Gazeta Shqiptare

FMN ul parashikim­in për 2020 dhe rritjen e 2021 për Shqipërinë, e treta më negativja pas Kroacisë dhe Malit të Zi

-

bizneseve të vogla dhe të mëdha të pyetura është respektivi­sht 44% me 56%;

Pothuajse 10% e këtyre bizneseve e kanë pezulluar përkohësis­ht NIPT- in;

Rreth 60% e bizneseve kanë bërë në 2020- ën vetëm 010% të xhiros së 2019- ës;

49% kanë humbur deri në 20.000 euro, 21% mbi 100.000 euro, 16% kanë humbur 20.000- 50.000 euro dhe 14% kanë humbur 50.000- 100.000 euro këtë vit. Numri total i të punësuarve në 2019- ën nga bizneset e pyetura ka qenë 284 punonjës, kurse të njëjtat biznese kanë mbajtur në punë në 2020- ën vetëm 131 punonjës ose 54% më pak.

Grupi i agjencive turistike apo bizneseve të vogla me nga 1 deri në 3 punonjës në 2019- ën ka qenë rreth 49%, kurse grupi i tur- operatorëv­e apo bizneseve të mëdha me 4- 35 punonjës ka qenë 51%. Në 2020- ën grupi i bizneseve të mëdha tkurret me 4- 13 punonjës, në vetëm 30%. Pra pothuajse gjysma e punonjësve janë larguar nga puna, kryesisht nga bizneset e mëdha. 86% e bizneseve nuk presin ndonjë aktivitet në periudhën e mbetur të 2020- ës. Pyetjes "Si e shikoni vitin 2021?", 74.5% e bizneseve iu përgjigj "E paqartë dhe e zymtë" dhe 21% shpresojnë që puna të rifillojë në pranverën e 2021shit. Pyetjes "Edhe sa kohë mendoni ta mbani biznesin pa falimentua­r nëse nuk merrni ndihmë nga qeveria dhe pandemia vazhdon", 40.5% e të anketuarve iu përgjigj "deri në fund të 2020ës" dhe 33% shpreson "deri në mesin e 2021- shit".

Monitor. al

Fondi Monetar Ndërkombët­ar, në "Pasqyrën Ekonomike Globale" të tetorit ka publikuar parashikim­in zyrtar për ecurinë ekonomike të Shqipërisë, që për vitin 2020 pritet të bjerë me - 7.5%, nga 5% në raportin e prillit. Ky vlerësim ishte publikuar më herët edhe nga misioni i FMN- së në Shqipëri, në një vizitë virtuale gjatë periudhës 17- 28 shtator 2020, për të zhvilluar diskutimet e Monitorimi­t të parë Pas Programit ( MPP). Tendenca për Shqipërinë është e ndryshme nga ajo globale, ku rënia, ndonëse e thellë, është më pak e fortë sesa ishte parashikua­r në qershor, për shkak se rënia në shumë vende në tremujorin e dytë nuk rezultoi aq e ashpër sa pritej. Sipas raportit të fundit të FMN- së, tkurrjen më të fortë në rajon pritet ta ketë Mali i Zi, me - 12%, e ndjekur nga Kroacia, me - 9%, dhe më pas renditet Shqipëria në të njëjtat nivele me Kosovën (- 7.5% secila). Të tria shtetet bregdetare ( Kroacia, Mali i Zi, Shqipëria) kanë një varësi të lartë nga turizmi, që ka qenë ndër sektorët më të goditur nga pandemia. Krizën pritet ta ndiejë më pak Serbia, që parashikoh­et të ketë një rënie prej - 2.5%. Maqedonia do të tkurret me - 5.4%, kurse Bosnja me - 6.5%. FMN pret që ekonomia shqiptare të rritet me 5% në vitin 2021, që është rishikuar në ulje në krahasim me raportin e prillit prej 8%. Në 2022, ekonomia do të zgjerohet me 3.4%. Inflacioni në vend pritet të jetë i ndrydhur, në 1.4% në vitin 2020, për t'u rritur lehtë në 1.7% në vitin 2021, dhe vetëm në 2022 do të shkojë në objektivin e shënjestru­ar të Bankës së Shqipërisë prej 3%. Deficiti i llogarisë korente ( flukset e hyrjes dhe daljes së valutës) pritet të përkeqësoh­et ndjeshëm në - 11.7% të Prodhimit të Brendshëm Bruto ( PBB), nga - 7.6% në 2019- ën, për të rënë në vitet në vijim. Një ngjitje e gjatë dhe e vështirë, por rënia është më pak e ashpër sesa pritej. FMN parashikon për ekonominë globale një recesion disi më pak të ashpër, edhe pse ende të thellë në vitin 2020, krahasuar me parashikim­in e qershorit. Rishikimi ka ardhur nga rezultatet e PBB- së në tremujorin e dytë në ekonomitë e mëdha të përparuara, të cilat nuk ishin aq negative sa pritej në fillim; kthimi i Kinës në rritje, i cili ishte më i fortë se sa pritej; dhe shenjat e një rikuperimi më të shpejtë në tremujorin e tretë. Rezultatet do të ishin shumë më të dobëta po të mos ishin përgjigjet e konsiderue­shme, të shpejta dhe të papreceden­ta fiskale, monetare dhe rregullato­re që ruajtën të ardhurat e disponuesh­me për familjet, mbështetën flukset e parave për firmat dhe suporti që u dha për kreditë. Kolektivis­ht këto veprime kanë parandalua­r deri më tani një përsëritje të katastrofë­s financiare të 2008- 09, thotë FMN. Rritja globale është parashikua­r në - 4.4 për qind në vitin 2020, një tkurrje më pak e ashpër sesa parashikoh­ej në Pasqyrën Ekonomike Globale të Qershorit. Rishikimi pasqyron rezultate më të mira se ato të parashikua­ra të PBB- së në tremujorin e dytë, kryesisht në ekonomitë e përparuara, ku aktiviteti filloi të përmirësoh­ej më shpejt sesa pritej, pasi bllokimet filluan të lehtësohen në maj dhe qershor, si dhe treguesit e një rikuperimi më të fortë në tremujorin e tretë. Rritja globale parashikoh­et në 5.2 për qind në 2021, pak më e ulët se në Azhurnimin e Qershorit 2020, duke reflektuar rënien më të moderuar të parashikua­r për vitin 2020 dhe në përputhje me pritjet e distancës së vazhdueshm­e shoqërore. Pas tkurrjes në 2020 dhe rimëkëmbje­s në 2021, niveli i PBB- së globale në 2021 pritet të jetë një nivel modest 0.6 për qind mbi atë të vitit 2019.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania