Gazeta Shqiptare

Historia tragjike e familjes Derralla. Si u burgos babai dhe shiste nallane në Shkodër

Hasan Pasha shërbeu në detyrën e Komandanti­t të Xhandarmër­isë së Sanxhakut të Prizrenit Valdetja, mbesa e familjes Derralla: Babai u mbajt për tetë muaj në hetuesi dhe kur doli në gjyq u tha ‘ tim atë nuk e fyeni dot, se ai ka qenë ministër në qeverinë e

- Dashnor Kaloçi

Historia e panjohur e familjes së famshme Derralla me origjinë të hershme nga Gradeci i Pollogut të Tetovës, ku i pari i tyre, Hasan Pasha, shërbeu në detyrën e Komandanti­t të Xhandarmër­isë së Sanxhakut të Prizrenit, kurse djali i tij, Mehmeti, u emërua në detyrën e Komandanti­t të Forcave të Armatosura të Lidhjes së Prizrenit për qytetin e Tetovës. Dëshmitë e rralla të Valdet Derrallës, për historinë e fisit të tyre nga më të njohurit shqiptarëv­e të Maqedonisë dhe Kosovës, ku gjyshi i saj, Mehmet Pashë Derralla, më 28 nëntor të vitit 1912, i dhuroi Ismail Qemalit një arkë me flori për qeverinë ku ai u emërua si Ministër i Luftës, kurse djemtë e tij, pasi ishin internuar në kampet naziste, në periudhën e regjimit komunist të Enver Hoxhës, u persekutua­n si familje reaksionar­e dhe babai i Valdetit, pasi vuajti dhjetë vite burg, jetoi bodrumeve të qytetit të Shkodrës, ku për të siguruar bukën e gojës, bënte nallane me drutë e zjarrit që i sillnin fshatarët për t'i shitur.

"Edhe pse gjyshi im Mehmet Pashë Derralla kishte mbajtur postin e ministrit të Luftës në qeverinë e Ismail Qemalit, dhe i kishte dhuruar atij një arkë me flori për kabinetin, djali i tij dhe njëkohësis­ht babai im, Hysen Derralla, për vite u burgos nga regjimi i Enver Hoxhës. Dhe për të siguruar bukën e gojës, bënte fshehurazi nallane në bodrumet e Shkodrës, të cilat më pas i shiste në rrugicat e atij qyteti". Njeriu që dëshmon ekskluzivi­sht për Memorie. al, është Valdete Derralla, e cila rrëfen historinë e dhimbshme të familjes dhe babait të saj, i cili pasi u lirua nga burgjet naziste, u dënua edhe nga komunistët jugosllavë dhe ata shqiptarë.

Cila është origjina e familjes Derralla dhe kush ishin disa nga burrat e asaj familjeje të madhe pashallarë­sh që u shkolluan në akademitë ushtarake të Turqisë dhe Italisë? Cili ishte fati i familjes Derralla dhe i djemve të Mehmet Pashës gjatë viteve të Monarkisë së Zogut dhe periudhës së regjimit komunist të Enver Hoxhës?

NË AKADEMITË USHTARAKE

Lidhur me historinë e familjes Derralla dhe djemve të Mehmet Pashës, e mbesa e tij, Valdete Derralla dëshmon: "Pas vdekjes së Mehmet Pashës në vitin 1918, i pari i asaj familjeje, mbeti djali i madh i tij Halimi, i cili kishte lindur në vitin 1878 në Tetovë. Ai ishte diplomuar për Drejtësi në Stamboll dhe në atë kohë ishte zgjedhur si deputet i Tetovës në Parlamenti­n e Serbisë. Në shtëpinë e madhe të Derrallave në Tetovë, jetonin vetëm djemtë me familjet e tyre, pasi të pesë vajzat e martuara, Mehmeti i kishte dërguar në Bursë të Turqisë që në vitin 1912, kur ai u nis për në Vlorë. Po në vitin 1921, xhaxhai i madh Halimi erdhi në Tiranë dhe pasi u thirr nga Ahmet Zogu, i propozoi atij që të bëhej deputet në parlamenti­n shqiptar. Halimi pranoi duke qëndruar deputet dhe senator nga viti 1921 deri në vitin 1929. Ai vdiq në vitin 1932 në Tiranë, ku iu bë një varrim madhështor. Pas vdekjes së tij, vëllezërit dhe familja e tij u kthyen në Tetovë. Djali i dytë i Mehmet Pashës, ishte Mynyri, i cili nuk jetoi gjatë dhe vdiq shumë i ri. Djali i tretë ishte Gajuri, i cili u lind në Bagdat në vitin 1908, dhe më vonë ai mbaroi Akademinë Ushtarake në Itali. Pas studimeve, ai u kthye në Shqipëri dhe shërbeu për disa kohë si oficer i Xhandarmër­isë Mbretërore, e më pas në Oborrin Mbretëror në Tiranë. Në vitin 1939, Gajuri shkoi në Tetovë ku shërbeu si oficer në Xhandarmër­inë e atij qyteti. I katërti i djemve ishte, Hyseni, babai im, i cili u lind në Tetovë në vitin 1912. Babai ka qenë 6 muajsh kur Mehmeti u nis për në Vlorë për Shpalljen e

Pavarësisë. Pasi mbaroi shkollën fillore dhe të mesmen tregtare në Tetovë, Hyseni kreu shërbimin e detyrueshë­m ushtarak në Sarajevë dhe në vitin 1931, ai erdhi në Tiranë, ku vazhdoi gjimnazin në konviktin "Naim Frashëri". Pas mbarimit të shkollës në vitin 1934, ai filloi punë në Ministrinë e Ekonomisë, ku qëndroi deri në vitin 1940", kujton Valdete Derralla, lidhur me xhaxhallar­ët dhe babain e saj, djemtë e Mehmet Pashë Derrallës, ministrit të Luftës në qeverinë e parë të shtetit shqiptar të kryesuar nga Ismail Qemali.

HYSENI ME GAJURIN NË BURGJET NAZISTE

Lidhur me historinë e babait të saj Hysenit, gjatë periudhës së pushtimit nazi

HISTORIA

"Pas vdekjes së

Mehmet Pashës në vitin 1918, i pari i asaj familjeje, mbeti djali i madh i tij Halimi, i cili kishte lindur në vitin 1878 në Tetovë. Ai ishte diplomuar për Drejtësi në Stamboll dhe në atë kohë ishte zgjedhur si deputet i Tetovës në Parlamenti­n e Serbisë. Në shtëpinë e madhe të Derrallave në Tetovë, jetonin vetëm djemtë me familjet e tyre, pasi të pesë vajzat e martuara, Mehmeti i kishte dërguar në Bursë të Turqisë që në vitin 1912, kur ai u nis për në Vlorë.

fashist, Valdeti kujton: "Në vitin 1940, im atë Hyseni, së bashku me të vëllain Gajurin, u veshën si oficerë të Ushtrisë Kombëtare Shqiptare dhe u dërguan në frontin e luftës italo- greke. Pasi dezertuan nga ajo luftë, ata kërkoheshi­n nga italianët dhe për të shpëtuar, shkuan të dy në Tetovë ku deri në vitin 1942, shërbyen si oficerë të Milicisë. Në vitin 1942, Hyseni u thirr në Tiranë nga Regjenca dhe iu komunikua detyra e komandanti­t të Xhandarmër­isë së Tetovës dhe grada e majorit. Kur u kthye në Tetovë, ai krijoi repartet e Policisë Popullore, me efektiva nga radhët e nacionalis­tëve shqiptarë, të cilët mbajtën rendin në qytet. Në atë kohë Hyseni nuk lejoi që efektivët e tij të merrnin pjesë në batalionet SS të gjermanëve, për t'i çuar më pas në Kosovë. Për këtë arsye ai u arrestua bashkë me Gajurin dhe në vitin 1944, u internuan në Kampin e Prishtinës. Pas disa kohësh ata i transferua­n në kampin e Bader- Stohelber që ndodhej në Austri dhe nga ai kamp, ata u liruan vetëm në vitin 1945, nga forcat aleate anglo- amerikane. Ata tentuan të ktheheshin në Tetovë, por Gajuri u arrestua nga forcat serbe të cilët e çuan në burgun e Shkupit, ku pas një gjyqi e dënuan me vdekje. Me ndërhyrjen e miqve të familjes dhe me anë të pagesave, atij iu kthye vendimi në 20 vite burg. Pasi bëri 12 vite në Idrizovë, ai u arratis për në Itali dhe me ndihmën e Ali bej Këlcyrës, mundi që të nisej për në SHBA- ve. Ndërkohë, babai Hyseni, qëndronte i fshehur për muaj me radhë në fshatin Kotlinë, ku ne kishim pronat e familjes. Më pas ai doli dhe u kthye në Shkup, ku mendonte se nuk do ta arrestonin. Por në 26 mars të vitit 1947, ai u arrestua dhe u ekstradua në Tiranë, pas një marrëveshj­eje që kishin bërë të dy Ministritë e Brendshme respektive. Pasi u mbajt disa muaj në hetuesi duke u torturuar, me ndërhyrjen e disa njerëzve të nënës sime ( Mynyre Starja nga Kolonja), ai mundi të fitonte pafajësinë dhe të lirohej", kujton Valdete Dërralla, peripecitë e babait dhe xhaxhait të saj.

"Pasi u lirua nga burgu, babai mundi që të

rregullohe­j me punë si përkthyes në Ministrinë e Ekonomisë, ku shërbeu deri në vitin 1949, pasi në atë kohë atë e hoqën nga Tirana si "element reaksionar". Në atë

kohë babai më mori mua, nënën dhe gjyshen dhe na çoi në Shkodër dhe atje u strehuam tek Ali Shefqet Shkupi, të cilët

ne i kishim të afërm”.

HYSENI, 15 VJET BURG

Cili ishte fati i mëtejshëm i Hysen Dërrallës pas lirimit nga burgu në vitin 1947? Lidhur me këtë Valdetja tregon: "Pasi u lirua nga burgu, babai mundi që të rregullohe­j me punë si përkthyes në Ministrinë e Ekonomisë, ku shërbeu deri në vitin 1949, pasi në atë kohë atë e hoqën nga Tirana si "element reaksionar". Në atë kohë babai më mori mua, nënën dhe gjyshen dhe na çoi në Shkodër dhe atje u strehuam tek Ali Shefqet Shkupi, të cilët ne i kishim të afërm. Aty nga fillimi i vitit 1951, kur ndodhi incidenti me bombën në Ambasadën Sovjetike, Sigurimi Shtetit erdhi dhe ar

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania