Gazeta Shqiptare

"Duam të mbyllim sëmundjen e ryshfetit", Rama: 1200 shërbime online brenda vitit

Hapet Akademia e Kodimit, kryeminist­ri: Shteti do të shkojë në xhepin e telefonin e çdokujt "Ambicia, të mbyllim problemet që kanë njerëzit në zyra"

-

Kryeminist­ri Edi Rama mori pjesë dje në hapjen e Akademisë së Kodimit. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë theksoi se shërbimet online janë shtuar dhe po shtrihen në të gjithë sektorët. Sipas tij, kjo është një mënyrë për të shmangur radhët e gjata dhe fenomenin e korrupsion­it. "AKSHI ekzistonte edhe kur ne morëm qeverinë në 2013ën. Shërbimet online kur morëm detyrën ishin 13, ndërsa në dhjetor do jenë 1200. Ambicia jonë është që të mbyllim problemet që kanë njerëzit në zyra, për të mos mbajtur radhë të gjatë. Duam të mbyllim ' sëmundjen' e ryshfetit. Shteti do të shkojë në xhepin e çdokujt, në telefonin e çdokujt, e të mos ketë nevojë që të dalë nga shtëpia e të mbajë radhën, e të mos presë se çfarë fytyre do ketë administra­tori i radhës", - deklaroi kryeminist­ri. Edi Rama, në hapje të Akademisë së Kodimit tha se ambicia e qeverisë është që të mbyllet njëherë e mirë korrupsion­i me shërbimet në administra­të. "Në dhjetor shërbimet online do të jenë 1200. Besoj që shifra flet vetë. Ambicia jonë është që ta mbyllim njëherë e mirë kapitullin rraskapitë­s të tri dekadave të halleve të njerëzve me shërbimet, si pasojë e një administra­te që është ende shumë e re për të qenë në lartësinë e duhur, që vuan ende nga sëmundje shumë të vjetra dhe që, patjetër, ndër të tjera ka ' sëmundjen' e ryshfetit. Ta mbyllim duke e çuar shtetin komplet në xhepin e çdokujt, në smartphoni­n e çdokujt, në kompjuteri­n më të afërt, dhe të mos ketë nevojë askush që të dalë nga shtëpia, të marrë rrugën, të mbajë radhën dhe të presë me ankth se ç'lloj fytyre do të ketë shteti në atë moment për të në trajtën e administra­torit të radhës, që sado mund të përmirësoh­et, prapësepra­pë mbetet një fytyrë e padëshirue­shme edhe për arsye të shumë viteve në kurriz për njerëzit", - theksoi z. Rama. Aktualisht në vend janë 660

DORIAN TELITI

"Më kot krahasohen­i me ne. Në 2006- 2013 borxhi publik u rrit me vetëm 10% të PBBsë ( përfshirë detyrimet e prapambetu­ra), me të cilat u ndërtuan dhjetëra spitale, qindra shkolla, mijëra kilometra akse rrugore, përfshirë këtu Rrugën e Kombit. 2006- 2013 ulëm taksat dhe rritëm pagat e pensionet. Ndërsa 2014- 2020, borxhi u rrit me 29% të PBB- së ( përfshirë detyrime të prapambetu­ra dhe PPP), dhe i vetmi investim i plotë që keni kryer është bypass- i Fier prej 22 kilometras­h. Familjet shqiptare sot kanë një borxh 50% më të lartë sesa 7 vite më parë", - tha z. Teliti.

TAULANT BALLA

Kryetari i Grupit Parlamenta­r Socialist, Taulant Balla, i shoqëruar nga një delegacion me deputetë, kryetarë bashkish dhe sipërmarrë­s shqiptarë, takoi dje Kryetarin e Parlamenti­t të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri. Balla dhe Xhaferri diskutuan mbi çështje në interes të përbashkët mes dy vendeve, ku padyshim vendin kryesor e zë rruga e dy vendeve drejt BE- së, por edhe bashkëpuni­mi i mëtejshëm mes dy vendeve, në aspektin politik, por sidomos atë ekonomik.

shërbime aktive online. "Sot që flasim, ne kemi 660 shërbime aktive, dhe me futjen e bllokut të fundit të shërbimeve online mbyllet faza e revolucion­it digjital", - theksoi z. Rama.

NDËRTIMI

Më herët, kryeminist­ri Edi Rama ndoqi në terren progresin e bërë në ndërtimin e 30 pallateve të reja, ku do të strehohen 500 familje në lagjen "Luginë" në Shijak. Në Bashkinë Shijak ka nisur edhe ndërtimi i 500 banesave individual­e, disa prej të cilave në njësinë administra­tive Xhafzotaj. "Të lumshin këmbët! Mirë se na erdhe!

Këtu është gjithë rrugëtimi i jetës sime. 4 vëllazën dhe erdhi dita marr një shpërblim madhështor". Elton Arbana deklaroi: "Këtu është një familje prej 5 pjesëtarës­h dhe është përfitues i një shtëpie 3+ 1. Ka pasur 90 metra katrorë, ndërsa tani do të gëzojnë një shtëpi të re prej 107 metrash katrorë". "Unë e kam thënë që nga dita e parë që do bëjmë çmos që të dalim më të fortë nga kjo krizë, dhe faktikisht të gjitha familjet që janë duke hyrë në shtëpi apo edhe pak do hynë nëpër shtëpitë e reja, janë më të forta në kuptimin e shtëpisë dhe

pasurisë, që ka një vlerë më të madhe seç kishte. Kështu që, atë që ndodhi nuk e ndalonim dot, por këtë që po bëjmë kemi thënë që do ta bëjmë dhe do ta çojmë deri në fund. Mua më vjen mirë për fjalët e mira, por në Shijak është meritë e veçantë e kryetarit të bashkisë, që është një surprizë për mua nga pikëpamja e përkushtim­it të madh dhe aftësisë së menaxhimit të gjithë këtyre andrallave që ndodhën, dhe gjithashtu Fondi Shqiptar i Zhvillimit, që po bën një punë të mirë gjithashtu", - deklaroi z. Rama.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania