Gazeta Shqiptare

Gratë i futen biznesit të kanabisit, pas Vlorës, kapen dy në Fier

Zbulohet punishtja e përpunimit, sekuestroh­en 100 kg, në pranga organizato­ri dhe një tjetër

-

FIER - Duket se gratë i janë futur biznesit të kanabisit për të siguruar jetesën. Pas Vlorës, ku u arrestuan 4 gra në moshë, 2 më të reja janë arrestuar në Fier, ku është zbuluar një punishte përpunimi kanabisi.

Policia e Fierit deklaron zyrtarisht, se në vijim të punës për goditjen e veprimtari­së kriminale në fushën e narkotikëv­e, specialist­ët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëv­e në DVP Fier, pas informacio­neve të marra në rrugë policore dhe një hetimi disajavor, kanë bërë të mundur finalizimi­n me sukses të operacioni­t policor antidrogë të koduar "Hamili", në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

R. ( D). B., 57 vjeç, banues në Hamil, Fier ( organizato­ri i kësaj veprimtari­e kriminale).

S. K., 38 vjeç, E. K., 33 vjeçe, E. K., 31 vjeçe, banuese në Ndërmenas, Fier.

Gjithashtu u procedua penalisht dhe një shtetase tjetër.

Shërbimet e Policisë, në bazë të hetimeve të kryera dhe informacio­nit të grumbullua­r kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit R.( D). B, në fshatin Hamil, ku kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasit e lartpërmen­dur.

Gjatë kontrollit të kryer në banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestrua­n në cilësinë e provës materiale 100 kg lëndë narkotike të dyshuar kanabis sativa në proces tharjeje, 1 automatik me 2 krehra dhe 310 fishekë, 2 freskuese që shërbenin për tharjen e bimëve narkotike, 1 presë metalike që shërbente për presimin dhe paketim e lëndës narkotike, 7 palë gërshërë, 1 motoçiklet­ë me targa të falsifikua­ra e trafikuar nga jashtë vendit, 4 aparate celularë, si dhe disa bimë të dyshuara narkotike, të kultivuara në ambientin përreth banesës së 57- vjeçarit.

Materialet procedural­e i kaluan Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike", "Kultivimi i bimëve narkotike", "Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak" dhe "Trafikimi i mjeteve motorike".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania