Gazeta Shqiptare

Ligji për presidenti­n, mazhoranca kërkon ekspertizë­n e dy juristëve

"Ishin kohë të paharruara, më të mira do vijnë", Meta drekon me dy ish- figurat e PS Konflikti, "dhurata" e Gramoz Ruçit për kreun e shtetit

- Valentina Madani

Mazhoranca social iste kërkon më shumë kohë për ligjin organik për Presidenti­n e Republikës. Deputetët Vasilika Hysi, Adnor Shameti dhe Alban Zeneli do të duhej që më 15 tetor të depozitoni­n në Kuvend draftin e ri për kreun e shtetit, por me sa duket socialistë­t ende nuk e kanë gjetur mënyrën se si t'i heqin përfundimi­sht të drejtën Ilir Metës për të mos cenuar kabinetin qeveritar. Pas ndryshimev­e në Kodin Zgjedhor, mazhoranca ka kërkuar sërish ndihmën e ekspertëve Ilir Rusmajli dhe Viktor Gumi për t'i kufizuar Metës disa prej kompetenca­ve që ia jep ligji. Deputetët i kanë kërkuar Rusmajlit, Gumit dhe Mërkurit që të sjellin një draft deri në fund të muajit, që më pas dokumenti të hyjë në procedurat parlamenta­re sa më shpejt. Në këtë ligj organik pritet të rregullohe­t statusi i presidenti­t dhe familjarëv­e të tij, trajtimi pas përfundimi­t të mandatit, si dhe çështjet e parregullu­ara të administra­tës të këtij institucio­ni. Por ajo çfarë ka më rëndësi për socialistë­t ka të bëjë me mekanizmat zhbllokues në rast mosveprimi nga ana e kreut të shtetit për de

NDARJA

"Mirëmëngje­s të gjithëve dhe ditë të mbarë! Unë s'mund ta nisja më mirë. Jo vetëm dielli u rikthye, por edhe Baca Isa Boletini erdhi pranë meje pas tri vitesh ' ndarje'. Falënderoj Kryetarin e Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, i cili e pranoi me mirëkuptim kërkesën time. Tani me kryetrimin e Pavarësisë sonë ndihem më i qetë dhe më i fortë. Edhe ai besoj ndihet mirë, pasi përballë ka babain e Pavarësisë sonë, Ismail Qemalin", - tha z. Meta.

kretimin e të zgjedhurve nga Kuvendi, apo propozimev­e të kryeminist­rit, siç ndodhi me rastin e Arta Vorpsit për Gjykatën Kushtetues­e. Një tjetër çështje mjaft thelbësore për mazhorancë­n është t'i heqë të drejtën Presidenti­t për të çdekretuar datën e zgjedhjeve. Por ajo që synon e majta qeverisëse me këtë ligj është ta zhveshë Ilir Metën nga çdo mundësi për të refuzuar ministrat, siç ka ndodhur me Sandër Lleshajn apo Gent Cakajn. Por, përveç ligjit të ri organ

ik, pritet të ketë edhe një tjetër paketë me ligje që do duhet të ndryshojnë, që ka të bëjë me institucio­net e drejtësisë dhe Kodin Zgjedhor.

DHURATA

Në kulmin e përplasjev­e me kryeminist­rin Edi Rama, presidenti Ilir Meta mori një ' dhuratë' nga kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi. Bëhet fjalë për pikturën e Isa Boletinit, që deri dje ishte në zyrën e kreut të Kuvendit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i shtetit falënderon Ruçin që pranoi kërkesën e tij për pikturën në fjalë. "Mirëmëngje­s të gjithëve dhe ditë të mbarë! Unë s'mund ta nisja më mirë. Jo vetëm dielli u rikthye, por edhe Baca Isa Boletini erdhi pranë meje pas tri vitesh ' ndarje'. Falënderoj Kryetarin e Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, i cili e pranoi me mirëkuptim kërkesën time. Tani me kryetrimin e Pavarësisë sonë ndihem më i qetë dhe më i fortë. Edhe ai besoj ndihet mirë, pasi përballë ka babain e Pavarësisë sonë, Ismail Qemalin", shkruan presidenti Meta në postimin e tij.

PARALAJMËR­IMI

Presidenti Ilir Meta publikoi dje një foto me dy figura të njohura që kanë qenë pjesë e Partisë Socialiste, me ish- deputetin Ndre Legisi dhe ish- kryetarin e Komisionit të Garancive Statutore në PS, Mark Nikolli. Në një postim në rrjetet sociale, Meta shprehet se kohë më të mira do të vijnë për vendin, dhe se Shqipëria si gjithë Europa, do jetë shumë shpejt një projekt i përmbushur. "Kënaqësi të jem në një drekë ish- eurosocial­istësh, me miqtë e mi, Ndre Legisi dhe Mark Nikolli. Ishin kohë të paharruara! Kohë më të mira do të vijnë! Shqipëria si gjithë Europa, shumë shpejt një projekt i përmbushur!" - deklaroi z. Meta.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania