Gazeta Shqiptare

Policia e Tiranës arreston disa persona në 24 orët e fundit, trafik droge, përndjekje e drejtim mjeti në gjendje të dehur

-

Policia

e Tiranës ka arres tuar disa shtetas në 24 orët e fundit, për vepra të ndryshme penale.

Uniformat blu kanë vënë në pranga tre shtetas për trafik të lëndëve narkotike. Ndërsa, u arrestua një person për përndjekje ndaj së dashurës, si dhe u prangosën disa persona për drejtim të mjetit në gjendje të dehur.

NJOFTIMI I POLICISE

Goditet një tjetër rast i tentativës për shpërndarj­en e lëndëve narkotike në doza të vogla, vihen në pranga 3 shtetas.

Arrestohen në flagrancë edhe 5 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Shërbimet e Komisariat­it të Policisë Nr. 2, në zbatim të planit të masave për parandalim­in, zbulimin dhe goditjen e veprimtari­së kriminale të personave që shpërndajn­ë lëndë narkotike nëpër shkolla, ambientet pranë tyre apo në çdo ambient tjetër, bazuar në informacio­net e marra në rrugë operative për disa shtetas që merreshin me shpërndarj­e të lëndëve narkotike në doza të vogla në afërsi të një shkolle, kanë organizuar punën për kapjen e tyre dhe dokumentim­in e plotë të ngjarjes. Si rezultat i një pune të mirorganiz­uar, shërbimet e Komisariat­it Nr. 2, në rrugën ' Sami Frashëri' kanë konstatuar dhe arrestuar në flagrancë shtetasit S. J., G. P dhe K. A., për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e", e kryer në bashkëpuni­m. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtyre shtetasve dhe në banesat e tyre, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale rreth 350 gramë lëndë narkotike të dyshuar kanabis, një shumë parash të dyshuara nga shitja e lëndës narkotike dhe 3 aparate celularë.

Po nga shërbimet e Komisariat­it Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. B., 24 vjeç, banues në Durrës, sepse ka përndjekur ish- të dashurën e tij në mënyrë të vazhdueshm­e.

Specialist­ët e Qarkullimi­t Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

M. B., 20 vjeç, pasi në Rrugën e Kavajës, u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;

E. G., 27 vjeç, pasi në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.60 mg/ l. Gjatë kontrollit të ushtruar iu gjetën e iu sekuestrua­n në cilësinë e provës materiale një thikë dhe një shkop bejsbolli;

L. S., 50 vjeç, pasi në rrugën "Egnantia", u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.58 mg/ l;

A. U., 24 vjeç, pasi në Mullet, ka aksidentua­r dhe larguar nga vendi i ngjarjes, shtetasin e mitur me iniciale F. M., 16 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania