Gazeta Shqiptare

"Tre milionë Ilirë në 25 prill i ka gati", Meta- Ramës: Je armik i socialistë­ve

"Marrëzi që të bën gazin e botës", Rama: Heronjtë mbaji në zemër

- Valentina Madani

Presidenti Ilir Meta e quajti dje kryeminis trin Edi Rama, Esat të Rilindjes, duke e krahasuar me Esat Toptanin. Meta shkruan në "Facebook" se Rama ka marrë sërish nëpër gojë Vojo Kushin dhe ka ofenduar Dëshmorët e kombit, familjarët e tyre dhe veteranët e Luftës Antifashis­te Nacionalçl­irimtare. Meta tha se Rama është armiku më i egër i socialistë­ve idealistë, i cili sipas tij guxoi të fyejë edhe simbolin e tyre dhe të Partisë Socialiste, trëndafili­n e kuq si gjaku, që prej kohësh e ka zëvendësua­r me gjethen e kanabisit dhe barin e egër të Rilindjes, që rritet në llumin e oligarkisë dhe bandave. "Esati i Rilindjes, zëdhënësi i armiqve të kombit shqiptar, guxoi sërish sot të marrë nëpër gojë Vojo Kushin, duke ofenduar për të disatën herë Dëshmorët e atdheut, familjarët e tyre, veteranët dhe të gjithë shqiptarët që nderojnë dhe krenohen me vlerat e Luftës Antifashis­te Nacionalçl­irimtare. Esati i Rilindjes, pengu i armiqve më të egër të kombit shqiptar, që ka nxjerrë në shitje Shqipërinë dhe Kosovën provoi para të gjithë shqiptarëv­e për të di

AKUZA

"Esati i Rilindjes duhet ta ketë të qartë, se numërimi mbrapsht për të dhe sektin pa nder, pa vlera e pa atdhe që përfaqëson, ka filluar dhe nuk do ndalet! Tre milionë Ilirë në 25 prill i ka gati! Dhe nuk më thua, o trendi buburrec, kur do dalësh në përballje me mua? Mezi po të pres", - shprehet z. Meta.

satën herë se i urren Dëshmorët dhe Heronjtë e atdheut, si Vojo Kushi, që kanë sakrifikua­r gjithçka, duke falur edhe jetën e tyre, për atdheun! Esati i Rilindjes, armiku më i egër i socialistë­ve idealistë, guxoi sot të fyejë edhe simbolin e tyre dhe të Partisë Socialiste, trëndafili­n e kuq si gjaku, që prej kohësh e ka zëvendësua­r me gjethen e kanabisit

dhe barin e egër të Rilindjes, që rritet në llumin e oligarkisë dhe bandave", - shkruan Meta. Ndërsa përmendi se 25 prilli po afron dhe numërimi mbrapsht ka filluar, Meta publikoi edhe një karikaturë duke i kujtuar Ramës përballjen. "Ulu po ta mbajti…" shkruhet në karikaturë­n e publikuar nga Meta. "Esati i Rilindjes duhet ta ketë të qartë, se numërimi mbrapsht për të dhe sektin pa nder, pa vlera e pa atdhe që përfaqëson, ka filluar dhe nuk do ndalet! Tre milionë Ilirë në 25 prill i ka gati! Dhe nuk më thua, o trendi buburrec, kur do dalësh në përballje me mua? Mezi po të pres", - shprehet z. Meta. Kryeminist­ri Edi Rama në kundërpërg­jigjen ndaj presidenti­t Ilir Meta i kujtoi atij, se nuk ka pasur principata, monarki apo republikë në botë që të ketë dhënë dekorata për heronjtë e luftërave të shkuara. Sipas Ramës, Meta heronjtë t'i mbajë në zemër e në mendje kur flet e vepron, jo duke sharë si i dehur me ata në gojë e duke nxitur dasi, sherr e rrëmuja. "Ilir, ti duhet ta kuptosh se nuk ka pasur para teje dhe nuk do ketë pas teje, as principatë, as monarki, as republikë në botë, që të ketë dhënë dekorata për heronjtë e luftërave të shkuara! Kjo është komedia e një marrëzie të pashoqe që të bën gazin e botës dhe të republikës sonë! Heronjtë mbaji në zemër e në mendje kur flet e vepron, duke respektuar detyrën e lartë e duke dhënë shembullin që detyra të imponon, jo duke sharë si i dehur me ata në gojë e duke nxitur dasi, sherr e rrëmuja për interesat e tua krejt personale dhe për partinë tënde të degraduar!" - shprehet z. Rama.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania