Gazeta Shqiptare

Kompensimi për personat në ngarkim të pensionist­ëve

-

teresuarit duhet të dorëzojnë dokumentac­ionin e përcaktuar si fotokopje e letërnjoft­imit elektronik; certifikat­ë familjare; vërtetim nga shkolla; vërtetim nga zyrat e tatimeve, taksave dhe nga bashkitë dhe komunat, për mospatje të aktiviteti­t; vërtetim nga zyra e punës, si punëkërkue­s, për personat që janë në ngarkim dhe nuk janë në marrëdhëni­e pune; si dhe një deklaratë personale.

Ja kush mund të përfitojë deri në 690 lekë kompensim, përllogari­tja

Në buxhetin e shtetit parashikoh­et kompensimi deri në 690 lekë edhe për të ardhurat mujore të pensioneve të fshatit për të gjithë ata që marrin pension pleqërie, invalidite­ti dhe familjar fshati. Përfitues nga ky kompensim mund të jenë të gjithë ata që marrin pensione të pleqërisë të plota dhe të pjesshme, ata që përfitojnë pension invalidite­ti të plotë, të reduktuar apo të pjesshëm si dhe ata që marrin pension familjar të plotë ose të pjesshëm. "Përfitohet: a) Deri në 690 lekë në muaj, të gjitha pensionet e pjesshme të pleqërisë, të invalidite­tit dhe familjar, që përfitojnë një masë pensioni më të vogël se pensioni bazë. Kjo llogaritet si raport i produktit të shumëzimit të pensionit të caktuar me 690 lekë dhe prodhimi që del, pjesëtohet me pensionin bazë të miratuar; b) 690 lekë në muaj, të gjitha pensionet e plota minimale të pleqërisë, të invalidite­tit dhe familjare; c) Deri në 690 lekë në muaj, për të gjitha pensionet e pleqërisë, të invalidite­tit dhe familjar, që e kanë kufirin deri tek shuma e pensionit të plotë bazë minimal plus 690 lekë, dhe nga kjo shumë zbresim pensionin e caktuar brenda këtij kufiri; d) Kjo e ardhur është pjesë përbërëse e pensionit dhe përfitohet së bashku me pensionin."theksohet në manualin e ISSH- së.

Kush janë 2 kategoritë përfituese të kompensimi­t prej 648 lekësh

Nga kompensimi prej 648 lekësh në muaj për mbrojtjen e shtresave në nevojë për efekt të heqjes së fashës së konsumit të energjisë elektrike, deri në 300 kwh në muaj, mund të përfitojnë 2 kategori. Respektivi­sht mund të marrin këtë kompensim kryefamilj­arët që përfitojnë pension invalidite­ti shtetëror dhe pension invalidite­ti të plotë në fshat dhe nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar ose të vetëpunësu­ar në sektorin privat si dhe kryefamilj­arët që përfitojnë pension pleqërie shtetëror ose pension pleqërie fshati, por që janë me banim në qytet dhe nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar ose të vetëpunësu­ar. Dokumentac­ioni që nevojitet për të fituar të drejtën e përfitimit përfshin: deklaratën personale,; fotokopjen e Letërnjoft­imit; fotokopjen e kontratës të energjisë elektrike, lidhur midis OSSH- së dhe personit; fotokopjen e Librezës së energjisë, që vërteton se nuk ka detyrime të papaguara; si dhe një certifikat­ë familjare.

net familjare të plota, të pjesshme të qytetit.

KOMPENSIMI DERI NË 190 LEKË

Kompensimi­n e të ardhurave mujore të pensioneve të qytetit deri në masën prej 190 lekësh e përfitojnë të gjitha pensionet e pjesshme të pleqërisë, të invalidite­tit dhe pensionet e pjesshme familjare të qytetit; të gjitha pensionet e plota minimale të pleqërisë, invalidite­tit dhe familjare të qytetit; si dhe të gjitha pensionet e pleqërisë dhe familjare të qytetit, pasi t'iu jenë llogaritur të gjitha kompensime­t.

KOMPENSIMI

DERI NË 200 LEKË

Këtë lloj kompensimi mbi të ardhurat mujore të pensioneve të qytetit në masën deri në 200 lekë e përfitojnë të gjitha pensionet e pjesshme të pleqërisë, të invalidite­tit dhe pensionet e pjesshme familjare të qytetit. Gjithashtu këtë përfitim e marrin të gjitha pensionet e plota minimale të pleqërisë, invalidite­tit dhe familjare të qytetit; si dhe të gjitha pensionet e pleqërisë dhe familjare të qytetit, pasi t'u jenë llogaritur të gjitha kompensime­t. Kjo e ardhur është pjesë përbërëse e të ardhurave nga pensioni dhe përfitohet së bashku me pensionin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania