Gazeta Shqiptare

Rama lajmëron fermerët: Nga fillimi i 2021- shit nafta do jepet pa akcizë

-

Kryeminist­ri Edi Rama dha dje lajmin e mirë për të gjithë fermerët, që duke nisur nga fillimi i vitit të ardhshëm "nafta, karburanti për prodhimet bujqësore do të jepet pa akcizë, pa taksën e karbonit, pa taksën e qarkullimi­t". "Duke nisur nga fillimi i vitit të ardhshëm, nafta, karburanti për prodhimet bujqësore do të jepet pa akcizë, pa taksën e karbonit, pa taksën e qarkullimi­t. E kur them do jepet falas, kini parasysh që sasia kompensues­e e çmimit për sasinë e tokës së punuar do jepet nga shteti", - theksoi z. Rama. Sipas shefit të qeverisë, "s'do ketë nevojë fare as ' merr rimbursim, ço fatura', histori që kanë krijuar problemati­ka të rënda të skemës së naftës pa akcizë në të shkuarën, dhe që e kanë bërë një skemë skandaloze humbjesh, korrupsion­i e furnizim të ' Benz'- ave me magnetofon me zë të lartë në rrugët lidhëse mes fshatrave e qyteteve. Me këtë skemë ne u japim fermerëve mundësinë të jenë pa asnjë ngarkesë burokratik­e, thjesht kanë NIPT- in, futen në platformë, bëjnë deklarimin e sasisë së tokës; në këtë ka një kalkulim të thjeshtë për litrat e naftës që duhen, sasia që do harxhojë për barrën, 50% mesatarish­t mbi çmimin do jepet falas", - tha Rama. PD reagoi menjëherë pas deklaratës së kryeminist­rit se nga fillimi i vitit të ardhshëm nafta do të jetë falas për fermerët. Në një deklaratë për shtyp, Dorian Teliti u shpreh se në 7 vjet, kryeminist­ri u mori fermerëve mbi 100 milionë euro për karburanti­n vetëm nga rritja e taksës së qarkullimi­t. "Edi Rama sot bëri atë që kemi paralajmër­uar prej kohësh. I lodhur, i vjetër dhe pa ide të reja për zhvillimin e vendit, kopjoi edhe një herë tjetër një pjesë nga programi ynë për bujqësinë për uljen e çmimit të naftës", - u shpreh Teliti mes të tjerash.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania