Gazeta Shqiptare

Veprat e botuara, të ndaluarat dhe të humburat

Përvjetori i shkrimtari­t dhe një shënjim për çfarë la pas

-

Shaban Sinani ka botuar "Vepra e Dritëro Agollit dhe Brezi i viteve 1960" me Akademinë e Shkencave. Në këtë studim, vëmendja qendrore u kushtohet veprave të ndaluara të këtij shkrimtari, që nuk janë të pakta. Shkëpusim prej tij, copëza kritikash e studimesh mbi veprat që Agolli la pas, në këtë përvjetor lindjeje, kur ai ka kaluar në amshim.

STUDIMI

Kur flitet për ndalimet e krijimtari­së së Dritëro Agollit, zakonisht përmendet vëllimi me tregime "Zhurma e erërave të dikurshme", që u hoq nga qarkullimi për deheroizim dhe nxirje realiteti në vitin 1965. Pothuajse në të gjitha rastet e ndalimeve, shkak ka qenë cenimi i kanonit të tipikes dhe i kanonit të personazhi­t pozitiv, të njeriut të ri, që duhej të sundonte edhe letërsinë.

Proza e Dritëro Agollit dhe dramaturgj­ia e tij janë të mbushura me njerëz të krisur, të çuditshëm, të marrë, "tuhafë", dështakë, hundëleshë, të ndërlikuar, të çuditshëm, të ligj, të mjerë, siç shprehet vetë autori; me dukuri atipike dhe të padisiplin­uara ideologjik­isht.

Me romanin "Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo", siç kanë vënë re studiuesit, sidomos ata perëndimor­ë; i ndaluar për afro një dekadë, Dritëro Agolli krijoi një dyshe servantine që është krahasuar me karaktere të krijuara nga Ni

Shaban Sinani ka botuar edhe studimin "Dritëro Agolli - Tri drama ( Fytyra e dytë, Mosha e bardhë, Baladë për një grua)", botim i Akademisë së Shkencave, 2016.

Përkundër kërkesës së rreptë të kanonit të realizmit socialist për karaktere tipike në rrethana tipike, në dramat e Dritëro Agollit rregullish­t ka karaktere atipike në rrethana tipike. Ky pranim i pjesshëm i kanonit nuk mund të mos i sillte telashe autorit. Njerëzit e krisur, të nëmurit, dështaku, hundëleshi, kalorësi lakuriq, janë karakteret që ndërton Dritëro Agolli. Të tillë, të krisur, atipikë, janë shumica e karakterev­e të dramave të tij. Në dramat e Dritëro Agollit nuk ka konflikte, por intriga.

Në të tria dramat një intrigant prodhon një konflikt të veshur me parim, dhe ky është njeriu i pushtetit.

Bektash Shkoza përzë në një kantier të largët Aleks kolaj Gogoli e Milan Kundera: dy burokratë krejt të pangjashëm me burokratët e estradave dhe të skeçeve. Tri dramat e tij: "Fytyra e dytë", "Mosha e bardhë" dhe "Baladë për një grua", që edhe në teatër e patën jetën shumë të shkurtër, pa folur për botimin, gjithashtu kanë plot karaktere të pabindura, që ndjekin fatin e tyre dhe jo atë të kornizës ideologjik­e. I denjë për partinë, por jo për mua si bashkëshor­te - ky qëndrim i protagonis­tes së dramës "Baladë për një grua" shënjonte përmbysjen e sloganit komunist të dashurisë: që të më duash mua, duhet të duash partinë time, siç citohej nga një letër e Gjikë Kuqalit.

Tregimet e ndaluara në vitet 1980 (" Njeriu me veladon", "Pesha e turpit", "Lamtumirë kapedani im", "Djali plëngprish­ës", "Martesa e papritur e Pasho Velçanit" etj.) dhe poezitë e kritikuara të atyre viteve, si vjersha anti- mikroborgj­eze ( 1984), që u përkthye dhe u citua nga publicisti i njohur amerikan David Binder në një artikull të "The New York Times" si vjershë shenjëdhën­ëse se edhe në Shqipëri po krijohej një shtresë që e donte luksin dhe e urrente kursimin, janë vetëm disa prej episodeve që meritojnë vëmendje për të kuptuar se edhe raportet e letërsisë së Dritëro Agollit me pushtetet kontrollue­se nuk kanë qenë aq miqësore.

Disa prej veprave të ndaluara të Dritëro Agollit u zhdukën përgjatë disa dekadave gati pa gjurmë.

Vëllimi "Zhurma e erërave të dikurshme" nuk gjendej as në bibliotekë­n e autorit vetë.

I lënduar në shenjtërin­ë e autorësisë, disa prej këtyre veprave, për ribotimin e të cilave kërkoheshi­n ndërhyrje shfytyrues­e, shkrimtari bëri sikur i harroi. I nxori nga mendja, ashtu siç e kishin urdhëruar. Ndonjë tjetër u përpoq ta ringjallte përmes transmodel­imit gjinor, duke i shndërruar në skenarë filmash (" Njeriu i mirë", "Apasionata").

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania