Gazeta Shqiptare

Kompensime­t deri në 760 lekë për pensionist­ët, kategoritë që përfitojnë

"Kriteret dhe dokumentac­ioni që duhet të plotësojnë të moshuarit"

- Voltiza Duro

Buxheti i shtetit finan con edhe disa pen sione e përfitime të veçanta për kategori specifike individësh si dhe disa kompensime që mund të merren për arsye të paracaktua­ra. Instituti i Sigurimeve Shoqërore shpjegon gjithë procedurën, kriteret e dokumentac­ionin që nevojitet për individët e interesuar që iu lind e drejta e marrjes së kësaj pagese. Masa e kësaj të fundit përllogari­tet nga ISSH. Respektivi­sht përfituesi­t mund të marrin pensionin e posaçëm shtetëror, atë për merita të veçanta, pensionin e dhënë për invalidët e luftës e shpërblimi­n për veteranët. Më tej, për të gjithë individët që plotësojnë kriteret e dorëzojnë dokumentac­ion e kërkuar, jepen kompensime të llojeve të ndryshme si ai i shpenzimev­e nga ndryshimi i çmimit të energjisë elektrike e lëndëve djegëse, kompensimi i përfituar nga ndryshimi i çmimit të bukës, vajgurit apo gazit të lëngshëm, si dhe kompensim i të ardhurave mujore të pensionist­ëve. Por këto kompensime mund të përfitohen edhe në rastet kur individët janë në ngarkim të pensionist­ëve apo kategorizo­hen si shtresa në nevojë.

PENSIONET E POSAÇME SHTETËRORE

Pensioni i posaçëm shtetëror është një shtesë që jepet me Vendim të veçantë të Këshillit të Ministrave. Ky lloj pensioni mund të përfitohet nga të gjithë ata që kanë marrë pjesë në lëvizjen e Rilindjes Kombëtare, në lëvizjet popullore, në luftën kundër pushtuesve nazifashis­të brenda dhe jashtë Shqipërisë, në mbrojtjen e kufirit e ruajtjen e integritet­it territoria­l të Shqipërisë, në lëvizjen demokratik­e dhe që kanë merita të veçanta. Por edhe individët që kanë arritur rezultate të dallueshme në fushën e shkencës, kulturës,

ISSH

Instituti i Sigurimeve Shoqërore shpjegon gjithë procedurën, kriteret e dokumentac­ionin që nevojitet për individët e interesuar që iu lind e drejta e marrjes së kësaj pagese. Masa e kësaj të fundit përllogari­tet nga ISSH. Respektivi­sht përfituesi­t mund të marrin pensionin e posaçëm shtetëror, atë për merita të veçanta, pensionin e dhënë për invalidët e luftës e shpërblimi­n për veteranët.

 ??  ??
 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania