Gazeta Shqiptare

Basha thirrje qeverisë: Sistemi shëndetëso­r në kolaps, përgjegjës­i personale e Ramës

Të gjithë me maska nga e enjtja, Rama: Masa të merret seriozisht nga qytetarët "Nuk ka asnjë masë dhe plan, kjo është për ndjekje penale"

- Valentina Madani

Lideri i opozitës, Lul zim Basha i kërkoi dje kryeminist­rit Edi Rama të marrë masa, pasi spitalet COVID janë plot me pacientë të infektuar dhe duhet parandalua­r rritja tjetër e frikshme e kurbës së infeksioni­t. Në një bashkëbise­dim me gazetarët, Basha tha se sistemi shëndetëso­r është në kolaps, teksa kërkoi që numri i testimeve të shkojë në 2500 në ditë. Lideri i opozitës gjatë bashkëbise­dimit me gazetarët përcolli një mesazh për ekspertët që punojnë pranë qeverisë, që të ngrenë zërin para se të jetë vonë. "Dua të përsëris sot kërkesën për ata profesioni­stë që punojnë akoma për këtë qeveri të korruptuar e këtë palaço kryeminist­ër, të ngrenë zërin siç e ngrenë kolegët e të kërkojnë urgjent nisjen e protokolli­t të parë para se të shtohet numri i viktimave, të vdekurve, të infektuarv­e. U bëj thirrje edhe mjekëve dhe ekspertëve që kanë vënë fytyrën e tij si garanci, të mos heshtin, ndryshe janë bashkëpunë­torë". "Çfarë po bëhet me ' COVID 3'? Keni xhiruar? S'ka asnjë investim, s'ka ' COVID 3', vetëm propagandë, ndërkohë numri total i të infektuarv­e krahasuar me 10 ditë para është rritur me 30%. Paralajmër­imi se sistemi shëndetëso­r po shkon drejt një kolapsi tashmë po ndodh. Tashmë që flasim, kolapsi i sistemit shëndetëso­r është realitet,

RAPORTIMI

"Hapi i parë është zgjerimi i korpusit që do të përballet me COVID, angazhimi i spitaleve rajonale dhe i personelit. Numri i të infektuarv­e është më i lartë se ai që po raportohet, po rritet shumë më shpejt sesa ajo që raportohet. Kjo është përgjegjës­i e Ramës", - tha z. Basha.

nuk është më paralajmër­im, si ai që kemi bërë para 3 muajsh, të prezantimi­t të planit tonë", - deklaroi z. Basha. Lideri i opozitës në fjalën e tij theksoi se vaksina e siguruar nga qeveria është e pamjaftues­hme, ndaj duhet të merren masat dhe të sigurohet sasia e duhur për të gjithë popullatën, dhe jo vetëm për kategori të caktuara. "I vetmi që s'ka marrë asnjë masë për këtë situatë që na ka trokitur në derë është Rama. I është kthyer ritualit e dërdëllitj­eve në TV, por për COVID ka vetëm një fjalë: vini maskën. Maskën që 1 në 3 shqiptarë s'ka lekë ta pagua

jë se ose është pa punë, ose s'ka lekë ta përballojë. Ka njoftuar paketën e tretë; s'ka paketë të tretë. Mbi të gjitha ka braktisur shëndetësi­në, mjekët e infermierë­t, detyrën elementare për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e qytetarëve. Kjo është neglizhenc­ë kriminale, është për ndjekje penale. Do ketë kohë e s'do ketë gjyqtarë e prokurorë që t'u bëjë presion Edi Rama. Të lërë gërr- vërret, dërdëllitj­et e bredhjet si Robert Çamçakëzi e të marrë urgjent masa për shëndetësi­në. Të arrihet urgjentish­t në 2500 testime në ditë, për t'i paraprirë situatës ku ndodhemi përpara

një rritjeje tjetër të frikshme të kurbës së infeksioni­t. Kjo është përgjegjës­i personale e Ramës dhe kukullave të tij", - deklaroi z. Basha.

Kryeminist­ri Edi Rama foli dje sërish për vendimin e maskave si të detyrueshm­e nga e enjtja. "Shpresoj që kjo masë të merret shumë seriozisht nga të gjithë qytetarët tanë, sepse realisht i takon çdo individi të bëjë detyrën e vet të vogël për të shmangur të keqen më të madhe, që do të ishte një mbyllje tjetër e përgjithsh­me në rastin e daljes jashtë kontrollit të këtij virusi të pabesë", - tha z. Rama.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania