Gazeta Shqiptare

Zbulohet skandali në KLGJ, Alban Toro u zgjodh anëtar në shkelje të ligjit

Duhej të kishte një eksperienc­ë të paktën 10- vjeçare pa ndërprerje si avokat, por aktiviteti i tij është pezulluar tri herë

-

TIRANE

- Zgjedhja e Al ban Toros si anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor në vitin 2018 është bërë në shkelje të ligjit për ngritjen e KLGJ- së. Alban Toro është një nga 11 anëtarët e KLGJ- së, i cili vjen nga radhët e avokatisë. Si i tillë, ai duhej të mbante mbi supe një eksperienc­ë të paktën 10- vjeçare pa ndërprerje si avokat, kriter të cilin Alban Toro nuk e përmbush. Bazuar në nenin 19, germa "d", të Ligjit Nr. 115/ 2016, anëtarët e KLGJ- së që vijnë nga avokatia duhet të kenë 15 vjet përvojë pune në profesion si jurist, nga të cilat të paktën 10 vitet e fundit të kenë ushtruar profesioni­n e avokatit pa ndërprerje.

Ligji nuk specifikon kriteret e vlerësimit të juristëve të spikatur, por ajo që mund të vërtetohet me lehtësi është fakti se gjatë periudhës 2010- 2018, Alban Toro e ka pezulluar tri herë aktiviteti­n e tij si avokat. Këto janë të dhëna të regjistrua­ra në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Konkretish­t rezulton se Toro është regjistrua­r në QKB për të ushtruar profesioni­n si avokat në datën 16 nëntor 2007.

Duke iu referuar të dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesit, rezulton se Alban Toro nga data 2 mars 2010 deri në datën 20 shtator 2011 e ka pezulluar ushtrimin e aktiviteti­t si avokat për afro 1 vit e gjysmë. Më pas, ai e ka ushtruar profesioni­n nga data 20 shtator 2011 deri në datën 27 shkurt 2018.

Por aktiviteti ka rinisur brenda 2 muajsh, për t'u pezulluar sërish në 21 dhjetor 2018, kohë kur mori detyrën si anëtar i KLGJsë me mandat 5- vjeçar, i vlefshëm deri në dhjetor 2023. Në biografinë e publikuar në faqen zyrtare të KLGJsë, nuk jepen detaje të ushtrimit të aktiviteti­t si avokat. Në faqe jepen të dhëna të vakëta, duke përmendur vetëm faktin se Alban Toro ka punuar rreth 20 vjet avokat, si dhe jurist në Drejtorinë e Sigurimit të Depozitave.

Nisur nga këto fakte zyrtare që gjenden në QKB, Alban Toro duhej të ishte skualifiku­ar nga gara për anëtar i KLGJ- së, pasi të dhënat vërtetojnë faktin se eksperienc­a e tij si avokat është ndërprerë disa herë në 10- vjeçarin e fundit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania