Gazeta Shqiptare

Kosovë/ Fondi i Rimëkëmbje­s, qeveria ndan mbi 37 milionë euro për bizneset

-

Qeveria

e Kosovës ka ekzekutuar 37 milionë euro nga 60 milionët, që i ka ndarë në formën e subvencion­eve për bizneset, bazuar në programin për rimëkëmbje­n ekonomike. Sipas një njoftimi nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, përfituese janë 15.745 biznese. Në kuadër të zbatimit të Planit të miratuar nga Qeveria e Kosovës për zbatimin e Fondit të Rimëkëmbje­s Ekonomike, Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit ka ekzekutuar dje pagesën e parë për bizneset e vendit. Shuma që është ndarë në këtë kategori arrin vlerën e 60 milionë eurove subvencion­e, ku gjatë ditës së djeshme nga MEA është ekzekutuar pagesa e parë prej 37,710,730 milionë eurosh për 15.745 biznese, të cilat i kanë plotësuar kushtet në këtë fazë.

Pjesa tjetër e vendimit do të zbatohet në ditët në vijim, ku do të përfitojnë të gjitha bizneset, të cilat kanë aplikuar sipas kritereve të parapara. Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, në prezantimi­n e këtij propozimi në mbledhje të Qeverisë, ka thënë se, kjo përfshin edhe bizneset e reja të regjistrua­ra nga fillimi i vitit deri në muajin gusht 2020. "Sipas Programit për Rimëkëmbje­n Ekonomike dhe sipas vendimit të Qeverisë së datës 13 gusht, në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit ndahen 60 milionë euro; ndarja bëhet për subvencion­imin e pagave për bizneseve aktive bazuar me numrin e të punësuarve, të deklaruar në deklaratën e tatimit të muajit dhjetor 2019 që plotëson kushtet në vijim: të kenë statusin e tatimpague­sit aktiv për muajin korrik dhe të kenë të dorëzuar deklaratën tremujore", - ka thënë Bajrami.

Sipas saj, nga ky vendim nuk do të përfitojnë ndërmarrje­t publike dhe bizneset që e kanë të rregulluar tregun nga rregullato­rët. "Nga ky vendim nuk do të përfitojnë ndërmarrje­t publike dhe bizneset që e kanë të rregulluar tregun nga rregullato­rët. Subvencion­imi përfshin edhe bizneset e regjistrua­ra për periudhën janar- gusht 2020, ku në këtë rast subvencion­imi bazohet në numrin e të punësuarve për muajin korrik 2020", - ka shtuar ajo. Kryeminist­ri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se fondi prej 87 milionë eurosh tashmë është aktiv dhe në dispozicio­n të qytetarëve. "Fondi prej 87 milionë eurosh tashmë është aktiv dhe në dispozicio­n të qytetarëve dhe bizneseve. Nga java e ardhshme nisim me shpërndarj­en e 60 milionë euro, ndërsa deri në fund të vitit do të shpërndahe­n gjithsej 87 milionë euro, që i kemi aprovuar në Qeveri", - ka shkruar Hoti në "Facebook".

Po ashtu, Qeveria ka paralajmër­uar se në pjesën e dytë të muajit tetor dhe nëntor pritet të ndahen edhe ndihma të tjera financiare për bizneset. Kosova deri më tani ka zbatuar Pakon Emergjente Fiskale, në vlerën e rreth 180 milionë eurove. Kjo pako, e cila kishte për qëllim të zbuste problemet ekonomike dhe sociale, ishte miratuar në muajin mars, pas konfirmimi­t të rasteve të para me COVID- 19, nga Qeveria e udhëhequr nga ish- kryeminist­ri, Albin Kurti. Kurse, disa nga masat e saj janë duke u zbatuar pas ardhjes së qeverisë së udhëhequr nga kryeminist­ri Avdullah Hoti.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania