Gazeta Shqiptare

Maskat, urdhri arbitrar dhe i pabazuar në studim shkencor

- Nga Dritan SHANO

... në ndonjë studim shkencor që vërteton se mbajtja e maskave në rrugë mbron nga koronaviru­si.

Një ditë, të gjithë ata që japin të tillë urdhra, do të paguajnë personalis­ht - nuk do mund të fshihen pas përgjegjës­isë kolektive - për abuzim me pushtetin njësoj si Adolf Eichman. Ky tipi u fsheh në Argjentinë për shumë vjet, por dhe atje e gjetën, i bënë gjyqin dhe e varën në Jeruzalem. Këta tanët nuk kanë ku fshihen se nuk i qas njeri.

Përmbi të gjitha, tashmë pas 8 muajve, kohë gjatë së cilës totalitarë­t ç'nuk kanë shpikur për të paralizuar jetën tonë sociale dhe ekonomike, të gjithë mjekët u këshillojn­ë të prekurve nga COVID- 19 të ecin të paktën 1 orë në rrugë duke marrë frymë në mënyrë natyrale, si mënyrë për t'u shëruar sa më shpejt. Pra, të ecësh rrugëve pa maskë është mjekësisht e këshillues­hme!

Por nuk mendon kështu Qeveria, e cila thotë - në mënyrë të paligjshme - se po nuk mbajte maskë kur ecën në rrugë do gjobitesh te fatura e energjisë.

Ka shumë njerëz që duan ta mbajnë maskën. Ata mendojnë se kështu mbrojnë të tjerët, por edhe veten. Pra, besojnë se maska që kanë vendosur në fytyrë mbron vajtje- ardhje.

Mendoj se vullneti i tyre për të mbajtur maskë në rrugë nuk duhet rregulluar me akte nënligjore, thjesht duhet lënë i lirë. Njësoj i lirë duhet të jetë edhe qytetari që nuk dëshiron të mbajë maskë kur ecën në rrugë.

Nëse personi që ka vënë maskën në fytyrë është i bindur se ajo e mbron, atëherë pse duhet të ketë frikë se unë që jam pa maskë mund ta infektoj?!

Kjo palo maskë që ka vënë, e mbron apo nuk e mbron?!

Apo është thjesht një mjet dekorativ psikologji­k, apo një instrument kushtëzimi dhe identiteti tjetër, siç janë uniformat e ushtrisë apo rroba e burgut?!

Personalis­ht mendoj se higjiena personale, ruajtja e distancës dhe mbajtja e një shamie në xhep janë më se të mjaftueshm­e për të bashkëjetu­ar me njëri- tjetrin. Siç ka qenë gjithmonë.

Kush mendon se maska e mbron tek ecën në rrugë, ta vendosë. Kush mendon se maska nuk i nevojitet kur ecën në rrugë, të mos e vendosë. Kështu të gjithë janë të kënaqur.

Ca janë të mbrojtur, ca janë të lirë. Kjo është logjike dhe demokratik­e.

Për këtë nuk ka nevojë për Vendime të Këshillit të Ministrave, dhe as për kërcënime të qytetarëve me gjoba. Veç, po të është bërë forcë zakoni.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania