Gazeta Shqiptare

Koronaviru­si nuk ndalet, 182 raste të reja dhe 5 humbje jete për 24 orë

"244 pacientë të shtruar, 13 në terapi intensive, nga të cilët 4 të intubuar" Ministria e Shëndetësi­së: 1055 testime dhe 90 të shëruar

-

Koronaviru­si po përha pet me ritme të shpe jta në vend duke shënuar rekorde të reja nga dita në ditë. Brenda 24 orëve të fundit, janë konfirmuar 182 raste të reja dhe 5 persona kanë humbur jetën. Të dhënat janë bërë me dije nga Ministria e Shëndetësi­së gjatë përditësim­it lidhur me situatën epidemiolo­gjike. "Ju informojmë lidhur me situatën epidemiolo­gjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri: Janë kryer 1055 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 182 qytetarë të prekur nga virusi SARS- COV2. Rastet pozitive të konfirmuar­a në 24 orët e fundit janë identifiku­ar në këto bashki: 61 raste në Tiranë, 19 në Shkodër, 12 në Korçë, 9 në Lushnje, nga 7 raste në Fier, Berat, nga 6 raste në Durrës, Elbasan, Pogradec, nga 5 raste në Lezhë, Mallakastë­r, Gjirokastë­r, Prrenjas, nga 4 raste në Tropojë, Kuçovë, nga 3 raste në Sarandë, Dibër, nga 2 raste në Kukës, Kavajë, Vlorë, Rrogozhinë, Librazhd, nga 1 rast në Krujë, Fushë- Arrëz, Roskovec, Bulqizë, Skrapar",bëri me dije Ministria e Shëndetësi­së. Ndërkohë janë shëruar 90 qytetarë, duke e çuar në 9675 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

PACIENTË TË HOSPITALIZ­UAR

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 244 pacientë, 13 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar. Numri I vdekjeve që prej fillimit të pandemisë ka arritur në 429. ' Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësis­ht e kanë humbur betejën me COVID19, një 64 vjeçar nga Elbasani, një 66 vjeçare nga Kurbini, një 73 vjeçare nga Korça, një 81 vjeçar nga Shijaku dhe një 75 vjeçar nga Tirana",- theksoi MSHMS.

APELI

Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet gjithë qytetarëve dhe bizneseve të jenë të kujdesshëm në zbatimin e rregullave të higjienës, distancimi­t dhe vendosjes së maskës. Nga data 15 tetor maska ose barriera mbrojtëse prej tekstili bëhet e detyrueshm­e edhe në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohe­t

SKËNDER BRATAJ

“Në bashkëpuni­m me mjekun e familjes dhe linjës 08004040 që bën lidhjen e menjëhersh­me me mjekun e familjes, do të integrojmë shërbimin në banesë. Në momentin që pacienti përkeqësoh­et ose në momentin që pacienti ka marrë një kurim të përcaktuar nga specialist­i mund të bëhen trajtime në banesë. Prej 3 vitesh ne kemi setin e plotë të urgjencës dhe i kemi të gjitha pajisjet. Kemi porositur të gjitha medikament­et që kemi porositur në bazë të protokolli­t përsa i përket trajtimit dhe të formës së mesme nga ekipet tona", tha dr. Skënder Brataj

përhapja e infeksioni­t. Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologji­k te specializu­ar dhe të sigurt si dhe për çdo informacio­n tjetër rreth COVID19.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania