sistemi gjyqësor të bazuar në integritet dhe përgjegjsh­mëri, me qëllim parandalim­in e korrupsion­it tek gjyqtarët dhe prokurorët. Pas fjalës së saj, reagoi ambasadorj­a Yuri Kim: "Duhet pohuar lidershipi i jashtëzako­nshëm i ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe stafit të saj që e kanë mundësuar këtë. Ju Ministre keni një nga punët më të vështira në të gjithë Shqipërinë, por ju keni qenë këmbëngulë­se duke vendosur hap pas hapi, këmbë pas këmbe drejt ngjitjes suaj në mal dhe dëshiroj që t'i japim një duartrokit­je Ministres Gjonaj dhe të gjithë personelit të saj për punën e bërë".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania