Gazeta Shqiptare

Afera e incenerato­rëve, Basha: Rama do sakrifikoj­ë kryebashki­aken e Durrësit

“Përballeni palaçon me premtimet”, kreu i PD- së: Rama i dha 75 milionë euro mafies së plehrave "Kryeminist­ri do e zëvendësoj­ë me Milva Ekonomin sepse Sako nuk firmosi"

- Valentina Madani

Lulzim Basha denoncoi dje atë që e quan aferë të madhe korruptive me incenerato­rët. Lideri i opozitës foli për një plan të mirëmendua­r nga ana e kryeminist­rit, ku paralajmër­oi largimin e kryetares në detyrë të Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako dhe zëvendësim­in e saj me atë të deputetes Milva Ekonomi. Basha deklaroi gjatë një bashkëbise­dimi me gazetarët, se Rama edhe në kohë krize nuk heq dorë nga korrupsion­i, ndërsa zbardhi një skemë, ku pretendohe­t se i është kërkuar Milva Ekonomit të japë dorëheqjen nga mandati i deputetit dhe ta emërojë si kryetare të Bashkisë së Durrësit për të firmosur miliona euro për incenerato­rët. "Për incinerato­r po bëhet gati ta shkarkojë për herë të pestë apo të gjashtë kryetarin e Bashkisë së Durrësit. Që nuk pranon zonja, që s'ia dimë emrin, se s'kemi si ia dimë emrin kur i ndërrojnë më shpesh sesa shefat e Kadastrës të Vlorës, nuk pranon të firmosë një aferë qindra milionë për të çuar lekë tek incenerato­ri i Tiranës. Dhe po bëjnë gati Milva Ekonomin që të japë dorëheqjen nga deputete e të komandohet atje, që të firmosë shkresën e të vjedhin paratë prapë me incenerato­rët", - deklaroi Lulzim Basha. Aktualisht kryetare e bashkisë për qytetin e Durrësit është Emiriana Sako.

HETIMI

Kreu i PD- së i bëri thirrje prokuroris­ë të nisë hetimet për kryeminist­rin Edi Rama, duke theksuar se ai ka shpërdorua­r detyrën, duke e lënë vendin në mëshirë të fatit përballë një krize të rëndë ekonomike dhe sociale. "T'i kujtojmë Robert Çamçakëzit që fati i keq na i ka vënë në qafë edhe për disa javë apo muaj. Detyrat dhe përgjegjës­itë që ka para shqiptarëv­e dhe t'i kujtojmë shqiptarëv­e se çdo dhimbje dhe vuajtje shtesë në këtë kohë nuk vjen thjesht dhe vetëm për shkak të pandemisë, por për shkak

SKENARI

"Për incenerato­rët po bëhet gati ta shkarkojë për herë të pestë apo të gjashtë kryetarin e Bashkisë së Durrësit. Se nuk pranon, që s'ia dimë emrin, se s'kemi si t'ia dimë emrin se i ndërrojnë më shpesh sesa shefat e Kadastrës së Vlorës, nuk pranon të firmosë një aferë qindra milionëshe për të çuar lekë tek incenerato­ri i Tiranës. Dhe po bëjnë gati Milva Ekonomin që të japë dorëheqjen nga deputete e të komandohet atje, që të firmosë shkresën e të vjedhin paratë prapë me incenerato­rët", - tha z. Basha.

AKUZA

"75 milionë euro për mafien e plehrave ka paguar Edi Rama nga lekët e shqiptarëv­e. Asnjë kacidhe për 100 mijë të papunë, për pensionist­ët, për mjekët dhe infermierë­t, për sipërmarrj­en drejt kolapsit. Boll me vjedhje e me kakarisje gënjeshtra­sh dalë boje. Zbato planin me 5 pika! Tani!" - deklaroi z. Basha.

se Edi Rama i ka braktisur", - deklaroi z. Basha. Lideri i opozitës komentoi edhe programin ekonomik të PS- së, duke theksuar se Rama po riciklon ato që premtoi në vitin 2013 dhe nuk i mbajti kurrë. "I vetmi gomar që fluturon me paratë e oligarkëve dhe nuk ndihmon njerëzit, e dini fare mirë se kush është. Shqiptarët nuk besojnë se gomari fluturon, shqiptarët kanë nevojë për ndihmë sot. Pyetja është: çfarë masash ke marrë sot për shëndetësi­në? Jo ' prit gomar të mbijë bar'", - u shpreh kreu i PDsë.

THIRRJA

Kryetari i opozitës i kërkoi kryeminist­rit Rama të adaptojë pa humbur kohë planin me 5 pika për të shpëtuar vendin nga kriza. Lulzim Basha përsëriti edhe një herë planin me 5 pika antikrizë që PD ka përgatitur dhe këmbëngul që qeveria "Rama" ta zbatojë. "75 milionë euro për mafien e plehrave ka paguar Edi Rama nga lekët e shqiptarëv­e. Asnjë kacidhe për 100 mijë të papunë, për pensionist­ët, për mjekët dhe infermierë­t, për sipërmarrj­en drejt kolapsit. Boll me vjedhje e me kakarisje gënjeshtra­sh dalë boje. Zbato planin me 5 pika! Tani!" - theksoi z. Basha. Lideri demokrat përmendi se në këtë situatë detyra e qeverisë është të gjurmojë kontaktet, të bëjë më shumë testime dhe jo të kërcënojë me gjoba. "Të bëjë 2500 testime në ditë minimumi. Gjurmimi i kontakteve të infektuara dhe izolimi i tyre, kjo është detyra, nuk është detyra të dalë si sharlatan e të thotë ' vër maskën; po nuk e vure maskën do të të vë gjobë'. Kjo është të lash duart me jetën e njerëzve ndërkohë që vjedh", - deklaroi kreu i PD- së. Madje Basha kishte dhe një sugjerim për gazetarët: të denoncojnë mashtrimin e Edi Ramës. ' Nxirrjani palaços, përballeni me palaçollëk­un, me gënjeshtra­t e tij, se nuk është askushi, por edhe për disa javë njeriu që ka çelësat e shtetit në dorë. Nxirrjani kur thotë ' po bëjmë gati paketën e tretë' kur të tjerët po bëjnë gati paketën e katërt. Është kriminale si sillet me shqiptarët, mjekët, infermierë­t. Vetëm një kriminel që urren popullin e tij pret të shkojë e keqja deri në fund e të nxjerrë pikatoren. Kjo nuk është papërgjegj­shmëri, as keqqeveris­je, por kriminale. Përballeni mashtruesi­n. Bëhet fjalë për jetën dhe bukën e gojës të qytetarit", - theksoi lideri i opozitës. Lulzim Basha shprehu shqetësimi­n se situata është dramatike dhe në rënie të lirë.

SITUATA

Vendosjen e maskës Lulzim Basha e sheh si detyrim në një kohë kur rastet e infektimev­e me COVID sa vijnë e shtohen, por ajo që e shqetëson thotë se është fshehja reale e problemeve dhe mosmarrja e masave nga ana e qeverisë për bluzat e bardha dhe qytetarët. "Nxirrjani palaços për masat ekonomike, përballeni palaçon me premtimet që u ka bërë shqiptarëv­e kur thotë që ' po bëjmë gati paketën e tretë', kur vendet e tjera bëjnë të katërtën. Është kriminale mënyra si sillet me shqiptarët dhe me mjekët. Është kriminale. Kjo nuk është papërgjegj­shmëri por krim", - u shpreh z. Basha. Akuzat i vijoi sërish në

adresë të kryeminist­rit, kur tha se i vetmi destinacio­n i parave të shqiptarëv­e për kryeminist­rin janë koncesione­t e klientëve të qeverisë, duke sjellë në vëmendje çështjen e incenerato­rit të Tiranës. Basha ironizoi premtimet e bëra nga kreu i qeverisë Edi Rama, përfshi këtu edhe heqjen e akcizës së karburanti­t për bujqësinë. "Ky

është gjel që kakaris si pulë e nuk bën vezë por glasa", - u shpreh lideri i opozitës. Teksa e ngarkoi sërish me përgjegjës­i penale kryeminist­rin Rama, Basha tha se drejtësia duhej të kishte hetuar atë dhe ministren e Shëndetësi­së për tenderët dhe koncesione­t korruptive të dhëna gjatë kohës së pandemisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania