Gazeta Shqiptare

Kredia e ekspozuar ndaj kursit të këmbimit ka rënë në 1 miliard euro

-

dhënies së këtij lloji, banka qendrore prej një dekade iu ka vendosur bankave kërkesa më të larta për mbulimin e tyre me kapital. Kredia e pambrojtur ndaj rrezikut të kursit të këmbimit është në rënie të qëndrueshm­e gjatë viteve të fundit. Në mesin e këtij viti, ajo përbënte rreth 21% të portofolit të kredisë bankare, ndërsa një vit më parë përbënte rreth 25% të totalit. Rënia ka ardhur kryesisht për shkak të rritjes së peshës së kreditimit në lekë gjatë viteve të fundit. Motivimi kryesor që ka shtyrë huamarrësi­t për të marrë kredi në euro historikis­ht kanë qenë normat më tërheqëse të interesit. Por, në vitet e fundit diferenca e normave të interesit mes euros dhe lekut është ngushtuar ndjeshëm, duke bërë që më shumë familje dhe biznese të zgjedhin huamarrjen në lekë, për të shmangur rrezikun e kursit të këmbimit. Qëllimi kryesor i dhënies së kredive në euro në sistemin bankar shqiptar është blerja e pasurive të paluajtshm­e, si nga bizneset, ashtu edhe nga individët. Kredia e pambrojtur e dhënë për investime në pasuri të paluajtshm­e vijon të mbajë peshën kryesore të totalit të kredisë së pambrojtur në valutë, me 54% të totalit. E dyta për nga madhësia është kredia për tregti, me 26%. Pjesa tjetër e kredisë së pambrojtur në valutë është dhënë për zhvillim biznesi, konsum dhe qëllime të tjera.

Luhatjet në kursin e këmbimit mund të ndikojnë ndjeshëm aftësinë e huamarrësv­e për të paguar kredinë, në rastin kur kjo e fundit është në një monedhë të ndryshme nga të ardhurat e tyre. Megjithëse në vitet e fundit luhatjet e kursit kanë qenë në favor të mbiçmimit të lekut, duke favorizuar huamarrësi­t në valutë, Shqipëria adopton një regjim të lirë të kursit të këmbimit dhe ecuria e tij në periudha të gjata është e pamundur për t'u parashikua­r.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania