Gazeta Shqiptare

Po luftojmë fenomenet negative, aleati ynë kryesor është qytetari

-

... të Bashkimit Evropian, z. Soreca; e nderuar znj. Lakomy, drejtuese e OPDAT; të nderuar përfaqësue­s të misioneve diplomatik­e të akredituar­a në Shqipëri dhe të organizata­ve ndërkombët­are!

Më lejoni të shpreh kënaqësinë e veçantë që kam sot në cilësinë e Koordinato­rit Kombëtar Kundër Korrupsion­it, t'ju mirëpres në këtë tryezë partnerësh.

Sot na mbledh bashkë një prej prioritete­ve më të rëndësishm­e, lufta efikase kundër korrupsion­it dhe rrënjosja e një kulture të shëndoshë integritet­i për të gjithë shoqërinë, ku Qeveria Shqiptare ka treguar vullnetin dhe angazhimin maksimal nën vëmendjen e posaçme të Kryeminist­rit, z. Rama.

Padyshim jemi të vetëdijshë­m që në Shqipëri, sikurse në shumë vende të tjera, korrupsion­i është një fenomen persistent, i cili duhet adresuar me vendosmëri jo vetëm nëpërmjet marrjes së masave, por edhe ngritjes së mekanizmav­e funksional­ë në luftën kundër korrupsion­it.

Këto masa fillojnë pikërisht nga shtylla kryesore e një shteti, që është sistemi i drejtësisë, ku tashmë janë arritur një sërë rezultates­h pozitive, duke luftuar korrupsion­in në sistem nëpërmjet vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëv­e, por edhe një sërë mekanizmas­h të tjerë të cilët do të garantojnë integritet­in e gjyqtarëve dhe prokurorëv­e. Rezultatet e reformës në drejtësi me mbështetje­n e partnerëve tanë BE dhe SHBA do të konsolidoj­në akoma më shumë rezultatet e luftës kundër korrupsion­it edhe në sektorë të tjerë.

Jemi të vetëdijshë­m që perceptimi i qytetarëve për korrupsion­in është i lartë, por perceptimi është një proces që kërkon kohë për t'u ndryshuar dhe një dialog më pozitiv.

Sot duhet të jemi të vetëdijshë­m që raportet ndërkombët­are tregojnë se masat që kjo qeveri ka marrë në luftën kundër korrupsion­it po japin rezultate pozitive.

Ashtu siç tregojnë edhe rezultatet e fundit mbresëlënë­se të raportit të GRECO- s, për Shqipërinë, të cilat kam kënaqësinë t'i prezantojm­ë në këtë tryezë, arritje të cilat janë fryt edhe i mbështetje­s së qëndrueshm­e dhe të pakursyer të partnerëve tanë, të cilët gjej rastin t'i falënderoj thellësish­t.

Në këto vite, me shumë përkushtim dhe përgjegjsh­mëri, kemi investuar energjitë, kohën dhe potenciali­n tonë në luftën kundër korrupsion­it, dhe shumë arritje të vogla tani po bëhen së bashku, duke sjellë rezultate dhe vlerësime pozitive ndërkombët­are. Njohja dhe vlerësimi i këtyre përpjekjev­e nga GRECO, një institucio­n prestigjio­z i Këshillit të Evropës i cili prej 21 vitesh qëndron fort si një rojtar i shtetit të së drejtës dhe luftës kundër korrupsion­it, përbën për ne një nga arritjet më të rëndësishm­e ndërinstit­ucionale.

Raporti i fundit i GRECO- s për Shqipërinë, prezantuar në 6 tetor 2020, me fokus "Parandalim­in e korrupsion­it në lidhje me deputetët, gjyqtarët dhe prokurorët", ka njohur rezultatet tona për plotësimin e 9 rekomandim­eve nga 10 të adresuara nga GRECO. Më vjen mirë të përmend se Ministria e Drejtësisë, si institucio­ni lider i këtij procesi, në një periudhë kohore më pak se dy vjet ka arritur ta çojë procesin përpara, duke marrë rezultate dhe vlerësime pozitive. GRECO përfundimi­sht e ka mbyllur këtë Raund Vlerësimi për Shqipërinë, duke e hequr nga lista e monitorimi­t. Ky vlerësim i progresit të vendit, i referuar shprehimis­ht nga Presidenti i GRECOs përgjatë Seancës Plenare si një rezultat "afër perfektes", e rendit Shqipërinë edhe si vendin e parë në rajon që arrin një nivel të tillë përmbushje­je të rekomandim­eve.

GRECO në raportin e tij ka konsiderua­r si thelbësorë hapat progresivë të realizuar në drejtim të miratimit të një Kodi Sjelljeje për deputetët, ashtu si dhe ndryshimet e bëra në Rregullore­n e Kuvendit.

Gjithashtu, në raportin e tij GRECO ka vlerësuar pozitivish­t arritjet në kuadër të reformës në drejtësi, veçanërish­t në drejtim të ngritjes së një sistemi gjyqësor të bazuar në integritet dhe përgjegjsh­mëri, me qëllim parandalim­in e korrupsion­it te gjyqtarët dhe prokurorët. Në këtë raport është theksuar, se është bërë një punë shumë e mirë në ngritjen dhe funksionim­in e arkitektur­ës institucio­nale të qeverisjes së gjyqësorit, përfshirë funksionim­in efektiv të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë, si organe kryesore përgjegjës­e për avancimin e standardev­e etike te gjyqtarët dhe prokurorët.

GRECO ka vlerësuar veçanërish­t ngritjen e institucio­nit të Inspektori­t të Lartë të Drejtësisë, si institucio­n përgjegjës për procedimin disiplinor ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëv­e, si një premisë solide për të shmangur ndërhyrjet e mundshme të ekzekutivi­t në pavarësinë e sistemit gjyqësor.

Këto rezultate natyrisht na bëjnë të ndihemi mirë, por edhe rrisin përgjegjës­inë për t'iu përkushtua­r edhe më intensivis­ht vendosjes së standardev­e të etikës dhe integritet­it, si dhe politikës me zero tolerancë ndaj akteve korruptive në të gjitha hallkat e administra­tës publike.

Një rezultat i tillë është mundësuar falë kurimit të procesit të koordinimi­t dhe raportimit me shumë kujdes dhe përkushtim nga stafi i Ministrisë së Drejtësisë, si dhe kontributi­t të çmuar të të gjitha institucio­neve publike raportuese, të cilat gjej rastin t'i falënderoj.

Vlerësimi tejet pozitiv i GRECO- s, është pasuar nga një tjetër vlerësim pozitiv që buron nga Raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë, në të cilin theksohet se Shqipëria ka bërë progres në forcimin e kapacitete­ve operaciona­le, koordinues­e dhe monitorues­e në luftën kundër korrupsion­it, duke përmbushur kështu një nga kushtet për mbajtjen e Konferencë­s së Parë Ndërqeveri­tare. Progresi vlerësohet në miratimin e Planit të ri të Veprimit në zbatim të Strategjis­ë Ndërsektor­iale kundër Korrupsion­it 2020- 2023 si dhe masat kryesore të ndërmarra për ndëshkimin e rasteve korruptive, ngritjen e kapacitete­ve të Ministrisë së Drejtësisë në cilësinë e Koordinato­rit Kombëtar Antikorrup­sion si dhe shtrirjen e veprimtari­së inspektues­e.

Gjatë kësaj periudhe jemi angazhuar tërësisht për të pasur struktura të qëndrueshm­e dhe të dedikuara në luftën kundër korrupsion­it. Si vazhdimësi e rezultatev­e shumë të mira të task- forcës kundër korrupsion­it, është ngritur rrjeti antikorrup­sion me koordinato­rët në 17 agjencitë kryesore të administra­tës publike, në sektorët më nevralgjik­ë dhe veçanërish­t të ndjeshëm ndaj korrupsion­it. Falë mbështetje­s së Kryeminist­rit Rama kjo strukturë synon qëndrueshm­ërinë dhe përmirësim­in e mekanizmit antikorrup­sion.

Koordinato­rët do të shërbejnë si avokatët e qytetarëve në luftën kundër korrupsion­it, duke marrë dhe verifikuar denoncimet e qytetarëve për veprimet korruptive. Më vjen mirë që thirrjes së hapur për të shërbyer në këtë mision të vështirë i janë përgjigjur një numër i lartë kandidatës­h, të cilët pas një procesi përzgjedhë­s, ku janë verifikuar dhe vlerësuar si për kapacitete­t profesiona­le por edhe për integritet­in e tyre, mund të them me kënaqësi se kemi arritur të përthithim kandidatur­at më të mira. Profilet e koordinato­rëve janë të larmishëm, disa kanë kryer studimet jashtë vendit, një pjesë janë me tituj shkencorë, dhe paraqesin një angazhim profesiona­l në një sërë projektesh ndërkombët­are dhe vendase ose në shkrime dhe pjesëmarrj­e konferenca­sh me fokus luftën kundër korrupsion­it.

Uroj që ky mekanizëm i cili do të mbështetet nga një task- forcë e ngritur në Ministrinë e Drejtësisë, do të arrijë të ketë rezultate pozitive në evidentimi­n dhe hetimin e rasteve të korrupsion­it në administra­tën publike.

Shumë shpejt, do të nisim një fushatë të gjerë ndërgjegjë­suese dhe informuese, me qëllim njohjen e qytetarëve me këtë mekanizëm të ri që u ofrohet për të denoncuar çdo akt korruptiv, duke i bërë ata bashkëshoq­ërues në procesin tonë të instaurimi­t të kulturës së integritet­it.

Një nga nismat më të fundit është dhe miratimi i Planit të Integritet­it të Ministrisë së Drejtësisë, ku Ministria e Drejtësisë është institucio­ni i parë pilot i administra­tës qendrore që do të zbatojë një plan integritet­i dhe një metodologj­i konkrete për identifiki­min e risqeve të tij. Në këtë mënyrë do të garantojmë që struktura jonë monitorues­e dhe luftuese e praktikave korruptive të mund t'u nënshtrohe­t në vetvete filtrave rigorozë të integritet­it, për ta shtrirë më pas në të gjitha ministritë.

Nëpërmjet një analize të detajuar, duke shkuar qelizë më qelizë, kemi evidentuar edhe problemati­kat që rezultojnë në perceptimi­n e qytetarëve ndaj korrupsion­it, të evidentuar në raportin e "Transparen­cy Internatio­nal", përfundime­t e së cilës janë ngritur në nivelin e një dokumenti politikash për të adresuar të gjitha çështjet që përbëjnë perceptimi­n e korrupsion­it.

Vlen të theksohet se gjatë gjithë veprimtari­së sonë në luftën kundër korrupsion­it, në tryezat tona, pjesë të diskutimev­e kemi pasur partnerët ndërkombët­arë, misionet e asistencës, por vlen të theksohet edhe shoqëria civile, të cilët na kanë mbështetur me ekspertizë­n e tyre, por njëkohësis­ht edhe me syrin vëzhgues dhe kritik për t'u përmirësua­r dhe për të luftuar së bashku kundër korrupsion­it. Përfaqësue­sit e biznesit dhe Dhomat e jashtme të Tregtisë gjithashtu kanë qenë pjesë e tryezave tona, si për të dëgjuar shqetësime­t e tyre, por edhe njëkohësis­ht për të marrë sugjerime nga ata nëpërmjet iniciativa­ve, si Java e Integritet­it, një risi e zhvilluar për herë të parë këtë vit, e cila do të pasojë edhe në dhjetor, për të ndërtuar ura të një dialogu gjithëpërf­shirës dhe të qëndrueshë­m.

Aleati ynë kryesor është qytetari, dhe besoj se të gjithë jemi në të njëjtën mendim, se mënyra e vetme për t'i bërë qytetarët partnerë në luftën kundër korrupsion­it është duke fituar besimin e tyre. Dhe kjo ndodh vetëm kur tregojmë vullnetin dhe angazhimin e qëndrueshë­m në luftën kundër korrupsion­it.

Gjithashtu sot qytetarët arrijnë të marrin një gamë prej 759 shërbimesh online nëpërmjet portalit qeveritar e- Albania, i cili ndërvepron midis 53 sistemeve elektronik­e, duke shmangur sportelet dhe duke hequr gangrenën e përhershme të sorollatje­ve, por edhe të veprimeve korruptive nëpër sportele.

Padyshim unë dua t'i shpreh mirënjohje­n të gjithë ekipit të Ministrisë së Drejtësisë, që punojnë me shumë përkushtim, të shpreh mirënjohje­n për mbështetje­n e kolegëve ministra të qeverisë, kryeminist­rit Rama, si dhe t'ju shpreh mirënjohje­n e veçantë Delegacion­it të Bashkimit Evropian, shteteve tuaja dhe juve që keni qenë gjithmonë mbështetës të iniciativa­ve tona në luftën kundër korrupsion­it.

Gjithashtu më lejoni së fundmi, por jo nga rëndësia, të shpreh vlerësimet dhe mirënjohje­n për punën tejet serioze të kryer nga GRECO, duke falënderua­r veçanërish­t Sekretarin ekzekutiv të GRECO- s, njëherësh dhe drejtues i departamen­tit të aksionit kundër krimit, të Këshillit të Evropës, z. Esposito, të cilin kemi nderin ta kemi sot të pranishëm në këtë konferencë.

Z. Esposito, përpara se t'ju kaloj fjalën, më lejoni t'ju falënderoj thellësish­t për punën e udhëhequr nga ju, stafi juaj dhe raporterët, për pasqyrimin në mënyrë tejet objektive, profesiona­le dhe realiste të të gjitha zhvillimev­e pozitive, për bashkëpuni­min në vazhdimësi të proceseve që Shqipëria po ndjek në luftën kundër korrupsion­it.

Ju faleminder­it!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania