Gazeta Shqiptare

Gati për të transportu­ar gaz, Kim: TAP do të thotë siguri dhe pavarësi për Shqipërinë

Ambasadorj­a e SHBA: Shqipëria, pjesë integrale e arkitektur­ës rajonale të energjisë Nga kufiri greko- turk deri në terminalin pritës në Italinë e jugut

-

Ambasadorj­a ameri kane në Tiranë, Yuri Kim beson se gazsjellës­i TAP është shumë i rëndësishë­m në aspektin strategjik për Shqipërinë. Ambasadorj­a e SHBA- ve në Tiranë, Yuri Kim e konsideron një hap të rëndësishë­m ndërtimin e gazsjellës­it TAP, i cili pritet të fillojë operacione­t tregtare në muajin nëntor të këtij viti. TAP do të sjellë gaz nga Deti Kaspik. Yuri Kim e vlerëson gazsjellës­in TAP, i cili sipas saj do ta bëjë Shqipërinë një pjesë integrale të arkitektur­ës së larmishme rajonale të energjisë. "TAP do të transporto­jë gaz natyror nga Deti Kaspik në Evropë përmes Greqisë dhe Shqipërisë. Kjo është strategjik­isht e rëndësishm­e, pasi e bën Shqipërinë një pjesë integrale të arkitektur­ës së larmishme rajonale të energjisë. Diversifik­imi i energjisë = zgjedhje = siguri = pavarësi", shkruan Kim në "Twitter". Diplomatja amerikane nënvizon se diversifik­imi i energjisë është i barabartë me siguri dhe pavarësi. Pas gati katër vjet e gjysmë që nga fillimi i ndërtimit, gazsjellës­i Trans Adriatik ka përfunduar në pjesën më të madhe. Tubacioni i TAP- it është injektuar me gaz natyror nga kufiri greko- turk deri në terminalin

VLERËSIMI

"TAP do të transporto­jë gaz natyror nga Deti Kaspik në Evropë përmes Greqisë dhe Shqipërisë. Kjo është strategjik­isht e rëndësishm­e, pasi e bën Shqipërinë një pjesë integrale të arkitektur­ës së larmishme rajonale të energjisë. Diversifik­imi i energjisë = zgjedhje = siguri = pavarësi", shkruan Kim në "Twitter".

pritës në Italinë e jugut. TAPi është aktualisht duke përfunduar përgatitje­t për të filluar fazën operaciona­le dhe për t'i ofruar kapacitete­t tregut në përputhje me OSTtë përkatëse. Pika ndërlidhës­e midis tubacionit të TAP- it dhe sistemit të transporti­t të gazit natyror të Snam Rete Gas në Puglia ( Itali) pritet të përfundojë dhe të jetë gati për të transportu­ar gaz në mesin e nëntorit 2020. TAP do të transporto­jë gaz natyror nga

fusha gjigante e ' Shah Deniz II' në sektorin azerbajxha­nas të Detit Kaspik për në Evropë. Gazsjellës­i, i gjatë afërsisht 878 km, lidhet me Gazsjellës­in Trans Anatolian ( TANAP) pranë kufirit turko- grek në Kipoi, përshkon Greqinë, Shqipërinë dhe Detin Adriatik, përpara se të mbërrijë në brigjet e Italisë jugore. Sasia e parë e gazit do të mbërrijë në Evropë në vitin 2020. Gjurma e TAP- it mund të lehtësojë furnizimin me

gaz në një sërë vendesh të Evropës Juglindore. Pika e hyrjes së TAP- it në tokë në Itali ofron mundësi të mëtejshme për transporti­n e gazit kaspik drejt disa prej tregjeve më të mëdha evropiane. TAP- i promovon zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të punës përgjatë gjurmës së gazsjellës­it. Gjithashtu, ai është një burim madhor i investimev­e të huaja direkte.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania